Bashkia Krujë zyrtarisht çeli sezonin turistik, mes një game të gjërë aktivitetesh kulturore dhe

artistike që nisin nga ora 10:00 e deri në mbrëmje vonë. Shoqëruar nga Ministria e Zhvillimit

Urban, Eglantina Gjermeni dhe kandidatët për deputet, Rrafman Rraja, Bashkim Xhafa dhe

Roland Xhelilaj, treguan se me investimet e bëra gjatë mandatit të parë, kanë ndikuar në rritjen e

numrit të turistëve. Sipas Kryebashkiakut, Kruja është destinacioni më i preferuar nga operatorët

turistik vendas dhe të huaj e fakt i tillë dëshmohet me numrin e lartë të turistëve për vitin 2016,

plot 300.000 të tillë.

Aktiviteti “TID DAY” nisi me panairin e kulinarisë, pranë Pazarit të Vjetër të Krujës, ku të

pranishmit do të provojnë disa nga gatimet tradicionale të zonës, për ti lënë vendin pastaj,

aktiviteteve kulturore të përgatitura nga Qendra e Kulturës pranë bashkisë Krujë, Cirkut të

Tiranës etjer. Promovimi i Krujës të lidhur ngushtë me artizanatin do të pasqyrohet përmes

prezantimit të veshjeve karakteristike, punimeve me dorë të bakrit, qelesheve dhe drurit, çka e

bën Krujën të njohur në Shqipëri e më gjërë.

Risi në këtë vit, ishte edhe “Kruja Outdoor” ku u prezantuan edhe atraksionet turistike për

turizëm sportiv, ecje në natyrë, përmes produktit, Kalaja Antike e Albanopolist – Mali i Krujës –

Qafshtama.

Aktiviteti kulmoi me koncertin festiv në orë 19:00 me pjesëmarrjen e këngetarëve të njohur si

Endri & Stefi, Aleksandër Gjoka, Rosela Gjylbeku, Kejsi Tola dhe Olta Boka, që për dy orë

argëtuan mijëra të pranishëm me këngët më të mira shqiptare, si mirëseardhje për sezon sa më të

mbarë turistik

Aktiviteti “TID DAY” u organizuar nga Bashkia Krujë në bashkëpunim me TID (Tourism

Improvement District-Kruja ) dhe AADF (Albanian-American Development Foundation).

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>