Kruja në telajo – Ditët e Skënderbeut

BANER PRILL 2018

            NË KUADRIN E  VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT

  PROGRAMI

     KOLONIA E PIKTOREVE NE KRUJË

     29 Mars – 2 Prill 2018

–         Dita e parë, e enjte, 29 Mars 2018:

–         Krijimtari e lirë për piktorët në qytetin e Krujës, Kalanë historike dhe pazarin tradicional.

–         Darka e mirëseardhjes, përshëndetjet e rastit, muzikë e lehtë. (Ora  19.00,  në mjediset e Hotel Panorama, Krujë.

–       Dita e dytë, e premte, 30 mars 2018:

–         Krijimtari e lirë për piktorët në qendrën e vjetër të qytetit, pazarin karakteistik dhe Kalanë e Krujës.

-Ora 12:00 Takim me librin: Me shkrimtarin Namik Dokle dhe dy romanet e tij të fundit “Vajzat e mjegullës” e “Lulet e Skajbotës” (Në mjediset e Hotel Panorama)

– 18:00 Modele me veshje popullore tradicionale të zonës për piktorët.

–         Dita e tretë, e shtunë, 31 mars 2018:

–         Krijimtari e lirë për piktorët në Qafë – Shtamë, qendër turistike dhe Park Natyror Kombëtar.

–         Pasdite krijimtari e lirë për piktorët në pazarin tradicional të Krujës.

–          Modele me veshje popullore tradicionale të zonës për piktorët.

–         Dita e katërt, e dielë, 1 Prill 2018:

–         Krijimtari e lirë për piktorët në Sari Salltik në Malin e Skënderbeut. (Nisja e organizuar në orën 07.30).

–         Ekspozita me punimet të realizuara gjatë ditëve të Kolonisë (ora 16.00 – 18.00),  në sheshin qëndror të qytetit të Krujës përpara bashkisë së qytetit.

–         Ceremonia e mbylljes se aktivitetit dhe ndarja e certifikatave dhe vlerësimeve. (Ora 19.00).

Gara e ciklizmit “CrossCountry”, Krujë – Tiranë

bicikletatBike Club Tirana me mbështetjen e  Bashkisë Krujë, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, organizojnë Raundin e II të Kampionatit Kombëtar “Crosscountry 2018”.
Starti i garës do të jetë i përbashkët nga kalaja e Krujës në orën 11:30 për të përfunduar në Tiranë, në urën e Brarit. Numri i pjesëmarrësve është i limituar max. 50 persona.

Për më shumë informacion: http://bikeclubtirana.org/xc-1.html

Bashkia Krujë Ju uron : Gëzuar 7 marsin, mësues !

 

 Të nderuar mësues, kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj!

 

Nder ndaj punës e kontributin tuaj të madh, që keni dhënë dhe do të jepni, për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe.  Ne jemi krenar me ju dhe aq sa mirënjohja e jonë e pafundme, ndaj vullnetit, dëshirës dhe kulturës, që çdo ditë jepni, për një rini më të mirë dhe Shqipëri më të ditur.

7 marsin
Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkonjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.  Mësimet e tyre u bënë  udhërfyes për rrugën tonë në të ardhmen, për një vend të edukuar, me kulturë dhe e gatshme për një aspiratë të re Europiane.   Shkolla e pare ne Kruje

 

.

Bashkia Krujë, përpos në shekuj patriotizmi njihej e akoma dëgiohet, arsimi është nga virtytet e kësaj zone, që njihet gjer me ngritjen e institucioneve të para arsimore në qytetin Krujë, në Bubq dhe në Borizanë. Mesuesit krutanë, në çdo kohë, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin patriote dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqipes dhe idealiste, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme.  Për kryebashkiakun, Artur Bushi : “Cdo njeri nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra, çdo njeri pavarsisht se çfarë detyre ka sot, qoftë ky ministër apo politikan, biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka patur përballë mësuesin, mësuesen që s’kursente kohën, frymën dhe pasionin për më shumë dije, së pari ndaj gjuhës shqipe për ta përcjell të pastër ndër breza, dhe së dyti për edukim”

shkolla nr 1 kruje

Situata aktuale e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës në territorin e Bashkisë Krujë.

Situata aktuale e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës në territorin e Bashkisë Krujë :

15844392_1329191763797674_8143306355594433196_o

Bashkia Krujë, Ju informon si më poshtë, mbi gjendjen e rrugëve :

1.Rruga nacionale Krujë – Mali Krujës është e bllokuar në gjithë segmentin e saj.  Trashësia e borës në mal ka arritur 1 metër.

2. Brenda lagjjeve të qytetit Krujë, lëvizja e mjeteve është e kalueshme pa probleme.

3.Në njësinë Administrative Cudhi, rruga nacionale Krujë – Qafështamë është bllokuar për shkak të reshjeve intensive të bores. Kalimi për mjetet motorike është i pamundur duke izoluar 5 fshatra dhe zonën turistike te Qafështamës. Trashësia e Borës arrin deri në 70 cm.

4.Rruga Fushë Krujë – Krujë, është e kalueshme pa probleme.

 

Ju lutemi të gjithë qytetarëve të shmangin udhëtimet dhe daljet jo të nevojshme!
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të  përdorin zinxhirë gjatë lëvizjeve!

Për çdo rast, ju lutem raportoni në numrat:

Bashkia Krujë 0511 2 21 70
Emergjencat 112
Policia 129
Zjarrëfiksja 128 (0511 2 26 18)
Urgjenca/ Spitali 127 (0511 2 31 28)

Qafështama, turizmi i natyrës, historisë dhe aventurës

Qafështama, destinacioni më i frekuentuar gjatë dimrit për të apasionuarit ndaj natyrës.

 

 

Kruja është një nga destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë, duke qenë modeli i një turizmi të qëndrueshëm, të shtrirë përgjatë gjithë vitit. Kjo jo vetëm për turizmin e kulturës me veprën e Heroit Kombëtar në Kalanë e Krujës, apo artizanëve në Pazari e Vjetër të Krujës. Ajo çka po kthehet në një destinacion të vërtetë turistik është dhe Parku Kombëtar i Qafështamës, i cili ofron një mozaik natyror dhe kulturor për qindra pushues. Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane.

IMG_8369

E pasur sa historia e Krujës, Zona e Mbrojtur e Parkut të Qafështamës ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966. Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet Njësisë Administrative Cudhi. Qafa e Shtamës (1’230 m) shërben si urë idhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të.

Ky park, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, si vend kurativ dhe turistik. Ajo çka e dallon Parkun Kombëtar të Qafështamës është masivi i Pishës së Zezë dhe Ahut, duke ofruar një peizazh të gjelbërimit të përhershëm të pishës që prodhon fitocide dhe bukurisë natyrore të ndërthurur me ahun. Pavarsisht viteve të tranzicionit, pishat e larta qindravjeçare, u ruajtën me fanatizëm nga fisi Balliu, duke na lënë sot një pasuri të natyrës shqiptare. Për vitin 2017, ky park u vizitua nga 8500 turistë. Pjesa më e madhe janë nga vendet Europës Perëndimore, si Gjermani dhe Austria.

IMG_8299

Veçanësia e Qafështamës lidhet dhe me Kroin e Nënës Mbretëreshë, emër që e ka marrë në vitet 20, të shek XX, familja mbretërore e Zogut, merrte ujin për të pirë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez. Përveç këtij kroi, në këtë park kombëtar,ndeshim burime dhe prroska që zbresin nga mali duke i dhënë vendit, vlera të mëdha hidrografike.

E ndodhur nën administrimin e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ky vend përpos vlerave kurative të ajrit të pastër dhe ujit të pasur me magnez, sot ky park po tërheq vëmendjen e të apasionuarve mbas turizmit të aventurës. Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, ciklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping. Guidat lokale, shtigjet e markuara, ngjitja në një lartësi deri në 1725 m, njohja me faunën e larmishme, panorama natyrore e detit Adriatik, Liqeni i Bovillës, Vargmali Krujë- Dajt.

 

Në këtë park, mund të merrni kënaqësinë edhe nga gatimet tradicionale të zonës me produkte bio, ku bizneset e zonës ofrojnë këtë shërbim bashkë me akomodimin nëpër dhomat që kanë ndërtuar. Së fundmi është hapur resorti Shkreli Hotel Camp, i cili ofron akomodim me standartet më bashkohore dhe çmimet më të arsyeshme, duke ofruar kuzhinën tradicionale të zonën, me prodhime bio.

23472411_1633682453348602_8500917032781397014_n (1)

Disa nga investimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare është sistemimi dhe asfaltimi i rrugës nga ish- kampi i punëtorëve deri në Kampin e Sipërm, në një gjatësi 1.8 km, e cila përshkon rrugën e vjetër Krujë – Burrel. Pjesë e këtij projekti është rehabilitimi i hyrjes së parkut të Qafështamës dhe ngritja e një pike informacioni për turistët. Nga ana e bashkisë Krujë, pritet të nisë shënjimi i shtigjeve të reja, sinjalistikë orientuese si dhe përgatitja e materialeve promovuese për të zhvilluar këtë Park Kombëtar. Sipas përfaqësuesit të bashkisë Krujë, Drini Masha “Bashkia Krujë, këtë vit synon mbështetjen e turizmit të natyrës, si mundësi e rritjes së kohëqëndrimit të turistëve në Krujë”. Ndërthurja e turizmit kulturor dhe atij të natyrës, e sjellin Krujën në hapësirën për të zhvilluar një paketë të plotë turistike”.