Kastrioti Logo

Klubi Sportiv Kastrioti

Kastrioti Ekipi

KS Kastrioti, është klub futbollistik shqiptar nga KrujaShqipëri. Aktualisht Kastrioti militon në Kategorinë e Parë, në grupin e Veriut.  Ndeshjet në shtëpi Kastrioti i luan në Stadiumin “Kastrioti” që ka një kapacitet prej mbi 8.000 vendesh. KS Kastrioti është SH.A ku 75 % janë donatorë privat dhe 25 % e ka Bashkia e Krujës.

Klubi është themeluar në vitin 1926. Pasi u shpërbë përkohësisht në 1949 klubi u rithemelua përsëri në këtë vit nën emrin Krujë. Dy vite më vonë klubi u riemërua Puna Krujë dhe më 1958 ju vendos emri i mëparshëm Krujë. Që prej viteve 90 klubi ka ndërruar shpesh vendet midis Superligës, Kategorisë së Pare dhe Kategorisë së Dytë. Në sezonin 2008-2009 Kastrioti u ngjit në Superligë dhe  militoi në këtë kategori deri më 2013. Pastaj do jetë në kategorinë e parë, ku luan edhe sot, me pretendimet për tu ngjitur sërisht ne Superligën Shqiptare.

Që prej Verës 2011 F.K Kastrioti është kthyer në Sh.A. Investimet e menjëhershme të bëra nga presidenca e re si në infrastrukturë ashtu edhe në afrimin e lojtarëve cilësorë dhe të mirënjohur në Shqipëri janë të dukshëm dhe kanë filluar të japin frytet e tyre. Kastrioti, momentalisht ndodhet në pozicionet e para të rënditjes në kategorinë e Parë. . Në përgjithësi në klub është futur një frymë e re dhe optimiste e iniciuar nga investimet e bëra në strukturat e klubit. KS Kastrioti ka si objektiv të behet një nga klubet më të mira të vendit.

Kastrioti nuk ka fituar asnjëherë Superligën ose Kupën e Shqipërisë por ka fituar nga një herë titullin kampion ne Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

Rezultatet më të mira Ekipi i Kastriotit i arriti në vitin 2012 ku shkoi në gjysëm-finalet e Kupës së Republikës dhe zuri vendin e 4-t në klasifikimin e Superligës Shqiptare.

Trajner : Elvis Plori

 

Lojtarët :

1 GK Erkan Spahija
3 DF Mark Dodaj
4 DF Sokol Neziri
6 DF Bruno Kepi
9 Jasmin Raboshta
10 Julian Malo
11 Vilfor Hysa
14 DF Senad Lekaj
16 MF Denis Kurti
18 DF Akil Jakupi
20 MF Erlind Koreshi
21 DF Albert Caca
22 MF Dejan Dosti
24 DF Enkel Alikaj
25 Matko Djarmati
26 DF Klodjan Ristami
31 DF Ibrahim Arifović
99 Kehinde Oëoeye
DF David Domgjoni (on loan from KF Tirana)
DF Elton Doku
GK Daniel Lamellari
MF Griseld Dervishi
MF Xhynejt Çutra
Denis Xhaferri

ILIRIA logo

Klubi Sportiv Iliria

iliria

Është Klubi i Njësisë Administrative të Fushë Krujës, pjesë e Bashkisë Krujë. Ky klub është themeluar në vitin 1991, në sajë të dëshirës së sportdashësve të qytetit të Fushë Krujës dhe zonave përreth.

Ekipi i Ilirisë, është në pronësi të Bashkisë Krujë dhe çdo vit Bashkia jep një pjesë te Buxhetit për këtë ekip. Historia e ekipit të Ilirisë është e ndarë mes kategorisë së Parë dhe të dytë, e aktualisht luan ne Kategorinë e Parë bashkë me ekipin e Kastriotit, duke dhënë emocionet e bukura të Derbit të Krujës.

Trajner :   Pëllumb Ziri

Zv/Trajner : Afrim Deliu

Kapiten:      Ledio Doçi

Lojtarët :

1 Ledio Doci (kapiten)

2 Redian Baku

3 Florjan Zeneli

4  Skënder Lilaj

5 Rigers Hoxha

6 Adnand Balliu

7 Oltjon Balluku

8 Flogers Sala

9 Aldo Shkalla

10 Roland Bushi

11 Arment Maloku

12 Taulant Lama

13 Redi Pengili

14 Sokol Selaci

15 Denis Kurti

16 Mikelanxhelo Bardhi

17 Florian Mesi

18 Mehmet Mamica

19 Xhuljo Ndreu

20 Herlino Brahimllari

21 Fejzi Kuka

22 Pellumb Zela

23 Florian Myrta

24 Vjali Mahmutaj

25 Anton Lleshi