Përshendetje,
Përshendetje,
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli : Konsultim publik për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 0.255 ha të llojit Pyll në fshatin Derven për qëllim mbarështim faunës së egër.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit të fshatit Derven të Bashkisë Krujë dhe komunitetit që preket nga dhënia në përdorim e sipërfaqes së pyll prej 0.255 Ha për mbarështim faunës së egër, ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me këtë çështje.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet tek prona e cila kërkohet të jepet në përdorim, në fshatin Derven, në datë 05/09/2024, ora 10:00.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 5 Shtator 2024, në adresën e emailit:
gjon1986_jur@live.com
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli : Konsultim publik për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 0.541 HA të llojit Pyll në fshatin Larushk për mbarshtimin e florës së egër dhe kultivimin e bimëve të ndryshme.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit të fshatit Larushk të Bashkisë Krujë dhe komunitetit që preket nga dhënia në përdorim e sipërfaqes pyll prej 0.541 Ha për mbarshtimin e florës së egër, dhe kultivimin e bimëve të ndryshme, ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me këtë cështje.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet tek prona e cila kërkohet të jepet në përdorim, në fshatin Larushk, në datë 18/07/2024, ora 10:00.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 18 Korrik 2024, në adresën e emailit:
Pjesëmarrës:
Forma e konsultimit: Takim në terren.
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 0.541 HA të llojit pyll në fshatin Larushk për mbarshtimin e florës së egër, dhe kultivimin e bimëve të ndryshme. |
|
Përshkrimi i çështjes.
|
Miratimi i draftit vendimit për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 0.541 HA të llojit pyll në fshatin Larushk për mbarshtimin e florës së egër, dhe kultivimin e bimëve të ndryshme është i rëndësishëm të konsultohet nga Këshilli i Bashkisë, pasi bëhet fjalë për një sipërfaqe 0.541 të llojit pyll në fshatin Larushk, vendim ky që duhet të konsultohet patjetër me grupet e interesit që prekën. Mbi këtë çështje, është vendosur që në zbatim dhe të kuadrit ligjor në fuqi, të bashkëbisedohet dhe merren mendimet e komunitetit dhe adresojnë nevojat e tyre përsa i përket kësaj vendimmarrje. Për këtë, Këshilli i Bashkisë së bashku me administratën e Bashkisë do të organizojnë këtë konsultim publik. |
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresën e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 18 Korrik 2024.
Adresa: Fshati Larushk, Lagjja Aruçi, Bashkia Krujë. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
Ndryshime dhe sugjerime e komunitetit për këtë projektvendim do të mbahen me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Sektori i Pyjeve të Bashkisë. |
| Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë. |
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në 18 Korrik 2024, nëpërmjet adresës së emailit:
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Komisionit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Pronave të Bashkisë, komisionit të Ekonomise dhe Financës, dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të e Bujqësisë, Pyjeve dhe Pronave të Bashkisë dhe komisionit të Ekonomise dhe Financës (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të çdo rekomandimi dhe dërgimi i tyre tek Kryetari i Bashkisë; 4. Kthimi i përgjigjes dhe rekomandimeve nga ana e Kryetari te Bashkise. 5. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt vendim. Vendimi i bashkëngjitet dokumentit të projekt buxhetit vjetor; 6. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 7. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 8. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 9. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 10. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 27.06.2024 |
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit të fshatit Larushk të Bashkisë Krujë dhe komunitetit që preket nga dhënia në përdorim e sipërfaqes së pyll prej 1.5 Ha për agropylltari, ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me këtë çështje.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet tek prona e cila kërkohet të jepet në përdorim, në fshatin Mazhe, në datë 19/07/2024, ora 10:00.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 19 Korrik 2024, në adresën e emailit:
Pjesëmarrës:
Forma e konsultimit: Takim në terren.
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 1.5 HA të qëllimit agropylltari. |
|
Përshkrimi i çështjes.
|
Miratimi i draftit vendimit për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 1.5 HA të llojit pyll në fshatin Mazhë për qëllim agropylltari, që merret nga Këshilli i Bashkisë, duhet të konsultohet patjetër me grupet e interesit që preken. Mbi këtë çështje, është vendosur që në zbatim dhe të kuadrit ligjor në fuqi, të bashkëbisedohet dhe merren mendimet e komunitetit dhe adresojnë nevojat e tyre përsa i përket kësaj vendimmarrje. Për këtë, Këshilli i Bashkisë së bashku me administratën e Bashkisë do të organizojnë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve. |
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresën e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 19 Korrik 2024.
Adresa: Fshati Mazhe, Bashkia Krujë. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
Ndryshime dhe sugjerime e komunitetit për këtë projektvendim do të mbahen me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Sektori i Pyjeve të Bashkisë. |
| Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë. |
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në 19 Korrik 2024, nëpërmjet adresës së emailit:
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Komisionit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Pronave të Bashkisë, komisionit të Ekonomise dhe Financës, dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të e Bujqësisë, Pyjeve dhe Pronave të Bashkisë dhe komisionit të Ekonomise dhe Financës (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe dërgimi i tyre tek Kryetari i Bashkisë; 4. Kthimi i përgjigjes dhe rekomandimeve nga ana e Kryetari te Bashkise. 5. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt vendim. Vendimi i bashkëngjitet dokumentit të projekt buxhetit vjetor; 6. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 7. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 8. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 9. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 10. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 27.06.2024 |
THIRRJE E HAPUR PËR PRANIMIN E 10 STUDENTËVE NË KURS TRAJNIMI “Bet on the Beat”, NDËRTIMI I KARRIERËS TË QËNDRUESHME MUZIKORE PËR PROFESIONISTËT E RINJ.
Kliko dokumentet me poshte per me shume:
01 NJOFTIM PËR PRANIMIN E 10 STUDENTËVE NË KURS TRAJNIMI
02 CALL FOR THE ADMISSION OF 10 STUDENTS TO THE TRAINING COURSE
Raport – Mbi prioritet e komunitetit të Bashkisë Krujë për përfshirjen të tavaneve buxhetore në projekt buxhetin 2023-2025
Krujë më 25 .01.2022
RAPORT
PËR PUNËN E KËSHILLIT TË BASHKISË PËR 12 – MUJORIN E VITIT 2021
Të nderuar këshilltarë !
Këshilli Bashkiak, si organi përfaqësues dhe vendimmarrës i qeverisjes bashkiake, i ushtron përgjegjësitë e tij qeverisëse, duke respektuar parimet e demokracisë vendore, transparencës qeverisëse, ligjshmërisë.
Këshilli i Bashkisë Krujë, gjatë 12-mujorit të vitit 2021 është fokusuar në trajtimin e problemeve dhe shqetësimeve që meritonin vëmendjen e duhur për një shërbim sa më cilësor ndaj komunitetit. Prioritare kanë qenë vendimet që i kushtoheshin proçesit të rindërtimit pas tërmetit të datës 26.11.2019, si dhe pandemisë botërore Covid-19. Gjithashtu, Këshilli ka marrë dhe vendime, që i kushtoheshin familjeve me probleme të thella sociale, eleminimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Ka marrë vendim çdo muaj për dhënie ndihme financiare, për familje, nga fondi i kushtëzuar si më poshtë :
| Nr. | Muaji | Ndihmë ekonomike për
familje nga Fondi i kushtëzuar 6 % |
||
| 1. | Janar | – | ||
| 2. | Shkurt | 27 | ||
| 3. | Mars | 26 | ||
| 4. | Prill | 25 | ||
| 5. | Maj | 25 | ||
| 6. | Qershor | 26 | ||
| 7. | Korrik | 25 | ||
| 8. | Gusht | 30 | ||
| 9. | Shtator | 31 | ||
| 10. | Tetor | 29 | ||
| 11. | Nëntor | 27 | ||
| 12. | Dhjetor | 32 | ||
Në zbatim të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019 Këshilli i Bashkisë Krujë, ka marrë vendime të rëndësishme për periudhën janar – dhjetor 2021 si,
Sqarim: Kjo listë ka ndryshuar në varësi të procesit të rindërtimit që përkon me tre faza:
Këshilli ka marrë deri me datë 28.12.2021, Dy (2) vendime për miratim të prishjes së detyruar të disa pronave të Bashkisë Kruje, pasi kanë rezultuar të rrezikshme për jetën dhe shëndetin pas tërmetit të nëntorit sipas ekspertizave të thelluara të Institutit të Ndërtimit Tiranë dhe janë rekomanduar të shëmben, si vijon:
Këshilli ka marrë 4 vendime për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të pronave private, sipas akt ekspertizave të thelluara të Institutit Ndërtimit Tiranë si vijon :
Përsa i përket COVID -19 këshilli ka marrë vendime :
Krahas këtyre vendimeve kemi miratuar vendime për :
gjithashtu Këshilli ka marrë dhe disa vendime që i përkasin mbarëvajtjes së punës së tij.
Për periudhën Janar – Dhjetor 2021, janë marrë 118 vendime gjithsej në Këshillin Bashkiak Krujë.
Vlen për tu theksuar se të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Kruje kanë qenë konform ligjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për vendimet e marra nga ky këshill për 12 mujorin e vitit 2021 institucioni i Prefektit të Qarkut është shprehur pozitivisht për shprehjen e ligjshmërisë ndaj tyre për vendimet e marra me përjashtim të:
Shenim: Nuk janë konfirmuar bazueshmeria ligjore nga institucioni i Prefektit gjashtë vendime përkatësisht vendimi nr.112. date 28.12.2021 vendim nr.113 datë 28.12.2021 vendimin nr.63 date 26.07.2021 vendimin nr.58 datë 28.05.2021 vendimi nr.09 date 05.02.2021 vendimi nr.92 date .22.10.2021.
Nga sa thamë më lart, këto vendimmarrje të këshillit, flasin qartë për bashkëpunimin e Këshillit me administratën e Bashkisë për t’iu përgjigjur në kohë dhe sipas legjislacionit në fuqi gjithë shqetësimeve dhe problematikave të komunitetit të Bashkis Krujë.
Këshilli gjatë kësaj periudhe ka qënë mjaft aktiv, duke mbajtur mbledhje të radhës, mbledhje jashtë rradhe dhe mbledhje të jashtëzakondshme, sipas tabelës së mëposhtme :
| Muaji | Nr i
mbledhjeve |
Mbledhje të
Radhës |
Mbledhje jashtë rradhe | Mbledhje të
Jashtëzakondshme |
| Janar | 1 | 1 (11.01.2021) | – | |
| Shkurt | 2 | 1 (26.02.2021) | 1 (05.02.2021) | – |
| Mars | 2 | 1 (31.03.2021) | 1 (09.03.2021) | – |
| Prill | 2 | 1 (30.04.2021) | 1 (19.04.2020) | – |
| Maj | 1 | 1 (31.05.2021) | – | – |
| Qershor | 1 | 1( 28.06.2021) | – | – |
| Total 6 mujor
Parë |
9
|
5 | 4 | 0 |
| Korrik | 1 | 1 (27.07.2021) | – | – |
| Gusht | 2 | 1 (31.08.2021) | 1(06.08.2021) | – |
| Shtator | 1 | – | 1(21.09.2021) | – |
| Tetor | 1 | – | 1 (22.10.2021) | – |
| Nëntor | 1 | – | 1 (05.11.2021) | – |
| Dhjetor | 2 | 1 (28.12.2020) | 1(10.12.2021) | – |
| Total 6 mujor
Dytë |
8 | 3 | 5 | 1 |
| Periudha | Nr i
mbledhjeve |
Mbledhje të
radhës |
Mbledhje jashtë rradhe | Mbledhje të
Jashtëzakondshme |
| 6 mujori parë | 9
|
5 | 4 | – |
| 6 mujori dytë | 8 | 3 | 5 | – |
| Total 12 mujori | 17
|
8 | 9 | – |
Akti normativ që lejonte mbledhjet online hyri në fuqi më datë 15.03.2020. Gjatë muajit Janar-Dhjetor 2021 janë zhvilluar 9 mbledhje online për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.
Numrin më të madh të vendimeve e përbëjnë vendimet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe strehimin, konktretisht me prishjet e godinave, shkollave, kopshtet, qëndrat shëndetsore, pallatet e shtëpitë individuale në qytet dhe disa prej njësive administrative të Bashkisë Krujë, të dëmtuara nga tërmeti me qëllim ndërtimet e tyre të reja nga fondi i rindërtimit akorduar nga Qeveria.
Është pasuruar faqa online e Këshillit Bashkiak me informacione për publikun nëpërmjet kartelave të mëposhtëme :
Nga Sekretariati i Këshillit është vënë në zbatim kërkesat e ligjit për njoftimet publike ( si në faqen zyrtare të Bashkisë, Drejtorëve të bashkisë apo dhe Deputetëve, në këndin e informacionit në zyrën e marrëdhënieve me publikun në bashkine Krujë) në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar dhe Rregulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Krujë, por në të ardhmen do të bëhet e mundur jo vetëm njoftimi në faqen e Bashkisë apo në media vendore por dhe njoftimeve e shpalljeve në të gjitha njësitë administrative e lagjet e qytetit, ku për këtë është e nevojshme mbështetja nga nënpunësit e njësive administrative.
Gjithashtu në Zyrën e Këshillit si me shkresa dhe me email, janë dorëzuar 8 kërkesa të cilave sekretariati në bashkëpunim me Kryetarin e Këshillit, i është përgjigjur, brënda afateve ligjore .
Gjithashtu në çdo mbledhje plenare të radhës është lënë një hapësirë për pyetje nga komuniteti (kërkesa apo ankesa), që janë përcjellë përmes pyetjeve që kanë bërë Këshilltarët drejtuar administratës së Bashkisë, të cilat kanë marrë përgjigje të drejtëpërdrejtë nga administrata e bashkisë.
Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar si dhe ligjit 146/2014 “Për konsultimin Publik” gjatë periudhës 12-mujore të këtij viti, këshilli nuk ka mundur të zhvilloj shumë dëgjesa publike, pasi situata e krijuar mbas tërmetit të datës 26.11.2019 si dhe pandemia Covid-19 e bënë të pamundur një gjë të tillë.
Këshilli nëpërmjet faqes së tij online ka hapur një rubrikë të konsultimeve me publikun si një nga mënyrat e pjesëmarrjes së komunitetit për të përcjell shqetësimet e sygjerimet e tij.
Mbetet si detyrë mjaft e rëndësishme për të ardhmen gjetja e mënyrave dhe formave të tjera për të komunikuar me publikun për çështje si diskutimi për buxhetin e bashkisë, paketës fiskale, tjetërsimit dhe dhënies me qira të pronave, miratimi i standarteve e rregulloreve etj me qëllim pjesëmarrjen aktive në vendimarrje të komunitetit.
Administratorët e lagjeve dhe të njësive administrative, kryesitë e fshatrave, këshillat komunitare, duhet të bëhen pjesë e organizimit e mbështetjes së dëgjesave publike, ku nëpërmjet posterave, anketave të ndryshme do të bëhet e mundur tërheqja e mendimit të komunitetit dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje.
Del si detyrë që çdo këshilltar për aktet normative, të cilat do të diskutohet dhe vendoset në këshill, të marrë opinionet dhe vërejtjet e publike në lagjen ose fshatin që ata përfaqësojnë para se të gjykohet apo shqyrtohet për të.
Për sa më sipër, vlerësojmë përvojën pozitive dhe ndërkohë kërkojmë plane tuaja për dëgjesa në zonat ku banoni apo jeni caktuar për të kryer detyrën e këshilltarit.
Faleminderit !
Falenderimet gjithashtu shkojnë për….
NJOFTIM
Në vijim të njoftimeve mbi situatën e ndodhur në qytetin e Krujës me ujin e pijshëm dhe mbi furnizimin në ditët në vazhdim të banorëve, ju informojmë si më poshtë :
Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike të bëra në datën 26/10/2021 nga laboratorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë dhe të ISHP Tirane nga ku rezulton se cilësia e ujit është brenda parametrave të lejuara për përdorim sanitar, ISHSH Durrës me anë të vendimit Nr. ISHSH-DR-2021-001617-4, datë 27/10 /2021, autorizon Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Krujë sha për rifillimin e furnizimit me ujë me kushtin vetëm për përdorim sanitar.
Pësa më sipër njoftojmë se, furnizimi me ujë do të rifillojë ditën e Enjte, datë 28.10.2021 ora 20:00 për banorët e qytetit, me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.
Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjenës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë.
NJOFTIM NGA UJESJELLESI PER RINISJEN E FURNIZIMIT ME UJE TE PIJSHEM
REPUBLIKA E SHQIPERISË
UJËSJELLËS KANALIZIME KRUJË SHA
NJOFTIM
Në vijim të situatës së ndodhur në qytetin e Krujës, ku gjatë ditës së djeshme, e Hënë datë 25/10/2021, janë paraqitur për ndihmë mjekësore një numër i konsiderueshëm banorësh pranë Spitalit Bashkiak “Stefan Gjoni” Krujë me komplikacione shëndetësore, të cilat dyshoheshin si shkak prej konsumimit të ujit të pijshëm, sqarojmë si vijon :
Menjëherë, si masë e parë prej dyshimit të ngritur, në orën 10:30 të ditës së Hënë, Ujësjellës Kanalizime Krujë sh.a ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Krujës dhe nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë kryer analizat e ujit në burim, në depot e qytetit dhe në pikat fundore të rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik janë marrë mostra të ujit dhe disa kampione tek pacientët e hospitalizuar për të analizuar dhe gjetur shkaqet më të detajuara.
Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Gjithsesi ky rast mbetet për tu verifikuar pasi analizat periodike te kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Dje janë analizuar edhe mostrat e ujit nga veprat e marrjes në Shkretë dhe në burimin e Livadheve, ku parametrat fiziko – kimike të të cilëve kanë rezultuar të jenë vazhdimisht brënda normave. Sot, janë analizuar nga NjVKSh mostrat e marra nga depozitat e qytetit të cilat kanë rezultuar brënda normave të lejuara. Gjithsesi, jemi në pritje edhe të analizave më të detajuara mikro – biologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit dhe do të shërbejnë për çertifikimin e furnizimit në vijim të popullatës me ujë të pijshëm.
Përsa i përket furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm në ditët në vijim, sqarojmë se UKK Krujë po vijon me dezinfektimin e depove të qytetit me anë te proçesit të klorinimit, ndërkohë analizat fiziko–kimike dhe ato mikrobiologjike do të çertifikojnë ri-fillimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.
Në mënyrë që të shmanget çdo rast i mëtejshëm kontaminimi, kërkohet që të mos konsumohet uji në depozitat familjare dhe dhe të bëhet zbrazja e tyre me qëllim pastrimin përfundimtar të rrjetit deri në pikat fundore.
Ndërkohë që autorizimi i përdorimit të ujit të pijshëm do të njoftohet nga UKK Krujë dhe Bashkia Krujë, pas çertifikimit të analizave përfundimtare nga ISHP të pikave fundore të shpërndarjes në të gjitha zonat e qytetit të Krujës.
Ekipi i punës i ngritur për manaxhimin e situatës me specialistët e UKK Krujë, Spitalit bashkiak të Krujës, Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor si dhe Institucioneve të tjera lokale dhe Qendrore, janë në gatishmëri për t’Ju përgjigjur kësaj situate deri në normalizimin e saj, situate e cila fatmirësisht po shkon drejtë stabilizimit pas komunikimeve të fundit me Spitalin Bashkiak.
NJOFTIM NGA UJESJELLESI 26-10-2021