Lajme per Qytetin | Bashkia Kruje https://kruja.gov.al Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje Sun, 17 May 2026 20:25:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 THIRRJE E HAPUR PËR PRANIMIN E 10 STUDENTËVE NË KURS TRAJNIMI “Bet on the Beat”, NDËRTIMI I KARRIERËS TË QËNDRUESHME MUZIKORE PËR PROFESIONISTËT E RINJ. https://kruja.gov.al/2024/02/thirrje-e-hapur-per-pranimin-e-10-studenteve-ne-kurs-trajnimi-bet-on-the-beat-ndertimi-i-karrieres-te-qendrueshme-muzikore-per-profesionistet-e-rinj/ Thu, 15 Feb 2024 18:03:32 +0000 https://kruja.gov.al/?p=5743 THIRRJE E HAPUR PËR PRANIMIN E 10 STUDENTËVE NË KURS TRAJNIMI “Bet on the Beat”, NDËRTIMI I KARRIERËS TË QËNDRUESHME MUZIKORE PËR PROFESIONISTËT E RINJ.

 

Kliko dokumentet me poshte per me shume:

01 NJOFTIM PËR PRANIMIN E 10 STUDENTËVE NË KURS TRAJNIMI

02 CALL FOR THE ADMISSION OF 10 STUDENTS TO THE TRAINING COURSE

03 APLIKIM PËR PJESËMARRJE NË KURS TRAJNIMI

]]>
NJOFTIM PËR FURNIZIMIN ME UJË NGA UKK! https://kruja.gov.al/2021/10/2941/ Thu, 28 Oct 2021 16:21:36 +0000 https://kruja.gov.al/?p=2941  

NJOFTIM

 

 

Në vijim të njoftimeve mbi situatën e ndodhur në qytetin e Krujës me ujin e pijshëm dhe mbi furnizimin në ditët në vazhdim të banorëve, ju informojmë si më poshtë :

 

 

Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike të bëra në datën 26/10/2021 nga laboratorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë dhe të ISHP Tirane nga ku rezulton se cilësia e ujit është brenda parametrave të lejuara për përdorim sanitar, ISHSH Durrës me anë të vendimit Nr. ISHSH-DR-2021-001617-4, datë 27/10 /2021, autorizon Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Krujë sha për rifillimin e furnizimit me ujë me kushtin vetëm për përdorim sanitar.

 

Pësa më sipër njoftojmë se, furnizimi me ujë do të rifillojë ditën e Enjte, datë 28.10.2021 ora 20:00 për banorët e qytetit, me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

 

Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjenës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë.

 

NJOFTIM NGA UJESJELLESI PER RINISJEN E FURNIZIMIT ME UJE TE PIJSHEM

]]>
Ambasadori i Japonisë vizitë në Bashkinë Krujës, mbi forcimin e mëtejshëm mes dy institucioneve. https://kruja.gov.al/2021/10/ambasadori-i-japonise-vizite-ne-bashkine-krujes-mbi-forcimin-e-metejshem-mes-dy-institucioneve/ Wed, 20 Oct 2021 09:53:42 +0000 https://kruja.gov.al/?p=2867 Rindërtimi/ Vijon proçesi i demolimit të pallateve të pabanueshme nga tërmeti i Nëntorit 2019! https://kruja.gov.al/2021/03/rindertimi-vijon-procesi-i-demolimit-te-objekteve-te-pabanueshme-nga-termeti-i-nentorit-2019/ Thu, 04 Mar 2021 14:32:35 +0000 https://kruja.gov.al/?p=2776 Në Krujë vijon proçesi i rindërtimit e shtëpive të reja për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Plot 39 pallate do të shemben në Bashkinë Krujë e nga këto 23 janë në qytetin e Krujës. Menjëherë pas prishjes së pallateve, nis faza tjetër ajo e ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe truallit për zonën e re të rindërtimit. Bashkia Krujë është një nga bashkitë më të prekura nga tërmeti dhe është e vetmja bashki me 4 zona të reja rindërtimit. Një nga këto është në Krujë, e cila do të jetë e ndarë në Zonën A në rrugën Gavril Dara, ose Ballëm Efendiu dhe tjetra në rrugën Karl Gega, ose siç njihet ndryshe lagja nr 4.

Gjithashtu në qytetin e Krujës do të demolohen edhe 5 pallate të cilat do të shpronësohen për interes publik. Në qytetin e Krujës janë 684 banesa të cilat do të ndërtohen, nga këta 242 apartamente brenda zonave të rindërtimit dhe 96 apartamente në zonat jashtë sitit të rindërtimit. 96 apartamentet që janë jashtë sitit kanë të bëjnë me rindërtimin e pallateve në vendin ku aktualisht janë të pozicionuar pallatet e vjetra. Në dy zonat e siteve janë 14 pallate që do të ndërtohen dhe 7 pallate janë jashtë siteve. Ndërkohë, 346 shtëpi janë individuale të cilat do të ndërtohen në vendin ku aktualisht e kanë banesën.

]]>
Rindërtimi/ Po merr formë qyteza e re në Thumanë, 50 shtëpitë e para janë në ndërtim e sipër! https://kruja.gov.al/2020/12/rindertimi-po-merr-forme-qyteza-e-re-ne-thumane-50-shtepite-e-para-jane-ne-ndertim-e-siper/ Mon, 14 Dec 2020 12:56:40 +0000 https://kruja.gov.al/?p=2690 Në njësinë administrative Thumanë vijon puna për ndërtimin e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në një sipërfaqje prej 16 ha, do të ndërtohen 158 shtëpi individuale dhe 17 pallate, prej ku do të strehohen 278 familje të fshatit Thumanës.

Deri më tani, janë hedhur themelet e 50 banesave të para në të cilën puna vijon me intensitet të plotë në 7 ditë të javës. Ndërkohë është përfunduar puna në infrastrukturën nëntokësore, me kanalizimin e ujërave të zeza, bardha, sistemin e ujësjellësit, telekomunikacionit, sistemin rrugor të brendshëm dhe ndriçimi publik. Ndërkohë, puna për 17 pallatet nis për pak ditë të cilat do të ndërtohen në pjesën perëndimore të sitit.

Kliko këtu për të parë Planin e Detyruar Vendor të Thumanës.

]]>
Deklaratë për Shtyp/ Si është e vërteta e familjes Artur Mirdita dhe Selman Mirdita! https://kruja.gov.al/2020/12/deklarate-per-shtyp-si-eshte-e-verteta-e-familjes-artur-mirdita-dhe-selman-mirdita/ Fri, 04 Dec 2020 11:55:05 +0000 https://kruja.gov.al/?p=2669 Bashkia e Krujës ka reaguar sërish pas publikimeve të fundit të Partisë Demokratike mbi situatën në Thumanë. Sipas zyrtarëve të bashkisë, proçesi i rindërtimit ka nisur dhe po punohet me ritme të shpejta puna. E gjithë zona e re është kthyer në një kantier të madh, për të ndërtuar banesat e reja për çdo familjar që ka humbur shtëpinë nga tërmeti dhe mbi këtë gjë nuk ka asnjë lloj ndasie, përzgjedhjeje apo përfitues të njëanshëm të familjarëve, sikundër PD pretendon. Është absurde ta mendosh, e jo më të bëhet politikë me pasojat e fatkeqësisë natyrore.

Mbi pretendimin e familjarëve, se nuk kanë asnjë lloj informacioni apo asnjë ndihmesë nga ana e institucioneve, familja e Artur dhe Selman Mirditës, trajtohen me pagesën e qerasë për banesën e dëmtuar nga termeti si më poshtë:
1- Artur Mirdita 5 persona, banesë 3+1= 200 mijë lekë/ muaj.
2- Selman Mirdita 6 persona, banesë 3+1= 200 mije lekë/ muaj.

Këtë pagesë qeraje, këto dy familjet e përfitojnë për të paguar shtëpinë, sikundër kanë deklaruar gjatë aplikimit për bonus qeraje. Këtë subvencion financiar do e marrin deri në dhënien e çelësave të shtëpisë së re. Po ashtu, në ditët e post tërmetit dhe ne situatën e karantinimit për shkak të Covid-19, të dyja familjet në fjalë Selman dhe Artur Mirdita janë trajtuar nga Drejtoria e Shërbimit Social me ndihma ushqimore.

“Fakti që këta banorë nuk janë zhvendosur në ambiente me qira, por vijojnë të banojnë në çadra edhe pse trajtohen me bonusin e qirasë është zgjedhje dhe deshire e tyre dhe në asnjë rast në kompetencë apo pergjegjesi e bashkise, apo si pasojë e trajtimit diskriminues ndaj tyre.

“Të dy familjet kanë aplikuar për banesë të re pranë njësisë administrative Thumanë dhe janë përfitues të dy shtëpive individuale, ku secila do të jetë jo më pak se 100 m3 hapësirë banimi” nënvizon bashkia.

]]>
Deklaratë për shtyp lidhur me sajesën e përsëritur nga Partia Demokratike me rastin e Znj.Lirije Xhixha. https://kruja.gov.al/2020/09/deklarate-per-shtyp-lidhur-me-sajesen-e-perseritur-nga-partia-demokratike-me-rastin-e-znj-lirije-xhixha/ Tue, 01 Sep 2020 15:48:31 +0000 http://kruja.gov.al/?p=2623 Pas ngjarjes tragjike të tërmetit të datës 26.11.2019, në të gjithë territorin  e  Bashkisë Krujë, pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore për  shkak  të afërsisë  me epiqendrën , shkaktuan dëme të konsiderueshme ,  kryesisht  në Njësinë  Administrative Thumanë.

Bashkia Kruje, së bashku me instancat e tjera qeveritare dhe donatorë  të  ndryshëm , kanë qenë qe diten e pare ne sherbim dhe pergjigje  te  qytetareve e familjeve te demtuara.

Procesi ka nisur menjehere me konstatimin paraprak te banesave dhe  ndihmat  emergjente nepermjet stafit te Bashkise, me  ngritjen  e  ekipeve  te vleresimit te demeve me inxhiniere konstruktore  vendas  e te huaj ,  garantimin e strehimit te perkohshem dhe bonusin e qirave, e me pas me  aplikimin per perfitim nga programet e Rindertimit ne platformen elektronikete dedikuar. 

Ne Bashkine Kruje aplikuan rreth 5030 familjare ne sistemin elektronik  “Shtepia ime”.

Deri me sot, 100 % e familjeve, banesat  e te cilave u vleresuante  pabanueshme , si per rikonstruksion dhe per rindertim, jane  shperblyer  me bonusin e qirase dhe vijojne ta marrin ate ne menyre direkte.

Persa i perket rastit konkret sqarojme se :

Familjaret e Znj. Lirie Xhixha jane te ndare ne 5 pese kurore sipas  certifikatave  familjare dhe kane banuar ne tre banesa  deri  ne  daten  e  termetit: 

Te pese kuroret me kryefamiljare si me poshte trajtohen me pagese qeraje sipas Vendimit te Keshillit Bashkiak me Nr 10, date 30.01.2020  dhe  do  vijojne  te trajtohen deri ne perfundimin e plote te ndertimit  te banesave  te tyre. Konkretisht :

1- Altin Gani Xhixha 5 persona, 3+1= 20 000 leke

2- Xhenis Fadil Sejfuli 2 persona, 1+1= 10 000 leke

3- Lirije Gani Xhixha 1 person 1+1= 10 000

4- Fatmir Gani Xhixha 3 persona, 1+1= 10 000

5- Gezim Gani Xhixha 4 persona, 2+1= 15 000 leke

Fakti qe keta banore nuk jane zhvendosur ne ambiente me qira, por vijojne te banojne ne cadra edhe pse trajtohen me bonusin e qirase, eshte zgjedhjeje e tyre kryesisht e lidhur me token dhe ne  asnje rast  ne kompetence  te  bashkise, apo si pasoje e trajtimit diskriminues ndaj tyre.

Anetaret e kesaj familje, kane aplikuar secili me vete per t’u trajtuar  me  banese  te re dhe sipas dokumenteve te paraqitura, do te trajtohet  me  banese kryefamiljari Gezim Xhixha, kryefamiljari Xhenis Sejfuli dhe per te njejten godine do te trajtohen  me nje banese  te  perbashket kryefamiljaret , DhurataXhixha, Lirie Xhixha, Altin Xhixha.

Keto familje, gjithashtu trajtohen nga zyra e ndihmes ekonomike dhe  e  sherbimit social me pagesat si me poshte: 

1- Gezim Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 34 20 leke

2- Dhurata Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 21 60 leke

3- Altin Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 57 60 leke

4- Lirije Gani Xhixha trajtohet me pagese aftesie te kufizuar 10 653 leke

Nga dita e pare pas termetit dhe ne vijim, familja Xhixha eshte trajtuar  me  cdo ndihme te mundshme qe eshte administruar nga Bashkia Kruje  dhe qe  ka ardhur direkt nga donatoret, si ndihma materiale,  cadra dhe ndihme  direkte monetare.

Gjate procesit te vleresimit, aplikimit dhe aprovimit, kjo familje eshte  trajtuar me prioritet. Banesat e ketyre familjareve jane konstatuar me nivel demi DS4 (demtim strukturor i nivelit IV), dhe kjo kategori  nuk do  te  shperblehet me grant per riparimin e baneses sikunder eshte vepruar  me banesat me nivel demi DS1 – DS3 vlera maksimale e te cilave  ishte  500.000 leke.  

DS4 dhe DS5 jane kategorite me te larta te demit dhe familjet te cilat zotërojnë banesa me keto kategori demi, ku perfshihet edhe familja Xhixha  do te shperblehen me banese te re e cila do tendertohet  nga subjekti  kontraktual i cili do te marre persiperzonen ku ndodhen keto banesa. 

Procesi i analizimit te thelluar nga Instituti i Ndertimit, ai i miratimit  te  planeve individuale te pikezuara, procesi iprokurimit dhe i zbatimit, kerkojne kohen e tyre pasi behet fjale per nje sipermarrje  komplekse me  permasa  kolosale  ku perfshihen 12 Bashki.

Gjithshtu, gjate periudhes se karantinimit per shkak te Pandemise  se shkaktuar nga Covid 19 ,Dhurata Xhixha dheAltin Xhixha  jane trajtuar  per tre muaj  rresht me shtesen e ndihmes ekonomike  (dyfishimi i  ndihmes ekonomike),  pervec ndihmave te tjera ne natyre  me te cilat  jane trajtuar here pas here.

Persa me siper, jemi te keqardhur qe nje force politike ben denoncime te tilla pa marre parasysh faktet me qellimin per te perfituar politikisht ,  nderkohe qe jemi ne ata qe me gjithe energjite, burimet njerezore  dhe  me nje koordimin qeveritar te te gjitha niveleve,  kemi qene dhe do  vijojme te jemi perkrah banoreve qe u demtuan  nga termeti i 26 Nentorit  deri ne perfundimin me sukses te procesit te rindertimit i cili vijon intensivisht.

]]>
Rindërtimi/Vijon shpërndarja e parave për familjet e dëmtuara nga tërmeti, për nivelin DS1 dhe DS2. https://kruja.gov.al/2020/07/rindertimi-vijon-shperndarja-e-parave-per-familjet-e-demtuara-nga-termeti-per-nivelin-ds1-dhe-ds2/ Thu, 30 Jul 2020 07:27:48 +0000 http://kruja.gov.al/?p=2604 Prej ditës së djeshme kryefamiljarët që kanë nënshkruar kontratën për kompensimin e dëmeve, mund të tërheqin paratë pranë Postës Shqiptare ose Bankave të Nivelit të Dytë. Fillimisht ka nisur kompensimi financiar për nivelin DS1 dhe DS2, ku granti për meremetim është respektivisht 100.000 Lekë dhe 250.000 Lekë. 

Për Kryetarin e Bashkisë Krujë, “kjo gjë tregon angazhimin tonë përkundër çdo skeptiku a mosbesuesi, që kostot e meremetimit të shtëpive po kompensohen nga Shteti shqiptar, për të gjithë ata që kanë aplikuar pranë Bashkisë dhe Njësive Administrative, për grantet e rindërtimit”

Gjithashtu, vetëm në fazën e parë do jenë 6 miliard e 600 milion Lekë që po u shpërndahen banorëve, të cilat “injektohen” në ekonominë vendase në këtë situatë të vështirë, duke i dhënë një hov sektorit të ndërtimit dhe ekonomisë lokale në tërësi. 


]]>
Krujë/ Nënshkruhet memorandumi për grantin e rikonstruksionit të trashëgimisë kulturore. https://kruja.gov.al/2020/06/kruje-nenshkruhet-memorandumi-per-grantin-e-rikonstruksionit-te-trashegimise-kulturore/ Tue, 30 Jun 2020 12:39:49 +0000 http://kruja.gov.al/?p=2566 Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përfaqësuar respektivisht nga Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti dhe Ambasadorja e SHBA, znj. Juri Kim, nënshkruan dje Memorandumin e Mirëkuptimit “Për zbatimin e projekteve të financuara nga grantet e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore”.

Bëhet fjalë për një fond prej 800 mijë USD, që do të përdoret për restaurimin e fortesave në Durrës, Krujë, dhe Prezë të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

E impresionuar nga madhështia e Kalasë së Krujës, Ambasadorja e SBA në Tiranë, Znj. Juri Kim shprehu kënaqësinë të ishte pjesë e procesit të ringritjes së monumenteve të kulturës, të dëmtuara pas tërmetit, mes të cilave edhe monumenti, i zgjedhur për të nënshkruar këtë memorandum. Teksa shprehu adhurimin për Heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ambasadorja u shpreh: “Shënojmë fillimin e projektit për restaurimin e disa monumenteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Tërmeti mund të ketë shkatërruar ndërtesa, por nuk ka dëmtuar shpirtin e popullit shqiptar dhe jam shumë e kënaqur që ndodhemi këtu për projektet në Durrës, krujë dhe Prezë. Prej vitit të themelimit, në 2001, Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore, ka ofruar mbështetje për më shumë se një mijë projekte, në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera, por mbi të gjitha, dëshirën tonë, që miqtë tanë të mund ta ruajnë atë. Në Shqipëri ne kemi kontribuuar në shumë projekte përmes fondit të Ambasadorit, si restaurimi i Galerisë 3 në Kalanë e Gjirokastrës; dokumentimin e muzikës polifonike dhe restaurimin e Kullës së Shatit, në Tiranë. Jam shumë e lumtur të nënshkruaj sot, së bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, këtë Memorandum Mirëkuptimi, prej 800 mijë dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe Prezë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Kalasë së Krujës, mund të them, se ky është projekti më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore”. Ambasadorja falënderoi të gjithë partnerët që kanë kontribuuar në rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, në fushën e trashëgimisë kulturore.

Duke falënderuar Znj. Ambasadore në emër të Qeverisë Shqiptare, ndër të tjera, Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti u shpreh: “Ruajtja e kujtesës është një nga misionet më të rëndësishme të njerëzimit, ndaj edhe ne, krahas me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, duke u mbështetur tek vizioni ynë për të ardhmen, për një jetë më të mirë, po punojmë për ringritjen e këtyre monumenteve.

Memorandumi që po nënshkruajmë sot është vetëm një copëz e atij projekti madhor që ne duam të çojmë përpara, që ka të bëjë jo vetëm me ruajtjen e kujtesës, por edhe me rijetëzimin e trashëgimisë sonë materiale dhe kthimin e saj në një motor zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

Tashmë kemi disa shembuj të mirë, të cilët ne po punojmë për t’i replikuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Pazari i Gjirokastrës, Pazari i Tiranës, i Korçës, i Krujës, realizuar në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe partnerë të tjerë.

Janë dëshmi se si trashëgimia kulturore mund të kthehet në një faktor zhvillimi jo vetëm lokal, por kombëtar.

Jemi vetëm në një fazë të parë konsolidimi. Puna tashmë ka nisur në disa sektorë paralelisht, me mbështetjen e partnerëve tanë europianë, si në Kullën C në Durrës, këtu në Krujë ku jemi sot, dhe do të pasohet me hapa të tjera, që synojnë t’i japin jetë kësaj trashëgimie, e cila deri më tani është konsideruar si një aset vetëm për t’u ruajtur, dhe që ne duam ta kthejmë edhe në shërbim të komunitetit.

]]>
Bashkia Krujë/ Zjarri në Malin e Krujës dogji 50 ha! https://kruja.gov.al/2020/04/bashkia-kruje-zjarri-ne-malin-e-krujes-dogji-50-ha/ Sat, 11 Apr 2020 12:46:05 +0000 http://kruja.gov.al/?p=2384 Për dy ditë me radhë, në Malin e Krujës pati 4 vatra zjarri e cila përshkroi 50 ha tokë. Pjesa jugore e Malit, u përfshi nga flakët e mëdha të cilat edhe falë erës së fortë u përhap thuajse deri në gjysmën e Malit. Dëmet e shkaktuara ishin në 50 ha tokë e djegur, me barishtet, ferrat dhe 6 ha fidanë të rinj pishe, të cilat ishin mbjellë nga Bashkia Krujë në vitin 2017. Gjithsesi vlerësimi i dëmit do jetë më i saktë, pas përfundimit të ekspertizës.

Dhjetra punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Shërbimeve Publike të Bashkisë Krujë dhe zjarrëfikës u munduan të izolojnë vatrat e zjarrit, por terreni i vështirë dhe era e fortë e vështirësoi së tepërmi. U desh ndërhyrja nga ajri i forcave të Ministrisë së Mbrojtjes që vuri nën kontroll zjarrin.

Mbi shkakun e zjarrit, mendohet se është e qëllimshme, por ende po hetohet nga Prokuroria e Krujës.


]]>