Gëzuar 8 marsin, të dashura Nëna e të nderuara Zonja ! Të parat për familjen, plot vlerë në shoqëri dhe aftësi në bashkinë Krujë !

 

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Një ditë shumë e rëndësishme kjo, në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke vuajtur.

Dita ndërkombëtare e gruas u shënua fillimisht më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara pas një deklaratë nga Partia Socialiste e Amerikës. Ideja e të pasurit një ditë ndërkombëtare për gratë, ishte hedhur që në shek 20, në një botë e cila po haste në industrializim të shpejtë, por një situatë e tillë çoi në protesta për kushtet e punës.

Në vitin 1910 Konferenca e parë ndërkombëtare e grave u mbajt në Kopenhagen. por kjo histori është edhe më e lashtë se kaq.

Fillimisht më 8 mars 1875, në ndërmarrjen e tekstilit në Nju-Jork gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës, orarit të gjatë të punës dhe pagave të ulëta. Më pas në Kopenhagen u vendos te merreshin parasysh disa nga kërkesat e grave. Në mbledhje morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës, por nuk u vendos data se kur duhej të kujtohej kjo ditë. Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielën e fundit të fund shkurtit, por në vitin 1911, Danimarka,Gjermania, Zvicra dhe Austria, shënuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra, ku veç kërkesave të mëparshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës.

Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.

Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.

Në Ditën e Gruas protestohet dhe festohet në shumë vende të botës. Në këtë ditë organizohen demonstrata dhe evenimente dedikuar grave.

 

Gjendja e Rrugëve në Krujë

Nisur nga situata e vështirë e kushteve klimaterike, ku në territorin e Bashkisë Krujë, temperaturat shkuan deri në – 15 gradë Celcius dhe pati reshje dëbore në qytetin e Krujës dhe në Njësinë administrative Cudhi. Në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Rrugor Shqiptar janë marrë të gjitha masat që rrugët të jenë të kalueshme duke hedhur kripë dhe skorje nga mjetet borëpastruese të Jubica Shpk dhe Bashkië Krujë.

Në qytetin e Krujës janë të kalueshme lehtësisht dhe pa zinxhire për automjetet të gjitha segmentet rrugore. Rruga nacionale Krujë- Fushë Krujë e kalueshme pa zinxhirë, Rruga Mali i Krujës e kalueshme, pa zinxhirë. Rrugët e lagjeve tërësisht të lira.

Në Njësinë administrative Cudhi, aksi nacional Krujë – Qafshtamë është i kalueshëm pa zinxhirë për automjetet. Këshillohet vendosja e zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të aksit pranë Parkut Kombëtar të Qafshtamës ka prezencë të akullit. Gjendja e rrugëve që lidhin fshatrat është si më poshtë :

  • Fshati Shkretë i pakalueshëm për automjetet, trashësia e dëborës 30 cm.
  • Fshati Mafsheq, i kalueshëm për automjetet e larta, trashësia e debores 20 cm
  • Fshati Nuajë, i kalueshëm edhe pa zinxhirë.
  • Fshati Kroi i Madh, i kalueshëm vetëm për mjetet e larta.
  • Fshati Cudhi Zallë, i kalueshëm, trashësia e doborës 20 cm.
  • Fshati Bruz Mal, i pakalueshëm, trashësia e doborës 20 cm dhe presence akulli në rrugë.
  • Fshati Rrënxë, i kalueshëm me zinxhirë.

Policia e Shtetit ka qenë e pranishme duke u kujdesuar për lëvizjen e mjeteve, këshilluar për vendosjen e zinxhirëve nga ana e shoferëve, ndërsa githë shërbimi shëndetësor është në gatishmëri ndaj situatave që mund të vijnë nga kushtet e vështira të motit.

Për familjet e bllokuara dhe në nevojë,Bashkia Krujë ka marrë masat që asnjë familje të mos mbesë pa ushqime, duke dërguar pako ushqimore në Njësinë Administrative Cudhi.

 

 

Artur Bushi : Bashkia Krujë në gatishmëri maksimale ndaj situatës së vështirë të kushteve klimaterike !

Falë masave të ndërmarra nga Autoriteti Rrugor dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike të gjitha akset rrugore në qytetin e Krujës janë të kalueshme lehtësisht dhe pa zinxhire për automjetet. Segmenti rrugor që shfaqet më problematik është rruga e Malit, ku është e kalueshme me zinxhirë.

Ndërkohë Njësia Administrative Cudhi ka shumë probleme, ku aksi nacional Krujë – Qafshtamë është i kalueshëm vetëm nga mjetet e rënda. Disa fshatra janë të izoluara nga reshjet e dendura të dëborës, ku trashësia arrin në 50 cm.

Për Kryetarin e Bashkisë, Z.Artur Bushi -” Kjo është një situatë e vështirë, ku përpos angazhimi maksimal të punonjësve të Bashkisë Krujë, duhet dhe një mirëkuptim nga ana e banorëve për të shmangur sa më shumë lëvizjet sidomos në orët e para të ditës”.

Artur Bushi : Urimi më i mirë për festat e fundvitit, përfundimi I projekteve infrastrukturore !

Një nga objektivat e Bashkisë Krujë, të planifikuar në buxhetin e vitit 2016 është realizuar në prag të fundvitit me përfundimin e projektit “Sistemim-Asfaltim i rrugës nga Qendër Gramëz deri në lagjen Breg Lumi”. Investimi i Bashkisë Krujë në segmentin rrugor prej 1km e 30m bëri të mundur komunikimin midis rrugës ekzistuese të Gramzës me lagjen Breg Lumi duke u asfaltuar për herë të parë, pasi deri më sot kishte njohur vetëm mirëmbajtjen.

 

Projekti përfshinte një serë shërbimesh dhe rikonstruksion të rrugës në disa faza punimesh si: shtresë çakulli me gjerësi 10cm, shtresë stabilizanti me gjerësi 4cm, dy bankina anësore me gjerësi 75cm dhe vendosje tobine  me diametër 1,30cm. Firma zbatuese e projektit është Sireta 2F dhe vlera e investimit është 16 341 312 lekë.

 

Lidhja dhe komunikimi nëpërmjet infrastrukturës është kusht dhe siguri për një zhvillim të qëndrueshëm në territor dhe ekonomi, si dhe për rritjen e cilësisë së jetës sociale. Banorët e  Gramzës kanë përfituar me këtë rrugë unitetin infrastrukturor dhe mundësinë e barabartë për të komunikuar më lehtë me rrugën kombëtare si një lidhje strategjike.

 

 

Drejt përfundimit Ujësjellësi në Thumanë që dyfishon furnizimin me ujë të pijshëm

Reforma e përmirësimit të ujësjellësit, si prioritet kyç i Kryetarit të Bashkisë Krujë Z. Artur Bushi po merr jetë me projektin e “Linjës kryesore të Ujësjellësit Thumanë”, i cili po ndërtohet në Thumanë.

Projekti është miratuar si investim në buxhetin e vitit 2016 dhe parashikon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, furnizimin e depos me ujë në mënyrë eficente pa ndërhyrje informale në rrjet, shpërndarjen duke rritur presionin e ujit, si dhe rritjen e shërbimit ndaj çdo familjeje me më shumë orë në dispozicion ujë të pijshëm.

Projekti kap vlerën 13 505 977 dhe parashikon një linjë me gjatësi 1,7km, sistemim të tubave deri në 1,50m thellësi dhe proces disinfektimi të tubave të ujit të pijshëm duke rritur edhe cilësinë e shërbimit të ujit të pijshëm.

Ky investim do të zgjidhë përfundimisht edhe problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në stinën e vështirë të verës.

Infrastruktura e Ujësjellës-Kanalizime është në proces njohjeje me investime aty ku ky investim mungon ose është i amortizuar.

REHABILITIMI I FSHATIT DUKAGJIN I RI

Lehtësimi i jetës në komunitet është qëllimi kryesor i investimeve publike dhe objekt nga Bashkia Kruje është fshati Dukagjin i Ri. Nëpërmjet një investimi të miratuar në buxhetin e vitit 2016 në fshatin Dukagjin të Ri ka nisur një projekt me objekt “Sistemim Asfaltim i rrugës Qendër-Dukagjin i Ri” në Njësinë Administrative Thumanë.

Projekti përfshin një serë shërbimesh të munguara deri më sot dhe me të gjitha standardet e nevojshme si: ndërtimi i kanaleve të ujërave të zeza, hapje të kanalit përbri rrugës për kullimin e ujërave të bardha me 33 puseta duke evituar njëherë e mirë problemin e përmbytjeve në këtë zonë, bordurë dhe trotuar me gjerësi 50cm, asfaltim i rrugës me gjatësi lineare 450m të shoqëruar me 18 ndriçues.

Ndërkohë, për t’i shtuar vlerat këtij projekti Kryetari i Bashkisë Z. Artur Bushi i ka shtuar projektit dhe një zonë të gjelbër rreth 150m2, e cila pritet të funksionojë edhe si qendër komunitare në shërbim të fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë familjarëve.

Ajo që është më thelbësore në këtë investim është lirimi i hapësirës publike ç’ka i hapi rrugë dhe  projektit. Rreth 500 banorë që banojnë në këtë lagje kanë qenë të izoluar prej më shumë se 2 dekadash nga ndërtimet informale përreth pallateve. Projekti ka një vlerë financimi 12 230 911 lekësh.

E gjithë kjo është një garanci për kushte higjeno-sanitare dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve.