Bashkia Krujë për të dytin vit radhazi po investon në përmirësimin e kushteve të banesave të komunitetit rom dhe egjiptian në Fushë Krujë. Falë një investimi prej 13.333.333 lekë, ky projekt ka të bëj me rikonstruksionin e banesave ekzistuese në lagjjet ku janë vendosur dy komunitetet.

Projekti parashikon ndërhyrje në 28 objekte banimi, të cilat do të restaurohen në mënyrë të plotë, duke ndërhyrë së pari në banesat të cilat nuk sigurojnë kushtet më minimale për të qenë të banueshme. Brenda një kohe të shkurtër, banesat do të jenë gati me gjithë ndërhyrjet që parashikon projekti, nga rikonstruksioni i mureve, çati të reja, shtrimin e dyshemeve, dyer dhe dritare e sistem të ri elektrik.

Screen Shot 2017-10-31 at 10.13.41 PM

Për kryebashkiakun Bushi, ky investim dëshmon angazhimin tonë, në përmirësimin e jetesës së banorëve të bashkisë Krujë, përmes investimeve apo shërbimeve publike njësoj për të gjithë, pavarisht se jeton në qytet ose fshat, apo të cilit komunitet i përket. “Jam i impresionuar nga puna e mirë që po bëhet dhe me ritëm të shpejtë, që i ftohti që vjen ti gjejë rreth 200 banorët e komunitet me kushte sa më të mira dhe të ngrohta”, tha kryebashkiaku.Screen Shot 2017-10-31 at 10.14.11 PM

Për bashkinë Krujë ky nuk është investimi i parë që bëhet për rehabilitimin e banesave rome, pasi vitin që shkoi, 37 banesa të komunitetit Rom u rikonstruktuan po në njësinë Fushë Krujë. Gjatë vitit 2016, po me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban, nisi për herë të parë ky projekt, i cili rezultoi tejet efikas dhe përmbushi një nevojë tejet të madhe për 250 banorët e komunitetit rom. “Dua të falenderoj shumë përzemërsisht ish Ministren Eglantina Gjermeni për mbështetjen që ka dhënë ndaj Bashkisë Krujë me një sërë projektesh infrastrukturore, e ku një nga këto është edhe projekti për rehabilitimin e banesave rome”, theksoi në fund kryetari i bashkisë Krujë.

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>