INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Bashkia Krujë vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internet www.kruja.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

 

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË BASHKISË KRUJË

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza Ligjore Dokumenti / Përmbajta Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik Ligj nr.119/2014

Neni 7/1/a/d

Vendim miratimi

Struktura e bashkisë

Pas miratimit nga Titullari

Përditësohet pas çdo akt emërimi

Në faqen zyrtare  në menunë “Qeverisja”

Në menunë “Komuniteti”

Titullari

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Vendime të Këshillit të Bashkisë;
dokument politikash;
dokument tjetër.
Neni 7/1/b Vendime te Keshillit Bashkiak

Ligji i drejtes se Informimit

Rregullorja e Brendshme

Ligje dhe Politika

Pas miratimit në Këshillin e Bashkisë Në faqen zyrtare në menunë “Dokumenta”

Në faqen zyrtare në menunë “Komuniteti”

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës”

Bashkia Krujë
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurate ankimit të vendimit përkatës
Ligj nr.119/2014

Neni 7/1/c/g

Format kërkese
Format ankeseNë ambientet e Zyrës me Një Ndalesë:
Adresë postare: Bashkia Krujë
Adresë e-mail:
drini.masha@kruja.gov.alinfo@kruja.gov.al
Pas miratimit të Programit të transparencës Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës”

“E drejta për informim”

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhekontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit Ligj nr.119/2014

Neni 7/1/ç

Shpjeguese:

Orari: E Hënë – Premte

08.00 – 16.00

info@kruja.gov.al

drini.masha@kruja.gov.al

Zyre: 0511 2 2170

Cel:0692604823

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit Në faqen zyrtare në menunë“Programi i transparencës”” Inspektori i Marrëdhënieve  me Publikun
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve Neni 7/1/d Ligj nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” Menjëherë pas perfundimit të procedurës së percaktuar në ligj

Urdhër emërimi

Në faqen zyrtare në menunë

“Legjislacion”

Drejtoria e Burimeve Njerezore

Drejtoria Juridike

Mekanizmat monitorues;
Raporte auditi;
Dokumentet me tregues performance
Neni 7/1/dh Raporte monitorimi dhe auditimi Menjëherë pas depozitimit në bashki Në faqen zyrtare të Bashkisë Krujë Njësia e Auditit

Mbas muajit qershor

Buxheti Neni 7/1/e Buxheti

Paketë fiskale

Pas miratimit nga Këshilli i Bashkisë Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente” Drejtoria e Financës
Informacion për procedurat e prokurimit Neni 7/1/ë p/vendime

p/strategji

Mendimet tuaja mbi projekt vendimet mund t’i dërgoni në adresën:info@kruja.gov.al

Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues Në faqen zyrtare në menunë“Programi i transparencës” Bashkia Krujë
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 Neni 7/1/k Moduli i kërkesave

Nëpunës civil (vende vakante)

Pas miratimit nga Titullari.

Pas çdo krijimi të vendit vacant

Në faqen zyrtare në menunë “ Programi i Transparencës”

Në faqen zyrtare në menunë “Dërgo CV””

Bashkia Krujë

Drejtoria e Burimeve Njerezore

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh Neni 7/1/k Moduli i kerkesave

Nëpunës civil (vende vakante)

Pas miratimit nga Titullari.

Pas çdo krijimi të vendit vacant

Në faqen zyrtare në menunë “Programi I Transparencës”

Në faqen zyrtare në menunë “Vende Pune””

Bashkia Krujë

Drejtoria e Burimeve Njerezore

Informacione të tjera të dobishme Neni 7/1/l Materiale
ndërgjegjësuese dhe evente
Pas miratimit nga Titullari Në faqen zyrtare në menunë“Evente” Bashkia Krujë
Mbajtja e dokumentacionit nga Bashkia Krujë Neni 7/1/h Tabelë Në faqen zyrtare në menunë “Njoftime”, “Dokumente”, “Lajme nga Qyteti” Bashkia Krujë

PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Bashkia Krujë vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.kruja.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.