ArturBushi

Emri :             Artur

Mbiemri :      Bushi

Atesia :          Xhek

Ditelindja :    17.01.1975

Vendlindja:  Thumanë

 

Studimet

  • Shkolla e mesme  “Arif Ali Sula”, Mamurras
  • Fakulteti Histori-Filologji, Dega Histori, Universiteti I Tiranës

 

Detyrat më të rëndësishme :

  • 2011-2013:Kryetar i komunës Thumanë
  • 2013-2015:Deputet i Partisë Socialiste/ Qarku Durrës, Rrethi Krujë
  • 2015- në vazhdim :Kryetar i Bashkisë Krujë

 

Artur Bushi është kryetar i Bashkisë Krujë prej gushtit  të 2015. Ai lindi ne Thumanë më 17 janar 1975 në një familje me tradita e plot vlera për komunitetin. Pas perfundimit te shkollës së mesme në gjimnazin “Arif Ali  Sula”  në Mamurras, ku spikati si nxënës i dalluar dhe me ambicie, merr rrugët e emigracionit si shumë shqiptar në kërkim të mundësive më të mira të jeteses. Mbas disa vitesh kthehet në Shqipëri duke ju përkushtuar studimeve universitare ku diplomohet për Histori në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu është njohës i shkelqyer i gjuhës italiane dhe angleze.

Me angazhimet e tij në politike, pjesë e Partisë Socialiste kandidon në komunën e Thumanës në vitin 2011, duke arritur një fitore historike ne nje zonë ku e majta nuk kishte arritur të fitonte. Entuziasmi i fitores bën që të përmbushë çdo pritshmëri që banorët e Thumanës kishin ndaj një banori që vinte nga një familje me tradita, të arsimuar dhe me nje kulture perëndimore. Për herë të parë në këtë komunë njihen investime në rrugët rurale dhe çka e përbën risi pastrimi i mbetjeve për herë të parë në një zonë rurale.

Aftesitë menaxhuese dhe vlerësimi i banorëve të komunes Thumane, bënë bujë në opinionin publik dhe Z. Bushi iu besua kandidatura për deputet në zgjedhjet e vitit 2013 nga kreu i Partisë Socialiste Z.Edi Rama,  ku përsëri arriti një fitore në Rrethin e Krujës. Duke qënë pjesë e Parlamentit si deputet e ku do jete zë i fortë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Gjatë punës së tij si deputet rrethi Krujë do njohë një sërë investimesh të rëndësishme si : Shkolla e Mesme “Shote Galica”, Shkolla e Mesme “Ramazan Karaj”, Shkolla Nr 4 Krujë, Rivitalizimi I Kurorës së Krastës-Krujë, Rruga hyrëse në Fushë-Krujë, Ndricimi rrugor, Fasadat e pallateve në Fushë Krujë etjer.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, me ndarjen e re administrative, për të tretën herë ju besua kandidatura përsëri Artur Bushit, i cili arrin një fitore të rëndësishme në Bashkinë Krujë. Prej gushtit te 2015 ai është qytetari i parë i qytetit i cili po e kthen Bashkinë Krujë, dita ditës në një institucion të hapur, transparent në vendimarrje e me një plan investimesh në një territor që mbart shumë probeme, sfidë që për Artur Bushin është e realizueshëme në sajë të vullnetit, vizionit dhe përgjegjshmërisë para banorëve që për të tretën herë treguan që janë në krah te tij.

Kompetencat e Kryetarit të Bashkisë