Më 1 Shtator nisi viti arsimor në Bashkinë Krujë, ku 8006 nxënës dhe 641 mësues do të hapin dyert e shkollave për këtë sezon arsimor. Përfaqësues të Bashkisë Krujë dhe zyrës arsimore, nga shkolla e sapo rikonstrukuar në Thumanë, dhanë mesazhin e një viti të suksesshëm dhe me shpresën për sa më pak sfida të imponuara nga COVID-19!
Në Bashkinë Krujë janë 10 shkolla ne rikonstruksion ose në ndërtim nga e para, 3 prej të cilave hapen para datës 27 Shtator, ditë kur fillon zyrtarisht proçesi mësimor. Sot, dyert e 24 shkollave janë hapur për orët plotësuese, për nxënësit të cilët patën vështirësi nga mësimi në distancë, si pasojë e masave të marra nga Covid-19, ku shkollat u mbyllën dhe mësimdhënia u bë online.