Artur Bushi : Urimi më i mirë për festat e fundvitit, përfundimi I projekteve infrastrukturore !

Një nga objektivat e Bashkisë Krujë, të planifikuar në buxhetin e vitit 2016 është realizuar në prag të fundvitit me përfundimin e projektit “Sistemim-Asfaltim i rrugës nga Qendër Gramëz deri në lagjen Breg Lumi”. Investimi i Bashkisë Krujë në segmentin rrugor prej 1km e 30m bëri të mundur komunikimin midis rrugës ekzistuese të Gramzës me lagjen Breg Lumi duke u asfaltuar për herë të parë, pasi deri më sot kishte njohur vetëm mirëmbajtjen.

 

Projekti përfshinte një serë shërbimesh dhe rikonstruksion të rrugës në disa faza punimesh si: shtresë çakulli me gjerësi 10cm, shtresë stabilizanti me gjerësi 4cm, dy bankina anësore me gjerësi 75cm dhe vendosje tobine  me diametër 1,30cm. Firma zbatuese e projektit është Sireta 2F dhe vlera e investimit është 16 341 312 lekë.

 

Lidhja dhe komunikimi nëpërmjet infrastrukturës është kusht dhe siguri për një zhvillim të qëndrueshëm në territor dhe ekonomi, si dhe për rritjen e cilësisë së jetës sociale. Banorët e  Gramzës kanë përfituar me këtë rrugë unitetin infrastrukturor dhe mundësinë e barabartë për të komunikuar më lehtë me rrugën kombëtare si një lidhje strategjike.

 

 

Drejt përfundimit Ujësjellësi në Thumanë që dyfishon furnizimin me ujë të pijshëm

Reforma e përmirësimit të ujësjellësit, si prioritet kyç i Kryetarit të Bashkisë Krujë Z. Artur Bushi po merr jetë me projektin e “Linjës kryesore të Ujësjellësit Thumanë”, i cili po ndërtohet në Thumanë.

Projekti është miratuar si investim në buxhetin e vitit 2016 dhe parashikon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, furnizimin e depos me ujë në mënyrë eficente pa ndërhyrje informale në rrjet, shpërndarjen duke rritur presionin e ujit, si dhe rritjen e shërbimit ndaj çdo familjeje me më shumë orë në dispozicion ujë të pijshëm.

Projekti kap vlerën 13 505 977 dhe parashikon një linjë me gjatësi 1,7km, sistemim të tubave deri në 1,50m thellësi dhe proces disinfektimi të tubave të ujit të pijshëm duke rritur edhe cilësinë e shërbimit të ujit të pijshëm.

Ky investim do të zgjidhë përfundimisht edhe problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në stinën e vështirë të verës.

Infrastruktura e Ujësjellës-Kanalizime është në proces njohjeje me investime aty ku ky investim mungon ose është i amortizuar.

REHABILITIMI I FSHATIT DUKAGJIN I RI

Lehtësimi i jetës në komunitet është qëllimi kryesor i investimeve publike dhe objekt nga Bashkia Kruje është fshati Dukagjin i Ri. Nëpërmjet një investimi të miratuar në buxhetin e vitit 2016 në fshatin Dukagjin të Ri ka nisur një projekt me objekt “Sistemim Asfaltim i rrugës Qendër-Dukagjin i Ri” në Njësinë Administrative Thumanë.

Projekti përfshin një serë shërbimesh të munguara deri më sot dhe me të gjitha standardet e nevojshme si: ndërtimi i kanaleve të ujërave të zeza, hapje të kanalit përbri rrugës për kullimin e ujërave të bardha me 33 puseta duke evituar njëherë e mirë problemin e përmbytjeve në këtë zonë, bordurë dhe trotuar me gjerësi 50cm, asfaltim i rrugës me gjatësi lineare 450m të shoqëruar me 18 ndriçues.

Ndërkohë, për t’i shtuar vlerat këtij projekti Kryetari i Bashkisë Z. Artur Bushi i ka shtuar projektit dhe një zonë të gjelbër rreth 150m2, e cila pritet të funksionojë edhe si qendër komunitare në shërbim të fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë familjarëve.

Ajo që është më thelbësore në këtë investim është lirimi i hapësirës publike ç’ka i hapi rrugë dhe  projektit. Rreth 500 banorë që banojnë në këtë lagje kanë qenë të izoluar prej më shumë se 2 dekadash nga ndërtimet informale përreth pallateve. Projekti ka një vlerë financimi 12 230 911 lekësh.

E gjithë kjo është një garanci për kushte higjeno-sanitare dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve.

Artur Bushi : Kruja drejt Rilindjes Urbane

14711256_1242021842514667_5503995150166382898_o

14714892_1242022955847889_5792639577615395233_o

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është ndalur në disa prej investimeve të realizuara në këtë Bashki nën programin e Rilindjes Urbane.

Në qytetin e Fushë Krujës ai vizitoi shkollën “Shote Galica”, e cila përveç ndërhyrjes së plotë në godinën e saj ka pajisur me infrastrukturën moderne klasat, laboratorët dhe palestrën. Peleshi duke përmendur investime të tjera në shkolla për këtë bashki, gjithsej 5 shkolla të rikonstruktuara plotësisht, theksoi se nevoja për ndërhyrje të tilla është ende e madhe.

“Nevojat janë akoma më të mëdha dhe nuk mund t’i zgjidhim dot në tre vite po të paktën atje ku ndërhyjmë, të jetë ndërhyrja e plotë. Pra edhe të pajisen me laboratorë, mjete shkollore, por edhe terrenet sportive, apo palestrat kanë shumë rëndësi për ne, sepse janë pjesë e programit të shkollës komunitare”, tha Peleshi. Në qytetin e Fushë Krujës, Peleshi u ndal edhe tek qendra e këtij qyteti e cila është transformuar rrënjësisht.

Ndërsa në qytetin e Krujës, Peleshi, inspektoi punimet e sapofilluara në rrugën hyrëse. Punimet përfshijnë rikualifikimin e qendrës dhe ndërtimin e një parkingu nëntokësor, si një zgjidhje inteligjentë për t’i dhënë frymëmarrje fluksit të lartë të lëvizjes në një nga qytetet me më tepër turistë në vend.

Vetëm gjatë vitit në 2016, qytetin e Krujës e kanë vizituar më tepër se 300 mijë turistë. Për këtë arsye sipas Peleshit investimet e shumta në këtë qytet janë jo vetëm të merituara por edhe të vonuara.

“ Për gjatë gjithë hyrjes së qytetit do të bëjmë një ndërhyrje totale, do të restaurojmë dhe rikonstruktojmë fasadat, rrugët, trotuaret dhe do të krijojmë këtu , me Bashkinë një facilitet që mund të them është eksperimentimi i parë në Shqipëri i një parkimi me dy kate nëntokësore. Me këtë parkim nëntokësor do mund të çlirojmë rrugët e qytetit nga trafiku i lartë i autobusëve, sidomos gjatë pikut të sezonit turistik duke e bërë qytetin më të vizitueshëm dhe më miqësor me këmbësorët”,  shtoi Peleshi. Investimi prej 360 milion lekësh i shërben rreth 17 mijë banorëve dhe pritet të përfundohet në pranverën e ardhshme

 

Bashkia Krujë i bashkohet nismës së Javës së Lëvizshmërisë Europiane !

14485141_1226311607419024_256838748811003125_n

Qindra nxënës të shkollave të Mesme dërguan mesazhin ndaj qytetarëve, se lëvizjet me mjete që forcojnë ekonominë, është zgjidhja më e mirë dhe më e shëndetshme ! Ecja në këmbë, përdorimi i biçikletave, transporti publik janë mjetet të cilat kushtojnë më lire dhe janë zgjidhje e mire si ndaj trafikut, ndotjes dhe shërbimit të shpejtë ndaj tjerëve dhe vetes.

Java e Lëvizshmërisë Europiane, u organizuar për herë të parë në Bashkinë Krujë përmes pesë aktiviteteve të shkollave të mesme, ku u organizua në formën e një “maratone” në vendet me rëndësi historike dhe natyrore. Nxënësit e shkollave të mesme vizituan Kalanë Antike të Albanopolisit, Parkun Kombëtar të Qafështamës, Malin e Krujës, Kishën 1500 vjeçare të Shën Pagëzorit në Borizanë dhe Urën e Abdyl Agës në Nikël.

Ky aktivitet u organizuar nga Bashkia Krujë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Drejtorinë e Zyrës Arsimore Krujë.

 

Nderojmë dhe Festojmë Clirimin e Krujës !

Bashkia Krujë organizon një sërë aktivitetesh në nder të Clirimit të Krujës, nga razi- fashistët !

22 shtatori është datë historike e popullit krutan, që luftoi për çlirimin e Krujës !

Aktiviteti nis në orën 10:00, tek varrezat e Dëshmorëve, ku do bëhen homazhe në nder të të rënëve për liri, për të vazhduar në orën 17 : 00 me aktivitetin festiv të organizuar nga Qendra Kulturore !

14372100_1221811334535718_633977238918624133_o

 

Artur Bushi : Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, prioriteti kryesor i Bashkisë Krujë !

Bashkia Krujë ka nisur një sërë investimesh në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmes tre projekteve të financuara nga buxheti i saj që arrijnë vlerën e 600 milionë lekëve të vjetra.

Sipas Kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi, “premtimi i Bashkisë Krujë për ta kthyer në një kantier të madh ndërtimi ka nisur  me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sidomos në rrugët më problematike të cilat lidhin një sërë fshatrash dhe kanë një numër të madh të banorëve. Gjithashtu shumë shpejt do nisin dhe dy projektet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Thumanë dhe në Qytetin e Krujës”.

Projekti i parë i nisur, është rruga e Rezervave në fshatin Halil, në Njësisë Administrative Fushë Krujë. Me një fond prej 12.365.437 lekë me TVSH, kjo rrugë do të ketë një infrastrukture tërësisht ndryshe nga çfarë situate aktuale tregon. Sipas projektit, investimi përfshin sistemimin, zgjerimin, asfaltimin e kësaj rruge dhe ndërtimin e një ure. Kjo rrugë do u shërbejë rreth 1500 banorëve të fshatit Halil si dhe vizitorëve të Kalasë antike të Albanopolisit.

Po në Njësinë Administrative Fushë Krujë, ka filluar puna edhe në rrugën Arrameras- Kullas me një investimi prej 24.097.606 lekë me TVSH, të financuara tërësisht nga buxheti i Bashkisë Krujë. Rruga me një gjatësi prej 2 km do të zgjerohet, asfaltohet dhe do të ketë një sistem të ri dhe funksional të kanalizimeve dhe vaditjes. Sipas banorëve të fshatit Arrameras, kjo rrugë ishte kthyer në një problem shumë të madh pasi ishte bërë e pakalueshme, si pasojë e “harresës” prej 25 vitesh.

Projekti i tretë i nisur është në Njësinë Administrative Nikël, ku rruga me një gjatësi 1.5 km, falë një investimi prej 23.878.310 lekë me TVSH, do jetë rrugë tërësisht larg gjendjes aktuale. Përpos sistemimit dhe asfaltimit të rrugës, janë parashikuar gjithashtu edhe ndërtimi i dy urave të reja, të cilat do zëvëndësojnë dy tombinat aktuale të amortizuara.

nga: Shqiptarja

Artur Bushi: Liruam hapësirat e zëna në kala.

Cilat janë tre arritjet/ premtimet kryesore që ju mendoni si të suksesshme gjatë vitit të  parë të drejtimit të Bashkisë Krujë?

Kthimi i Bashkisë Krujë në një institucion të hapur, transparent, bashkë vendimmarrës ku çdo banorë trajtohet me vëmendjen më të madhe në marrjen e një shërbimi të shpejtë e të saktë. Në ditët e para të drejtimit të institucionit u desh një punë e madhe në kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në Bashkinë Krujë. Kjo përmes vendosjes dhe zbatimit të një rregulloreje të qartë, përmes krijimit të sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, krijimit të një strategjie të komunikimit dhe programit të transparencës.

Kthimi i ligjshmërisë mbi territorin, ku Kruja ishte shembulli perfekt i abuzimit mbi territorin, ku prona publike shihej si hapësira e radhës që duhet me patjetër zaptuar e asnjëherë vlerësuar me dëshirën për ta mirëmbajtur atë. Prandaj aksioni i parë i ndërmarrë ka qenë prishja e ndërtimeve pa leje, që bashkë me INUK liruam një sërë hapësirash publike. Këto hapësira publike po trajtohen nga zyra e Urbanistikës me projekte, për ti kthyer ne hapësira  në shërbim qytetarëve.

Premtimi më i madh ka qenë  kthimi i Bashkisë  Krujë, në një  kantier ndërtimi ku në 4 vite do bëhen aq sa 25 vite të marra bashkë. E shembull i mirë janë investimet që kanë nisur thuajse në çdo njësi administrative. Përmendim këtu, nisjen e punimeve në rikonstruksionin e banesave të komunitetit rom, pastrimin e rezervuarit të Thumanës, bashkë me rrjetin e shpërndarjes e cila është një investim i rëndësishëm për ekonominë bujqësore. Futja për  herë të parë e Njësisë Administrative Bubq dhe Nikël, në sistemin e pastrimit të mbetjeve përmes 80 kontejnerëve të shpërndarë në çdo fshat të këtyre njësive bashkë me mjetin teknologjik për zbrazjen e kontejnerëve.  Vazhduar më tej me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me investime të rëndësishme në fshatin Halil, fshatin Grepsë në Nikël, në Arrameras- Fushë Krujë. Apo ato që priten të vazhdojnë brenda kësaj vere, rruga në Dukagjin, në Gramëz dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në  qytetin e Krujës. Pa harruar edhe investimin e madh të qytetit të Krujës e cila do e ndryshojë gjithë qendrën e qytetit historik.

Çfarë ka bërë Bashkia në sigurimin e pjesëmarrjes  qytetare (konsultimeve publike,etj) dhe transparencën gjatë këtij viti?

E përmendur më lart, kthimi i besueshmërisë së qytetarëve në Institucionin e Bashkisë Krujë ishte një ndër punët e para që ne nisëm, mes hapash drejt  marrjes së përbashkët të vendimeve që prekin interesat e publikut. Plani rregullues është e një rëndësie madhore sidomos për Qytetin e Krujës dhe nisur nga kjo e gjithë analizimi i territorit dhe mundësitë që ofron janë bërë përmes dëgjesave publike. Buxheti 2016, i pari buxhet si Kryetar i Bashkisë Krujë  dhe i pari që është përgatitur bashkë me banorët e Bashkisë Krujë.

Gjithashtu në funksion të transparencës, është bërë nga e para një faqe e re ne web. Kruja.gov.al, ku çdokush shikon vendimet që merren nga Këshilli Bashkiak, lajmërimet e ndryshme, punët publike që ndërmerren. Gjithashtu çdokush banor mund të dërgojë një ankesë ose kërkese pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, ose përmes hapësirës ne web, Shkruaj Kryetarit ose Përmirëso qytetin (permiresoqytetin.al )

Cilat janë  tre sfidat  kryesore  me të cilat përballet Bashkia e re dhe si mendoni  t’i  adresoni ato?

Infrastruktura rrugore është një ndër sfidat e mëdha të Bashkisë Krujë, sidomos në zonat rurale por gjithashtu edhe qyteti i Krujës përmirësimin e rrugëve brenda lagjeve. Prandaj është menduar, nisur dhe nga kërkesat e vazhdueshme të vetë banorëve, të investohet shumë në këtë pjesë.  Ujësjellës Kanalizime Krujë është dhe sfida më e madhe e mandatit tim, nisur nga problemet e shumta që ka me furnizimin me ujë të pijshëm. Menaxhimi i dobët borxhet e mëdha të akumuluara prej kohësh, nevoja shumë e madhe për investime në rrjetin e shpërndarjes apo mungesa e një rrjeti të shpërndarjes në Njësinë Administrative Bubq dhe Nikël. Aktualisht ka nisur një punë e mirë në mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues, prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe ndërtimin e kolektorëve. Kjo gjë ka ndikuar që furnizimi me ujë të pijshëm të jetë më i madh, por sërish pa plotësuar nevojat për ujë të pijshëm.

Zhvillimi i ekonomisë rurale, përmes një strategjie të mirëfilltë që nisin nga pastrimi dhe sistemimi i kanaleve kulluese, vaditëse apo lidhja e produktit bujqësor me tregun, duke i shtuar këtu dhe subvencionet që jep qeveria shqiptare janë një paketë e mirë e rikthimit të vëmendjes ndaj bujqësisë, nisur nga potencialet e jashtëzakonshme që territori i Bashkisë ofron.

Punësimi  vijon të jetë  problem  për Krujën  dhe ju keni premtuar  zgjidhje. Çfarë është bërë  dhe çfarë pritet të bëhet?

Së pari, duhet të biem dakord që punësimi nuk është problem vetëm i Krujës, është sfidë kombëtare apo dhe rajonale. Kruja është një ndër ato bashki që ka të zhvilluar turizmin, industrinë fasone, bujqësinë sikundër ofron dhe potenciale të mëdha edhe në blegtori. Afërsia gjeografike me kryeqytetin apo dhe Durrësin ka bërë që të jenë mundësi dhe hapësira punësimi. Pa harruar këtu edhe sektori i shërbimeve që është i zhvilluar sidomos në zonat si Fushë Kruja apo zona turistike e qytetit të Krujës.  Investimet publike janë hapësirë e mirë punësimi, ku falë dhe dakordësisë së gjetur nga subjektet që kanë nisur punimet, kanë marrë punëtorë në zonat ku po kryhen punimet.

Zona e Fushë-Krujës  është vazhdimisht  e rrezikuar  nga përmbytjet. Kur do të marrë  zgjidhje  ky problem?

Zona fushore e Bashkisë Krujë, është ndeshur gjithmonë me problemin e përmbytjeve të tokave bujqësore dhe shtëpive. Është një ndër problemet më shqetësuese, ndaj së cilës ne kemi marrë masa të menjëhershme në Njësinë Administrative Bubq dhe Fushë Krujë. Një ndër masat e para që kemi marrë në Njësinë që preket më së shumti, është Bubqi, ku kemi pastruar kolektorët kryesor me një gjatësi prej 7 km, sikundër dhe kanalet dytësore. Ndërsa në Fushë Krujë është planifikuar në këtë vit buxhetor, thellimi i lumit Zezë, sidomos në pjesën e rurale të kësaj Njësie. Ndërkohë familjet të cilat u preken nga përmbytjet gjatë muajit janar bashkë me biznesin vendas, ju gjendëm pranë mes ndihmash dhe pajisje elektro-shtëpiake.

Fabrikat e çimentos  dhe furrat e gëlqeres vijojnë të krijojnë  ndotje të madhe.  Çfarë do të bëhet me to?

Bashkia Krujë së bashku me Ministrinë e Mjedisit janë konsultuar në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje për ta parandaluar sa më shumë ndotjen që shkaktohet nga veprimtaria e dy fabrikave të çimentos. Përmes një monitorimi të kujdesshëm të ndotjes që shkaktohet në atë zonë, është zgjidhja më e mirë dhe në rast se hasen ndotje të ambientit kompanitë do përballen me penalitete sipas ligjit.

Ndërsa për furrat e prodhimit të gëlqeres, në fillim të vitit 2014, u ndërmor një aksion nga Ministria e Mjedisit dhe INUK, në prishjen e tyre në gjithë territorin e Bashkisë Krujë. Dhe prej vitit 2014, Bashkia Krujë e ka vënë në monitorim të vazhdueshëm, në bashkëpunim dhe me agjencitë ligj-zbatuese, aktivitetin e këtyre sipërmarrjeve të cilat kishin një efekt shkatërrues të ambientit, shëndetit të banorëve dhe turizmit.

Kruja vizitohet nga  shumë  turistë më së shumti ditorë . Çfarë  mendoni  se mund të bëhet  për ta  fuqizuar  turizmin  si aktivitet ekonomik në  këtë qytet?

Bashkia e Krujës është e shtrirë thuajse mbi një histori shumë të gjerë e më të rëndësishmen, prej antikitetit, mesjetës dhe moderne. Në territorin e saj janë rreth 26 monumente kulturore dhe 11 monumente të natyrës të cilat bashkë ofrojnë një produkt turistik shumë tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Gjithmonë ka qenë një ndër degët kryesore të zhvillimit ekonomik sidomos të qytetit të Krujës, ndaj të cilës kemi gjithë vullnetin për ta bërë akoma më tërheqës për turistët, përmes investimeve që zgjidhin problemet që turizmi ka. Falë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, shpejt pritet të nisë Rehabilitimi i Qendrës së Krujës duke e kthyer në një hapësirë të madhe publike, zgjerimi i rrugëve nga hyrja e qytetit deri në qendër apo ndërtimi i një parkingu. Bashkë me partnerët e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim AADF, do ngremë një sinjalistikë moderne turistike, apo qendrat Info-Point. Duhet përmendur gjithashtu që në funksion të turizmit u liruan të gjitha hapësirat publike që prej vitesh ishin zënë në çdo pjesë të Kalasë së Krujës. E vendosëm prioritetin më kryesor mirëmbajtjen e zonave turistike dhe në funksion të zhvillimit të artizanatit në zonën e “Pazarit të Vjetër”, i kemi përjashtuar nga taksat lokale gjithë bizneset që operojnë në këtë zonë.

Shumë fshatra  vijojnë të vuajnë  mungesën e ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve. A keni  projekte  që të investohet  për zgjidhjen e tyre?

Aktualisht  vlen të përmendet  shërbimi i kanalizimeve  dhe ujësjellës  gjendet  mes një sërë problemesh , që fillojnë  gjerë nga menaxhimi  i dobët i bërë prej kohësh , borxhet e mëdha të akumuluara prej vitesh,  mospagesa  e faturave  nga ana  e konsumatorëve , rrjeti i rënduar  i shpërndarjes  së ujit të pijshëm apo dhe mungesa e tij në disa fshatra të Bashkisë Krujë. Pavarësisht gjithë kësaj  situate, Drejtoria Ujësjellës Kanalizime në  Bashkinë Krujë  ka marrë një sërë nismash në menaxhimin e rrjetit,  ndërprerjen e lidhjeve të  paligjshme , shtimin e rrjetit  në zonat që prej vitesh  nuk kanë pasur rrjet të furnizimit me ujë të pijshëm  apo dhe ndërprerja për konsumatorët debitorë.

Sikundër janë marrë një sërë investime si blerja e një pompe centrifugale në Gramëz, shtrirja e rrjetit në gjithë qytetin e Krujës, deri në fshatin Picrragë. Po ashtu kemi parashikuar në buxhetin e këtij viti, ndërtimin e linjës kryesore të ujësjellësit në Bubq, ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes të ujit të pijshëm në fshatin Budull, ndërtimin e dy depove të ujit në Borizanë dhe ndërtimin e linjës së shpërndarjes në Thumanë.

Gjithsesi duhet përmendur se përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm është një sfidë e madhe, për të cilën do investojmë vit pas viti deri në përmbushjen e premtimit tim për të përmirësuar ndjeshëm këtë sektor.

A ka aktualisht shërbim  pastrimi  dhe të heqjes së mbeturinave  në të gjithë territorin  e Bashkisë Krujë , përfshirë  fshatrat apo shërbimi vijon të jetë i kufizuar vetëm në qytete?

Fillimisht, rishikuam gjithë kontratat që Bashkia Krujë dhe Fushë Krujë kishin me operatorët private që ofronin shërbimin e pastrimit, duke zgjeruar hartën e mbulimit me këtë shërbim. Gjithashtu duke shtuar monitorimin periodik nga ana e Bashkisë në funksion të rritjes së cilësisë së këtij shërbimi.

Për herë të parë në Njësinë Administrative Nikël dhe Bubq, kemi futjen e sistemit të pastrimit të mbetjeve, përmes 80 kontejnerëve dhe mjetin teknologjik për zbrazjen e tyre. Gjithashtu në Fushë Krujë, shtuam dhe 20 kontejnerë në zonat më problematike, duke siguruar një territor më të pastër.

 

nga: Pushtetivendor

Të dashur nxënës! Të nderuar mësues! Të nderuar prindër e bashkëqytetarë!

Është një kënaqësi e veçantë për mua t’ju përshëndes në këtë ditë të rëndësishme të fillimit të vitit të ri mësimor 2016-2017, që shënon një vit të ri në punën dhe përpjekjet e përbashkëta të të gjithë shoqërisë në rrugën e dijes dhe të formimit të së ardhmes sonë.

Urime i veçantë për femijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, mes emocionesh, entuziazmit dhe padurimit për të qenë të parët në nxënien e dijeve.

Sot, në këtë ditë të fillimit të vitit të ri shkollor, përgëzoj dhe uroj gjithashtu dhe të gjithë juve nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, që vazhdoni rrugën e formimit dhe arsimimit tuaj.

Mirënjohje e thellë ndaj çdo mësuesi, që sot nis një tjetër fillim të ri në rrugën fisnike të edukimit dhe formimit të së ardhmes tonë !

Vit të mbarë !