GJENDJA NË TERREN SI PASOJË E RESHJEVE TË SHIUT!

Sipas stacionit meterologjik në Krujë, sasia e reshjeve të rëna është 185.5 mm!

Si pasojë e reshjeve të denduara, situata ishte problematike në Murqinë, Mallkuç dhe Derven, ku uji ka mbuluar vetëm tokë bujqësore dhe një familje është evakuuar!

Ndërkohë, të gjitha institucionet ishin në gatishmëri dhe puna nuk ka ndaluar për asnjë moment, ku ekipi i Emergjencave Civili ka monitoruar situatën dhe në vendet ku ka pasur nevojë, ekipet e punës kanë ndërhyrë!

 

➡️ NË KRUJË

🟢ka pasur rrëshqitje dheu pranë një subjekti privat dhe dy banesave!

🟢Në bashkëpunim me OSHEE, janë sistemuar disa shtylla të cilat rrezikonin të rrëzoheshin.

🟢Ujësjellës Kanalizime ka riparuar një sërë problemesh në rrjetin e shpërndarjes në Kasme, ndërkohë problematike është vendburimi në Shkretë, ku njëra nga linjat e furnizimit të depove është jashtë funksioni dhe rruga për të shkuar atje është bllokuar totalisht! Furnizimi me ujë i qytetarëve ka vijuar, por me orare të ndryshme furnizimi! Në rast se furnizimi me ujë do të ketë probleme, javën e ardhshme do përdorim rrjetin e ri të ujësjellësit!

🟢 Rruga Krujë – Fushë Krujë nuk ka asnjë problem dhe ekipi i mirëmbajtjes ka pastruar gjithë trasenë e rrugës nga inertet!

  • Rruga Krujë – Qafështamë, masivi i gurëve shkaktoi bllokim të njërit krah të rrugës, në KM 1. Segmenti është hapur dhe i kalueshëm lehtësisht!

➡️NË CUDHI

🟢 RrugaNuajë – Qafështamë e kalueshme pa probleme, por kujdes duhet në 3 pika të këtij segmenti!

🟢 Rruga për në Shkretë dhe Kroi i Madh ishte e bllokuar, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave! Aktualisht, është e hapur dhe e kalueshme për mjetet motorrike.

➡️NË BUBQ

🟢 Problematike ishte situata me tokat bujqësore në Mallkuç dhe Murqinë!

🟢 Nuk kishte asnjë shtëpi të përmbytur!

🟢 Segmentet rrugore janë të kalueshme pa problem.

🟢Lumi i Gjolës është brenda shtratit, në pjesën më të madhe të gjatësisë së këtij lumi!

➡️ NË THUMANË

🟢Problematike ishte situata në Fushë Derven, ku ka prezencë të ujit në tokat bujqësore, sidomos në pjesën pranë Lumit Gjolë. Është evakuar një familje, e cila ishte rrethuar nga uji.

🟢 Akset rrugore janë të kalueshme!

🟢 Në Miliskaj ka prezencë të ujit në tokat bujqësore!

➡️ NË NIKËL

🟢 Problematike është shtrati i lumit Zezë pranë fshatit Vrion, por me mjetet e Bordit të Kullimit është ndëhyrë në forcimin e argjinaturës!

➡️Në Fushë Krujë

🟢 Asnjë problematikë dhe Lumi Zezë si asnjëherë më parë me këto sasi reshjesh, nuk ka dalë nga shtrati, falë investimit që kemi bërë!

 

#NëGatimshmëri