Një nga problematikat më të mëdha që qyteti i Krujës ka, është furnizimi me orar të ujit të pijshëm. Situata bëhet me problematike, sidomos gjatë sezonit të verës, ku reduktimi i orarit si pasojë e prurjeve të pakta të ujit, shkakton shumë shqetësime tek banorët. 

Në zgjidhje të këtij problemi, ka nisur puna për ndërtimin e rrjetit të ri furnizues, ku do vihen në përdorim, burimet ujore pranë Qafështamës. 

Deri tani, janë ndërtuar depot e ujit, ndërtimin e linjës që lidh depon e re me depon e vjetër; linja e furnizimit nga Antena deri në depon e re ;Ka përfunduar puna e linjës nga Antena- Sari Salltik, 6 km linja e furnizimit nga Mali i Krujës – vendburim. 

Aktualisht po punohet në kilometrin e fundit të tubacionit, e cila është dhe pjesa më e vështirë, pasi terreni është tejet e thyer, tërësisht shkëmbor dhe në një lartësi 1400 m mbi nivelin e detit. 

Brenda vitit ky projekt do jetë vënë në zbatim dhe qytetarët do zgjidhin një nga problemet kryesore.