NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli : Konsultim publik për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 0.255 ha të llojit Pyll në fshatin Derven për qëllim mbarështim faunës së egër.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit të fshatit Derven të Bashkisë Krujë dhe komunitetit që preket nga dhënia në përdorim e sipërfaqes së pyll prej 0.255 Ha për mbarështim faunës së egër, ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me këtë çështje.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet tek prona e cila kërkohet të jepet në përdorim, në fshatin Derven, në datë 05/09/2024, ora 10:00.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 5 Shtator 2024, në adresën e emailit:
gjon1986_jur@live.com