Organigrama e Bashkisë Krujë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Drejtor: Mehmet Deliu mehmet.deliu@kruja.gov.al (CV)
Shërbimi dhe detyrat :
- Paisje me vjetërsi në punë.
- Pajisje me vërtetim nga njësia administrative për mungesë dokumentacioni në lidhje me vjetërsinë në punë para vitit 1990.
- Publikimi i Organigramës së Bashkisë Kruje
- Menaxhimin e Burimeve Njerezore
- Njoftime dhe shpallje për vende të lira të Punës
- Zbatim i Legjislacionit në bazë Departamentit te Administrates Publike
- Trajnimi dhe aftësimi i punonjësve të Bashkisë Krujë
- Përgatitjen e list-prezencës
Drejtoria e Financës
Drejtor : Xhevahire Xhafa xhevahire.xhafa@kruja.gov.al (CV)
Shërbimi dhe detyrat :
- Paisje me vërtetim te pagës
- I propozon kryetarit dhe ndjek zbatimin e programit te miratuar te punës për hartimin e projekt-buxhetit vjetor dhe atij afatmesëm.
- Koordinon proçesin e konsultimit me komunitetin dhe aktorët e interesuar për çështjet e buxhetit dhe evidenton shkallën e përfshirjes se kerkesave te tyre , ne project-buxhetin perkates.
- U kërkon te gjithë institucioneve në varësi dhe sektorëve te bashkisë , kerkesat e argumentuara te tyre , ne fazen e hartimit te projekt-buxhetit.
- Mbi bazen e te dhenave te grumbulluara pergatit project-buxhetin I cili konsultohet dhe pasi miratohet nga kryetari I bashkise I paraqitet per miratim keshillit te bashkise.
- Pas miratimit te buxhetit ben detajimin e tij per sektoret, ndermarrjet, institucionet e varesise.
- Pas miratimit te buxhetit ndjek ne vazhdimesi zbatimin e tij, sipas zerave dhe afateve te percaktuara ne buxhet.
- Pergatit konsultivin e buxhetit per vitin financiar te mbyllur dhe llogarite vjetore.
- Mban kontabilitetin dhe ben pagesat apo arketimet
- Kryen pagesa te ndryshme vetem kur jane te shoqeruara me dokumente justifikues per kryerjen e shpenzimeve , si situacione, fatura, etj.
- Harton borderote per pagesat e pagave te punonjesve te bashkise si dhe sigurimet shoqerore dhe shendetesore.
- Rakordon cdo muaj me degen e thesarit , te ardhurat dhe shpenzimet e realizuara.
Drejtoria e Tatim Taksave
Drejtor: Lindita Taçi lindita.taci@kruja.gov.al
Shërbimi dhe detyrat :
- Përfitim regjistrimi subjekti në zyrën e taksave dhe tarifave vendore
- Pajisje me vërtetim të pagesës për taksat dhe tarifat vendore
- Përfitim reduktimi të taksës familjare
- Autorizimin e lëvizjes se mjeteve të transportit publik
- Përfitim përjashtimi nga taksa e pastrimit dhe pagesa UKT (pensionist/invalid)
- Pajisje me njoftim vlerësimi tarifor
- Është përgjegjës për mbledhjen e të ardhurave vendore në Bashkine Krujë
- I propozon kryetarit dhe ndjek zbatimin e programit te miratuar të punës për nivelin e taksave projekt-buxhetit vjetor
- Merr pjese ne hartimin e buxhetit
Drejtoria e Sherbimeve Publike
Drejtor: Isa Shqezi
Shërbimi dhe detyrat :
- Administrimin e territorit në mirëmbajten e tij
- Pastrimin dhe sistemimin e rrugëve, kanaleve kulluese, ndriçimit të qytetit
- Mirëmbajtjen e shkollave dhe kopshteve për fëmijët
- Mirëmbajtjen e varrezave dhe administrimin e tyre per hapjen e varreve të reja
- Përgjegjës në përballimin e emergjencave civile
- Parashtrojnë problematikat e Bashkisë dhe ofrojnë zgjidhjet që duhen ndërmarrë
- Paisje me leje varrimi
- Paisje me leje zhvarrimi
Drejtoria e Shërbimit Social
Drejtor: Ilira Suta ilira.suta@kruja.gov.al
Shërbimi dhe detyrat :
Sektori i Ceshtjeve Sociale dhe Barazise Gjinore bashkëpunon me strukturat përkatëse në Ministrine e Mirëqenies Sociale duke hartuar politika, programe e dokumenta ne kuadrin e barazise gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje si dhe koordinon punën dhe ofron mbështetjen e nevojshme per parandalimin dhe luftën kundër dhunës në familje ne nivel lokal:
- Harton politikat per kujdesin social, mbledh dhe analizon informacionin dhe situaten
sociale te shtresave në nevoje dhe kategorive në risk.
- Harton dhe monitoron programet afat-mesëm dhe afatshkurtër qe ndihmojnë kategori të veçanta për të kapercyer barrierat ekonomike e sociale.
- Harton dhe kontrollon projektet sociale ,përcakton prioritete si dhe harton buxhetin për realizimin e programeve sociale .
- Harton dhe monitoron standartet dhe kriteret prioritare per te gjithe sektoret ekujdesit
social perfshire dhe strehimin social.
- Zbaton dhe menaxhon projekte sociale per te gjithe kategorite ne nevoje dhe bashkepunon me te gjithe aktoret pergjegjes, organizatat jo fitimprurese dhe organizma te tjere , per realizimin e tyre.
- Merr pjese si palë e tretë dhe shpreh mendimin si ekspert në fushën sociale në gjykimin e ceshtjeve civile mbi “Caktimin e kujdestarise se femijeve” ne perputhje me ligjin nr.9062,date 08.05.2003 “Kodi i familjes”
- Planifikon dhe menaxhon projektet sociale nepermjet qendrave ditore , ne sherbim te te gjitha kategorive ne nevoje , ne perputhje me standartet dhe strategjine lokale te sherbimit social .
- Ne baze te informacionit harton relacione , projektvendime cdo muaj ne menyre te perbledhur per te gjithe njesite administrative per ndihmat ekonomike, personat me aftesi te kufizuar( pak) dhe invalideve te punes .
- Paraqet ne keshillin bashkiak Kruje cdo muaj materialin per vendimmarrje perfundimtare .
- Merret me trajtimin e personave në ndihmë ekonomike në plotësimin e dosjeve dhe përpilimit të dokumentacionit të nevojshëm
- Mbështet integrimin e çeshtjeve të barazisë gjinore në hartimin e politikave që do të hartohen nga bashkia Krujë.
- Monitoron zbatimin e angazhimeve te Bashkisë Krujë për barazinë gjinore dhe dhunën në familje.
- Lehtëson bashkëpunimin e organeve vendore me organet qendrore për zbatimin dhe monitorimin e legjislacionit dhe politikave shtetërore për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje.
- Krijon mundësi të barabarta për gratë dhe burrat duke hartuar politika , duke ndërmarrë masa te përshtatshme dhe veprimet e nevojshme për eleminimin e diskriminimit gjinor dhe arritjen e barazisë gjinore në trajtim dhe mundësi.
- Vlerëson nga këndveshtrimi gjinor të gjitha vendimet e Këshilit Bashkiak para miratimit te tyre duke siguruar ekspertize teknike.
Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit
Drejtor : Riza Blushi riza.blushi@kruja.gov.al (CV)
Sherbimi dhe detyrat :
- Dokumentat e nevojshëm për deklarim paraprak duhen:
- Certifikata e Pronësise (E rifreskuar e tremujorit te fundit)
- Projekt teknik (ose planvendosje)
- Preventiv
- Grafik Punimesh
- Deklarata paraprake (Shtojca D e rregullores 408)
- Kerkesa + formularet (Kerkesa tip)
- Analize ose raport teknik (kjo me raste)
- Vertetim Taksash
- I gjithe dokumentacioni ne CD
Te gjithë dokumentat duhet te jene te firmosura dhe vulosura nga inxhinjer me license + kopje e noterizuar e licenses + QKR
- Kërkesë për leje ndërtimi
- Aplikanti duhet të ketë dokumentin që vërteton identitetin e tij dhe një fotokopje për t’ja bashkangjitur dokumentave.
2. KËRKESË PËR KRYERJE PUNIMESH, (Formulari Tip1, sipas shtojcës A të Rregullores 408 dt.13.05.2015), e cila duhet të plotësohet dhe firmoset nga investitori dhe zhvilluesi i pronës..
3. Çertifikatë pronësie ose dokumenti i vërtetimit hipotekor të pronës, bashkangjitur harta treguese dhe kopja e kartelës shoqëruese, nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kopje origjinale, i marrë në tre muajt e fundit.
4. Kontratë sipërmarrje, e lidhur midis zhvilluesit (apo përfaqësuesit të tyre me prokurë) dhe subjektit ndërtues që do të kryej punimet, e cila duhet të jetë origjinale dhe e lidhur para noterit,si dhe deklarate pergjegjesie nga subjekti ndertues per respektimin e kushteve teknike dhe te sigurimit te punonjesve dhe jetes se njerezve, gjate kohes qe kryhen punime.
5. Genplani i hartuar mbi fragmentin e hartes egzistuese (Topograf i Licensuar)
- Një kopje e genplanit të hartuar nga sektori i GIS Kadastrës, të lihet i paprekur.
- Plani i vendosjes së strukturës në shkallë 1:500, punuar mbi një kopje të genplanit të hartuar nga sektori i GIS i ZVRPP, (sipas modelit, 1 kopje format kalk dhe 2 kopje format letër).
7. Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.
8. Miratim nga Ministria e Mjedisit (Vertetim Teknik)
9. Projekti teknik i zbatimit i cili duhet të përmbajë:
Projektin ekzistues të strukturës dhe projektet që do të realizohet ndryshimi si më poshtë:
- Projekti arkitektonik:
Bashkëngjitur projektit:
– Relacioni teknik arkitekturor, ku përfshihet tabela e të dhënave teknike.
– Licensa individuale e arkitektit (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë, bashkëngjitur
– Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit.
- Projekti konstruktiv i strukturës:
Bashkëngjitur projektit
-Relacioni teknik shpjegues..
-Licensa individuale e inxhinierit konstruktor (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë, bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit.
– Deklaratë noteriale projektuesit konstruktor, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe normave teknike në fuqi.
III. Projekti elektrik i strukturës:
Bashkëngjitur projektit:
– Relacioni teknik shpjegues.
– Licensa individuale e inxhinierit elektrik (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit.
– Deklaratë noteriale projektuesit elektrik, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe normave teknike në fuqi.
- Projekti hidrosaitar i strukturës:
Bashkëngjitur projektit hidro sanitar:
-Relacioni teknik shpjegues.
-Licensa individuale e inxhinierit hidro sanitar (fotokopje e noteruar) me kategoritë e
punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë,
bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit,
i marrë në tre muajt e fundit.
-Deklaratë noteriale e projektuesit hidrosanitar, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij
profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe
normave teknike në fuqi.
V. Projekti i mbrojtjes kundra zjarrit të struktures i miratuar nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH).
Bashkëngjitur projektit:
– Relacioni teknik shpjegues.
– Licensa individuale e projektuesit, (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë, bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit.
– Deklaratë noteriale projektuesit me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe normave teknike në fuqi.
Shënim: Për licensat e Shoqërisë Projektuese (fotokopje e noteruar), bashkëngjitur fotokopje të licensave individuale të projektuesve, me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë dhe Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit.
VI. Preventivi i realizimit të punimeve i hartuar mbi bazën e cmimeve mesatare, të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.
VII. Grafiku i kohëzgjatjes së realizimit të punimeve.
VIII. Plani i organizimit të punimeve.
- Oponenca teknike për të projektet e ndërtimit për të gjitha llojet e punimeve, me vlerë të preventivuar së paku 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, e kryer nga institucionet shtetërore ose ente të tjera, që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve.
11. Licensa e subjektit ndërtues (fotokopje e noteruar), me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit.
12. Vërtetim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (Nese ben pjese ne zone te mbrojtur)
13. Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, që subjekti ndërtues ka shlyer taksat dhe tarifat vendore, të parashikuara nga pushteti vendor. Subjektet të cilët nuk janë të regjistruar në Bashkinë e Krujes të paraqesin vërtetim për hapjen e niptit sekondar, në mënyrë që të paguhen detyrimet përkatëse pranë Bashkisë Kruje.
14.Kopje te mandateve te pageses qe verteton shlyerjen e detyrimeve ndaj profesionisteve qe kane hartuar projektet.
15. Gjithë dokumentacioni duhet të jetë i dixhitalizuar (në formatet jpg, pdf, dëg ose ëord) në mënyrë që të ngarkohet si dokument në Regjistër.
Drejtoria Juridike dhe Prokurimeve
Drejtor : Eglantina Subashi eglantina.subashi@kruja.gov.al (CV)
Shërbimi dhe detyrat :
- Harton dhe kontrollon paraprakisht të gjitha aktet ( urdhëra, urdhëresa e vendime) që I paraqiten keshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë.
- Kur ka vërejtje për aktet e paraqitura , i kërkon sektorit përkatës reflektimin e tyre në akt dhe kur ato nuk reflektojnë , i paraqet me shkrim mendimet e tij organit që do të vendosë në lidhje me ato, mendime te cilat i bashkangjiten aktit.
- I jep konsulencen juridike sektorëve të Bashkisë për hartimin e kontratave dhe akteve të tjera, në lidhje me realizimin e funksioneve të bashkisë.
- Kryen përfaqësimin ligjor të bashkisë pranë organeve gjyqësore si dhe me institucionet apo subjektet e tjera.
- Merr pjesë në hartimin e dokumentave të tenderave dhe ndjek procedurën e zhvillimit të tyre në përputhje me ligjin e prokurimit publik.
- Trajton dhe zgjidh brenda kuadrit të kompetencave kërkesat dhe ankesat e qytetarëve që i drejtohen direkt sektorit apo i delegohen nga kryetari.
- Kur për zgjidhjen e kërkesave apo ankesave i nevojiten të dhëna nga sektoret e tjere të bashkisë , kërkon bashkëpunimin e tyre në trajtimin e problemit.
- Mban arkivën e fletoreve zyrtare.
- Azhornon ndryshimet në legjislacion dhe informon sektorët perkatës per ndryshimet qe lidhen me punën e tyre.
- Menaxhimi i prokurimeve publike
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit
Kryeinspektor : Ark.Sajmir Shuli sajmir.shuli@kruja.gov.al
Shërbimi dhe detyrat :
- vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës;
- vendos gjoba sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të licencës profesionale personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit pa leje, si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të punimeve të ndërtimit;
- vendos pezullimin e punimeve në ndërtim në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës;
- vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm;
- përgatit kallëzimin penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;
- jep informacionin e kërkuar Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij Inspektorati.