Qafështama, destinacioni më i frekuentuar gjatë dimrit për të apasionuarit ndaj natyrës.

 

 

Kruja është një nga destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë, duke qenë modeli i një turizmi të qëndrueshëm, të shtrirë përgjatë gjithë vitit. Kjo jo vetëm për turizmin e kulturës me veprën e Heroit Kombëtar në Kalanë e Krujës, apo artizanëve në Pazari e Vjetër të Krujës. Ajo çka po kthehet në një destinacion të vërtetë turistik është dhe Parku Kombëtar i Qafështamës, i cili ofron një mozaik natyror dhe kulturor për qindra pushues. Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane.

IMG_8369

E pasur sa historia e Krujës, Zona e Mbrojtur e Parkut të Qafështamës ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966. Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet Njësisë Administrative Cudhi. Qafa e Shtamës (1’230 m) shërben si urë idhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të.

Ky park, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, si vend kurativ dhe turistik. Ajo çka e dallon Parkun Kombëtar të Qafështamës është masivi i Pishës së Zezë dhe Ahut, duke ofruar një peizazh të gjelbërimit të përhershëm të pishës që prodhon fitocide dhe bukurisë natyrore të ndërthurur me ahun. Pavarsisht viteve të tranzicionit, pishat e larta qindravjeçare, u ruajtën me fanatizëm nga fisi Balliu, duke na lënë sot një pasuri të natyrës shqiptare. Për vitin 2017, ky park u vizitua nga 8500 turistë. Pjesa më e madhe janë nga vendet Europës Perëndimore, si Gjermani dhe Austria.

IMG_8299

Veçanësia e Qafështamës lidhet dhe me Kroin e Nënës Mbretëreshë, emër që e ka marrë në vitet 20, të shek XX, familja mbretërore e Zogut, merrte ujin për të pirë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez. Përveç këtij kroi, në këtë park kombëtar,ndeshim burime dhe prroska që zbresin nga mali duke i dhënë vendit, vlera të mëdha hidrografike.

E ndodhur nën administrimin e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ky vend përpos vlerave kurative të ajrit të pastër dhe ujit të pasur me magnez, sot ky park po tërheq vëmendjen e të apasionuarve mbas turizmit të aventurës. Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, ciklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping. Guidat lokale, shtigjet e markuara, ngjitja në një lartësi deri në 1725 m, njohja me faunën e larmishme, panorama natyrore e detit Adriatik, Liqeni i Bovillës, Vargmali Krujë- Dajt.

 

Në këtë park, mund të merrni kënaqësinë edhe nga gatimet tradicionale të zonës me produkte bio, ku bizneset e zonës ofrojnë këtë shërbim bashkë me akomodimin nëpër dhomat që kanë ndërtuar. Së fundmi është hapur resorti Shkreli Hotel Camp, i cili ofron akomodim me standartet më bashkohore dhe çmimet më të arsyeshme, duke ofruar kuzhinën tradicionale të zonën, me prodhime bio.

23472411_1633682453348602_8500917032781397014_n (1)

Disa nga investimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare është sistemimi dhe asfaltimi i rrugës nga ish- kampi i punëtorëve deri në Kampin e Sipërm, në një gjatësi 1.8 km, e cila përshkon rrugën e vjetër Krujë – Burrel. Pjesë e këtij projekti është rehabilitimi i hyrjes së parkut të Qafështamës dhe ngritja e një pike informacioni për turistët. Nga ana e bashkisë Krujë, pritet të nisë shënjimi i shtigjeve të reja, sinjalistikë orientuese si dhe përgatitja e materialeve promovuese për të zhvilluar këtë Park Kombëtar. Sipas përfaqësuesit të bashkisë Krujë, Drini Masha “Bashkia Krujë, këtë vit synon mbështetjen e turizmit të natyrës, si mundësi e rritjes së kohëqëndrimit të turistëve në Krujë”. Ndërthurja e turizmit kulturor dhe atij të natyrës, e sjellin Krujën në hapësirën për të zhvilluar një paketë të plotë turistike”.

Comments (100)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>