Si asnjëherë tjetër, qyteti legjendar i Krujës ka pritur mijëra e mijëra qytetarë, por nuk kanë munguar në këtë event edhe pushuesit e turistët, të cilët janë ngjitur brenda mureve për të ndjekur eventin më masiv e më të suksesshëm të sezonit të verës, “Maratona Këngës”.

Artistë të këngës tradicionale, por edhe këngëtarë e grupe të muzikës moderne performuan para një publiku të jashtëzakonshëm, të cilët u vendosën në oborrin e Kalasë, duke i dhënë kështjellës pamjen e një amfiteatri.

Të parët që hapën mbrëmjen ishin grupi legjendar i pleqve të Krujës, të cilët si gjithmonë simpatikë, morën dhe duartrokitjen e parë dhe enthusiazmin e shikuesve.

Me Koncertin e Maratonës, në qytetin e Krujës koiçidonte dhe me ditën e parë të fillimit të punimeve për rehabilitimin e qendrës së qytetit, një projekt i Bashkisë së Krujës, që në përshendetjen e Kryebashkiakut Artur Bushi, cilësohet si një hap i rëndësishëm në dhënien e një fizionomie të re qytetit të Krujës.

Në historinë e “Maratonës së Këngës”, ky është i pari koncert që zhvillohet në qytetin e Krujës, por artistët morën premtimin e kthimit të eventit në një tradite për qytetin e bekuar.