Bashkia Krujë : Kalaja e Krujës, destinacioni më i madh turistik në Shqipëri.

“Nëse nuk ke vizituar Krujën,nuk ke vizituar Shqipërinë. 57.710 vizitorë janar-korrik 2018.  2.5 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Dhe jemi vetëm në mes të sezonit turistik”, bën me dije muzeu. Muzeu kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndërkohë, në Kalaja e Krujës është vizituar mbi 130.000 turistë, në 7 muajt e parë të vitit.

39043778_2128613484066292_3229932650609246208_n

Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë bën me dije se kanë qenë të shumtë turistët nga Italia, që kanë vizituar këtë muze gjatë këtij muaji. “Bum” turistësh italianë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Muzeun Etnografik, Krujë. Numrin më lartë të turistëve të huaj, që kanë vizituar Muzetë e Krujës gjatë muajit gusht, e përbëjnë italianët, të cilët vizitojnë vendin tonë të organizuar me agjenci turistike, individualisht, apo të shoqëruar nga miq shqiptarë që jetojnë në Itali”, njofton muzeu në Krujë. Por së fundmi Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë ka bërë publike dhe numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti. i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës, ndodhet në Krujë dhe është një nga më të vizituarit në Shqipëri.

39053813_2128613357399638_1349516133568348160_n

Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Muzeu u ndërtua në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbrit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj. Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara.

39072694_2128613144066326_1196356697849856000_n

 

Plot 90 përqind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100 përqind janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989.

Artur Bushi i jep simbolin e qytetit, Presidentes së Kroacisë, Kitarovic!

Artur Bushi i jep simbolin e qytetit, Presidentes së Kroacisë, Kitarovic!

 

Kruja ishte ndalesa e radhës e Presidentes, Kolina Grabar-Kitarovic, e cila u prit nga Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Vizita nisi në Kalanë, identitetin e shqiptarëve, duke u njohur nga afër me historinë e Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Vizitë që merr një vlerë shumë të madhe duke qenë se përkon  me Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut!

37684675_1956833344366843_5119539611684569088_n

Për Kryetarin e Bashkisë Krujë “Skënderbeu është një figurë me një rëndësi përtej kombit shqiptar, pjesë e identitetit dhe historisë së përbashkët europiane”. “Prandaj, ndihem i lumtur që pres, Presidentin e një shteti, që kaq shumë e mbështet aspiratën tonë kombëtare drejt BE dhe i dorëzojmë simbolin e qytetin, Heroin Kombetar!

Gjithashtu, u vizitua dhe Muzeu Etnografik, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore, shtëpia e familjes Toptani, e cila njihet për origjinalitetin e saj, që prej shek XVIII. Gjatë vizitës, Presidentja Kroate, shkroi mbi mbresat që i la vizita e saj në të dy muzetë e Krujës.

Bashkia Krujë : Qendra Shëndetësore Nikël, së shpejti me standarte të reja shërbimi!

Bashkia Krujë : Qendra Shëndetësore Nikël, së shpejti me standarte të reja shërbimi!

Falë një investimi të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), ka nisur rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore Nikël, e cila do i vijë në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj njësisë administrative. Ky investim përfshin rikonstruksionin e godinës, paisjet mjekësore dhe sistem ngrohje- ftohje të godinës. Puna për këtë projekt, ka filluar prej 10 ditësh dhe brenda një afati 2 mujor do jetë gati për komunitetin. Kjo godinë ishte thuajse e amortizuar dhe pa paisjet e përshtatme për një shërbim mjekësor sa më të mirë, duke u kthyer në një nga ankesat më të mëdha nga banorët.

36882438_1939852826064895_5512126126782152704_n

Për Kryetarin e Bashkisë Krujë “Ky investim është shumë i rëndësishëm dhe për këtë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë TIKA-s, për gatishmërinë e treguar, për të ofruar kushtet e duhura për banorët, duke investuar në rikonstruksionin e godinës dhe paisjet mjekësore”. Gjithashtu Z. Bushi theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi kaq të frytshëm me TIKA, duke shpresuar në të tjera projekte, që i vijnë në ndihmë komunitetit.

36913507_1939853012731543_7023459044467671040_n

Bashkia Krujë, prej vitit 2016 ka hartuar dhe po implementon strategjinë “Bashkia Krujë – Institucion i hapur”, duke u kthyer në një nga partner publik të besueshëm për donatorët, organizatat dhe fondacionet e huaja.

Sheshi “Skënderbej” nën ritmet e muzikës dhe të rinjëve, në Kruja Fun Zone.

Sheshi “Skënderbej” nën ritmet e muzikës dhe të rinjëve, në Kruja Fun Zone.

Dy këngëtarët e talentuar, Venera Limani dhe Lindi Islami, i dhuruan publikut krutan, një nga performancat më të bukura “live” në sheshin “Skënderbej”.
Përballë një publiku ti ri në moshë, ata kënduan disa nga hitet e muzikës rock e më pas këngët më të bukura të çiftit të talentuar të muzikës shqiptare. Nuk munguan as këngët krutane të përformuar nga zëri i veçantë i Veneres, fituese e Voice of Albania në vitin 2013, duke e kulmuar aktivitetin.

funzone-54
Për bashkinë Krujë, “tre hapësirat publike që po ndërtohen së fundmi, me Këndin e Lojravë, sheshin para bashkisë dhe bulevardin, janë jo thjesht hapësira fizike të rikonstruktuara, por si mundësi dhe hapësira social- kulturore për qytetarët krutanë dhe turistët”.
Vetë këngëtarët, u surprizuan nga Kruja, pasi ishte dhe performanca e parë e tyre në qytet, duke theksuar, se: “Kjo është një nga performancat më të bukura, me një pamje mahnitëse që të ofron ky qytet kaq i vjetër dhe me një publik me kaq shumë të rinj.”
Ky aktivitet u mundësua nga Shoqata për Zhvillimin e Turizmin në Krujë, TID me mbështetjen e Fondit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, AADF dhe bashkia Krujë. Kryetari i Shoqatës Z. Idriz Cela u shpreh se “Kjo hapësirë e konceptuar si “Fun Zone”, do të jetë një hapësirë argëtimi, ku emocionet e ndeshjeve të botërorit do shoqërohen nën tingujt e muzikës së artistëve dhe grupe të njohura shqiptare, DJ dhe surpriza të shumta”.
funzone-59

Bashkia Krujë : Qendra e Krujës kthehet në një arenë futbollistike!

Bashkia Krujë : Qendra e Krujës do kthehet në një arenë futbollistike!

 Fun Zone 2

Me nisjen e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, sheshi “Skënderbej” në qendër Krujës, do të kthehet në një arenë sportive. Prej datës 15 Qershor deri më 15 Korrik, qytetarët dhe turistët e shumtë, do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet e kampionatit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

 

E konceptuar si “Fun Zone”, e gjithë qendra e Krujë, do të jetë një hapësirë argëtimi, ku emocionet e ndeshjeve të botërorit do shoqërohen nën tingujt e muzikës së artistëve dhe grupe të njohura shqiptare, DJ dhe surpriza të shumta.
Hapja e eventit do jetë gjatë ndeshjes Spanjë – Portugali dhe e ftuara e parë do të jetë Marsela Cibukaj & Band më 15 qeshor, duke e kthyer sheshin “Skënderbej” në një atmosferë argëtuese mes sportit dhe muzikës. Venera Lumani & Lindi Islami, Ardjan Skuraj Band, Akademia Hollywood, “Night Rock” do jenë disa nga surprizat e bëra gati për sportdashësit, banorët dhe turistët që sa vijnë dhe shtohen në qytetin e Krujës.

Kruja Fun Zone

Eventi organizohet nga TID Kruja, me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe partnerëve Bashkia Krujë dhe AZHR2.

Bashkia Krujë : Ja projektet infrastrukturore për vitin 2018!

Bashkia Krujë : Ja projektet infrastrukturore për vitin 2018!

Infrastruktura rrugore mbetet një nga prioritetet e bashkisë Krujë edhe për vitin 2018. Sikundër në dy vitet e para buxhetore, ku pjesa më e madhe e investimeve u përqëndrua në përmirësimin e rrugëve, si në zonat urbane ashtu dhe rurale. Kjo përmes 30 projekteve të realizuara, nga të cilat kanë përfituar banorët në të gjitha njësitë administrative. Për Z. Riza Blushi, Drejtor i Projekteve dhe Urbanistikës,  “infrastruktura rrugore mbetet një nga problemet më të mëdha, ku ende ka fshatra të cilat janë mes baltës dhe pluhurit, që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe social të banorëve”.

IMG_8199

 

Për këtë bashkia Krujë, gjatë vitit 2018 ka parashikuar një sërë investimesh në rrugë, ku më të rëndësishmet janë :

  • Sistemim – Asfaltim i rrugës së “Rrahit” në Arrameras.
  • Sistemim- asfaltim i rrugës së “Latëve” në Larushk.
  • Asfaltimi i rrugës së “Zeneleve” në Arrameras.
  • Ndërhyrje me asfaltim i rrugës së “Kurtëve” në fshat Fushë Krujë.
  • Sistemim – asfaltimi i rrugës së fshatit Zallë.
  • Sistemim dhe asfaltimi i rrugës së Zirëve në Fushë Krujë.
  • Asfaltimi i rrugës nga Lavatriçja deri në Qerekë
  • Rehabilitim dhe asfaltimi i rrugës në Mazhe të Madhe.
  • Sistemim – asfaltimi i rrugës “Mallkuç Fushë – Mallkuç Kodër” në Bubq.
  • Ndërtimi i Urës që lidh fshatin Bilaj me fshatin Dërven.
  • Sistemim – asfaltim i rrugës Krujë – Picrragë. (Faza e parë)
  • Asfaltim i rrugës nga tregu deri tek Pallati i Kulturës në Krujë.
  • Rikualifikim i dy qendrave urbane në qytetin e Krujës.
  • Sistemim asfaltimin e rrugës hyrëse të Thumanës.
  • Ndërtim trotuaresh dhe ndriçim i rrugës hyrëse dhe i qendrës së Bushneshit.
  • Sistemim – asfaltimi i rrugës së “Kallarëve” në Qerekë.

IMG_1976

Gjithashtu, gjatë këtij viti do nisë dhe puna në rikontruksionin i shkollës në fshatin Kurcaj, rikonstruksioni ish shkollës së mesme ‘Shote Galica”, investim i qeverisë shqiptare, ndërsa donatorëve të huaj u janë propozuar  2 projekte për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Gëzuar 1 qershorin të dashur fëmijë!

Gëzuar 1 qershorin të dashur fëmijë!

Nga kopshti Derede, është dhënë urimi për një ditë sa më të gëzuar, nga ana e bashkisë Krujë! Nën kujdesin e veçantë të stafit të kopshtit nr 2, fëmijët përmes vjershave dhe këngëve, festuan bashkë me prindërit, në një ditë të dedikuar tërësisht fëmijëve.

_MG_8792

Mes emocioneve, fëmijët përpos shumë urimeve, morën duartrokitje të shumta nga të pranishmit, duke e kthyer këtë ditë kaq shumë festive dhe të rëndësishme për ta.  Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

Për bashkinë Krujë, jo rastësisht u zgjodh ky kopësht, pasi është dhe një nga problemet më kryesore që kemi, lidhur me infrastrukturën. “E vetmja mundësi për të ofruar kushtet bashkohore, është investimi në rikonstruksionin tërësor të godinës ekzistuese,  prandaj kemi nisur dhe kontaktet me një sërë fondacionesh për të financuar këtë projekt”, u shprehën përfaqësues të bashkisë Krujë.

_MG_8860

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, koinçidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Me datë 06/05/2018, Hapja e Sezonit Turistik, TID DAY

TID DAY POSTER

Aktivitetet kryesore

Ora 11 : 00 Hapja e aktivitetit nga Kryetari i Shoqates TID  Z. Idriz Cela

                    Fjale pershendetese nga Nen/Kryetari i bashkise Kruje, Z. Ilir Loci

Ora 11: 20 – 19 :00

– Koncert nga Qendra Kulturore e Femijeve Kruje 


– Performance nga Artistet e Cirkut ( gjate gjithe dites)


– Performance nga Grupi Karakteristik “Pleqte e Krujes” 


– Stende Kulinarie me produkte tradicionale


– Hot Air Balloon Albania

– Art & Food nga nxenesit e Gjimnazit “Skenderbeu” Kruje


– Sketching 


– Street Art 

19:00  KONCERT

  • Klajdi Haruni & Bruno

  

Kastrioti ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.

Kastrioti rikthehet në Superligë. Fitorja 3-0 ndaj Besëlidhjes në Krujë, i jep mundësinë që vitin e ardhshëm, ekipi krutan të jetë mes ekipeve më të mira në Shqipëri.

A96A9BBA-B91C-4B1E-BF80-0C533EE9340APas  një pjese të parë që u mbyll 0-0, Çutra, zhbllokoi rezultatin me nisjen e pjesës së dytë me goditje standarte nga jashtë zonës. Ekipi krutan sulmoi deri në fund duke shënuar dhe dy gola të tjerë me Kibiru dhe Çutrën sërish. Ndeshja u mbyll 3-0, duke bërë që Kastrioti të sigurojë matematikisht kryesimin e Kategorisë së Parë në grupin A.

Kastrioti që  në fillim të këtij sezoni ka kryesuar në grupin A, duke u shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera prentendente si Egnatia, Erzeni.

Ndeshja për titullin e Kategorisë së Parë do luhet mes Tiranës dhe Kastriotit.