102 familje në zonën e Bubqit të Bashkisë Krujë kanë të caktuar shtëpinë që përfitojnë falas nga Programi i Rindërtimit në Bashkinë Krujë. Ndarja e banesave të reja u bë përmes shortit publik, ku familjet përzgjodhën në mënyrë transparente banesën e tyre sipas ndarjeve të caktuara për frymë 1+1, 2+1 dhe 3+1, të cilat janë apartamente dhe banesa individuale. Në njësinë Administrative Bubq shorti u hodh pranë Palestrës së Shkollës “Selman Daci”.

Për Kryetarin e Bashkisë Krujë, Z. Artur Bushi, ky ishte një moment i shumëpritur për të gjithë, ku secili do të marrë shtëpinë e tij, duke mbyllur një pjesë të rindërtimit në Njësinë Bubq. Ndër të tjera, Kryetari i Bashkisë Krujë, theksoi se këto shtëpi jepen falas dhe bëhen pronë e juaja duke gëzuar çdo të drejtë nga kjo pronësi. Gjithashtu, për familjet që kanë përfituar banesa individuale të re, nuk e humbin të drejtën e pronësisë mbi pronën e vjetër.

Apartamente :
1+1  4 familje, pallate
2+1  5 familje, pallate
3+1 4 familje, pallate

Banesat individuale :

1+1  14 familje
2+1 36 familje
3+1 39 familje