NJOFTIM PËR MEDIAN DHE QYTETARËT, MBI SITUATËN E UJIT TË PIJSHËM NË QYTETIN E KRUJËS

 

 

    REPUBLIKA E SHQIPERISË

   UJËSJELLËS KANALIZIME KRUJË SHA 

    NJOFTIM

Në vijim të situatës së ndodhur në qytetin e Krujës, ku gjatë ditës së djeshme, e Hënë datë 25/10/2021, janë paraqitur për ndihmë mjekësore një numër i konsiderueshëm banorësh pranë Spitalit Bashkiak “Stefan Gjoni” Krujë me komplikacione shëndetësore, të cilat dyshoheshin si shkak prej konsumimit të ujit të pijshëm, sqarojmë si vijon :

 

Menjëherë, si masë e parë prej dyshimit të ngritur, në orën 10:30 të ditës së Hënë, Ujësjellës Kanalizime Krujë sh.a ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Krujës dhe nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë kryer analizat e ujit në burim, në depot e qytetit dhe në pikat fundore të rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik janë marrë mostra të ujit dhe disa kampione tek pacientët e hospitalizuar për të analizuar dhe gjetur shkaqet më të detajuara.

 

Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Gjithsesi ky rast mbetet për tu verifikuar pasi analizat periodike te kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Dje janë analizuar edhe mostrat e ujit nga veprat e marrjes në Shkretë dhe në burimin e Livadheve, ku parametrat fiziko – kimike të të cilëve kanë rezultuar të jenë vazhdimisht brënda normave. Sot, janë analizuar nga NjVKSh mostrat e marra nga depozitat e qytetit të cilat kanë rezultuar brënda normave të lejuara. Gjithsesi, jemi në pritje edhe të analizave më të detajuara mikro – biologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit dhe do të shërbejnë për çertifikimin e furnizimit në vijim të popullatës me ujë të pijshëm.

 

Përsa i përket furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm në ditët në vijim, sqarojmë se UKK Krujë po vijon me dezinfektimin e depove të qytetit me anë te proçesit të klorinimit, ndërkohë analizat fiziko–kimike dhe ato mikrobiologjike do të çertifikojnë ri-fillimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

 

Në mënyrë që të shmanget çdo rast i mëtejshëm kontaminimi, kërkohet që të mos konsumohet uji në depozitat familjare dhe dhe të bëhet zbrazja e tyre me qëllim pastrimin përfundimtar të rrjetit deri në pikat fundore.

 

Ndërkohë që autorizimi i përdorimit të ujit të pijshëm do të njoftohet nga UKK Krujë dhe Bashkia Krujë, pas çertifikimit të analizave përfundimtare nga ISHP të pikave fundore të shpërndarjes në të gjitha zonat e qytetit të Krujës.

 

Ekipi i punës i ngritur për manaxhimin e situatës me specialistët e UKK Krujë, Spitalit bashkiak të Krujës, Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor si dhe Institucioneve të tjera lokale dhe Qendrore, janë në gatishmëri për t’Ju përgjigjur kësaj situate deri në normalizimin e saj, situate e cila fatmirësisht po shkon drejtë stabilizimit pas komunikimeve të fundit me Spitalin Bashkiak.

NJOFTIM NGA UJESJELLESI 26-10-2021

 

 

 

 

 

Ambasadori i Japonisë vizitë në Bashkinë Krujës, mbi forcimin e mëtejshëm mes dy institucioneve.

Ambasadori i Japonisë, SH.T.Z TAKADA Mitsuyuki vizitoi qytetin e Krujës ku zhvilloi edhe një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë Krujë, Z. Artur Bushi. Në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”, Bashkia Krujë ka përfituar dy grante, një për blerjen e një zjarrëfikëse të re dhe një për blerjen e një fadrome. Të dyja projekte rrisin sigurinë publike për banorët në situata emergjente si zjarre, aksidente, përmbytje apo mirëmbajtje të rrugëve rurale.

Nëpërmjet këtij projekti, sherbimit të MZSH-së të Bashkisë Krujë iu dhurua një automjet zjarrfikës me pompë dhe depozitë uji. Gjatë ceremonisë, Z. Bushi, Kryetari i Bashkisë, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë së Japonisë. “Pata kënaqësinë të mirëprisja ambasadorin e ri të Japonisë, Sh.T.Z Takada dhe ta falenderoja nga afër për ndihmën e vyer për blerjen e një zjarrëfikëse të re. Po ashtu, në emër të komunitetit i shpreha mirënjohjen edhe për ndihmën e çmuar për spitalin e Krujës, në të cilin tashmë ka një ambulancë të re e që gjatë kohës së Covid-19 plotësoi një nevojë të madhe të shërbimit të urgjencës” –theksoi ndër të tjera Kryebashkiaku.

Gjatë takimit u diskutuar edhe për projektet në vijim, sidomos në shkëmbime kulturore dhe ato turistike.

Vizitoret ne Muzeun Historik dhe Etnografik arrijnë mbi 10 mijë ne muajin gusht , grupe vizitorësh nga Dubai dhe Egjipti.

Kruja vijon të mbetet destinacioni më i kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, ku vetëm në muajin Gusht, muzetë e qytetit u vizituan nga 10.000 turistë. Pavarsisht, një viti ende të kushtëzuar nga masat prej Covid-19, vendit më historik të shqiptarëve, nuk i munguan turistët e huaj, ku risia e këtij viti ishin turistët nga Dubai dhe Egjipti, përpos atyre tradicional si shqiptarët e Kosovës, Polakët dhe Ukrahinas.

Drejtori i Muzeut Mehdi Hafizi është shprehur, “Mbi 10 mijë vizitorë po arrijnë në  para pandemisë . Figura e Skënderbeut, meqë ka monumente në vende të tjera të europës shton kureshtjen tek pushuesit e huaj, e veçanta këtë vit janë grupe nga Dubai dhe Egjipti”.

Vizitorët nga Egjipti janë shprehur se, punimet me dorë ne Krujë janë impresionuese dhe që i ngjajnë produkteve në Egjipt  dhe kjo i jep ndjesine e te qenurit shumë familjare pra ndiheshin si në shtëpinë e tyre.

Vizitorë të shumtë  kanë vizituar Krujën  të cilët ishin polakë, kosovarë  dhe  risia e këtij  viti janë vizitorët nga Dubai dhe Egjipti.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është inaguruar më 1 nëntor 1982, I cili ndodhet brenda  kështjellës. Ndërtesa ka karakterin e një memoriali. Aty ku historia, arkitektura dhe arti përbëjnë një të vetme..

Muzeu Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. Ai është i ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesë e cilësuar monument kulture i kategorisë së 1 – rë. Objektet që ndodhen mbrenda muzeut janë 90%  origjinale dhe 100% funksionale, e cila nxit kureshtjen dhe interesin e vizitorëve të shumtë.

Vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor për nxënësit dhe mësuesit e Bashkisë Krujë!

Më 1 Shtator nisi viti arsimor në Bashkinë Krujë, ku 8006 nxënës dhe 641 mësues do të hapin dyert e shkollave për këtë sezon arsimor. Përfaqësues të Bashkisë Krujë dhe zyrës arsimore, nga shkolla e sapo rikonstrukuar në Thumanë, dhanë mesazhin e një viti të suksesshëm dhe me shpresën për sa më pak sfida të imponuara nga COVID-19!

Në Bashkinë Krujë janë 10 shkolla ne rikonstruksion ose në ndërtim nga e para, 3 prej të cilave hapen para datës 27 Shtator, ditë kur fillon zyrtarisht proçesi mësimor. Sot, dyert e 24 shkollave janë hapur për orët plotësuese, për nxënësit të cilët patën vështirësi nga mësimi në distancë, si pasojë e masave të marra nga Covid-19, ku shkollat u mbyllën dhe mësimdhënia u bë online.

Njoftim mbi situatën me furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit Krujë!

Të nderuar banorë të qytetit Krujë,

Nisur nga shqetësimet për furnizimin me ujë të pijshëm ju informojmë, se me të konstatuar rënien e prurjeve dhe pas njoftimit të marr nga banorët e 3 lagjjeve për ngjyrën e ujit më datë 28-06-2021, urgjentisht është ngritur Grupi i Punës mes Bashkisë Krujë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, për inspektim dhe kontroll të të gjithë linjës së furnizimit në Malin e Krujës, ku është konstatuar një ndërhyrje e paligjshme pranë depos kryesore. Në mënyrë të menjëhershme, kemi njoftuar dhe bërë padinë pranë Policisë së Shtetit, ku për pasojë është arrestuar një qytetar. Ndërkohë, në zbatim të Protokolleve të Higjenës së Shëndetit Publik, si masë paraprake dhe të përkohshme, kemi ndërprerë furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm nga linja e re e ujësjellësit, deri në inspektimin tërësor të saj.

Duke qenë se vepra është brenda afatit kohor të garancisë, është njoftuar edhe firma zbatuese, bashkë me atë supervizuese, për tu bërë pjesë e Grupit të Punës, për inspektimin e gjithë linjës furnizuese nga burimi në Malin e Bogdanit e deri në depozitën e ujit në qytetin e Krujës. Duke qenë se linja e re shtrihet në një gjatësi prej 15 km dhe ku pjesa më e madhe shtrihet në një terren tepër të vështirë malor, gjithë inspektimi dhe kontrolli i linjës ka kërkuar kohën e saj dhe falë angazhimit të madh, jemi drejtë përfundimit të inspektimit të të gjithë linjës.

Nga ky kontroll, janë gjetur edhe 3 ndërhyrje të tjera në linjen kryesore, për të cilën kemi njoftuar Policinë e Shtetit dhe denoncuar këtë vepër të rëndë penale të ndërhyrjes së paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, bashkë me provat përkatëse.

Për sa i përket ngjyrës së ujit, e cila ka ardhur prej ndërhyrjeve në rrjet, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë ka kërkuar pranë NJVKSH Krujë që perveç analizave të përditshme nga laboratori i saj, të bëjë rishtaz analizat e ujit pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT, prej të cilave ka rezultuar që uji është i pijshëm dhe nuk ka asnjë element të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

E theksojmë se jemi drejtë përfundimit të inspektimit të ndërhyrjeve dhe pas riparimit të dëmeve në rrjet, për të qenë të kujdesshëm dhe në zbatim të Protokolleve të Sigurisë, NUKK do të kërkojë të ribëhen edhe njëherë tjetër analizat e ujit. Pas përfundimit të këtij proçesi, në mënyrë të menjëhershme, do të rinisë furnizimi me ujë të pijshëm nëpërmjet linjës së re.

Ndërkohë përmes këtij njoftimi, bëjmë thirrje ndaj çdo individi të papërgjegjshëm që tenton të prekë rrjetin e ri të furnizimit dhe rrjetin aktual të shpërndarjes së ujit të pijshëm, në rast evidentimi, do të përballet me pasojat më të rënda që parashikon ligji!

Ju faleminderit,

Ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizime Krujë

Përgjigjet e analizave të ujit të pijshëm
Raport Analiza Krujë 06.07.2021

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

Më datën 5 maj 2021, ora 10.00 në qytetin e Krujës, me masa të plota dekorative  dhe protokollare, duke rrespektuar dhe masat antikovid, u organizuan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut dhe vizitë në Muzeun e Dëshmorëve .

Në këto homazhe, ndonëse në kushtet e kufizimeve të pjesëmarrësve, morën pjesë përfaqësues të organizatave të veteranëve të LANCL dhe të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut të bashkisë Krujë nga të gjitha zonat e njësitë e saj, si  dhe nga Kurbini, Dëshmorët e të cilit prehen në këto varreza,  qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Gjatë homazheve pjesëmarrësit vendosën kurora te obelisku i dëshmorëve në emër të bashkisë krujë, Bashkisë Kurbin, Komitetit të veteranëve të LANCL të Krujës e Kurbinit, Organizatës së familje të dëshmorëve të Atdheut Krujë e Kurbin të Partisë Socialoiste dhe të PKSH dega krujë.

Familjarë të dëshmorëve të atdheut vendosen buqeta me lule.

Pas ekzekutimit të Himnit kombëtarë për të pranishmit dhanë mesazhe për 5 majin si dita simbol e dëshmorëve të atdheut: kryetari Komitetit të Veteranëve të LANCL  Kruje, Hysen Goci, kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, Krujë Mehmet Deliu dhe nënkryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, Kurbin Ahmet Tafa.

Mbajtja gjallë e kujtimit të dëshmorëve dhe idealeve të tyre është një detyrë e shenjtë  dhe tejet humane, e domosdoshme për vetë ekzistencen e kombit tonë. Sot e ndjejm të gjithë nevojën e pranisë të modelit të heronjëve dhe dëshmorëve, që kanë sakrifikuar gjithshka për atdheun , pa menduar për vehte.

 

 

Nga të gjithë u dha  mesazhi se:  “Mbrojtja e historisë dhe e vlerave të patjetersueshme të LANCL dhe të Dëshmorëve të atdheut, ka nevojë për kontributin e të gjithëve, sepse pa vlerësuar e mbështetur fort te e shkuara nuk mund të ecim përpara e të ndërtojmë të ardhëmen më të mirë e të sigurtë

Respektimi i idealeve të dëshmorëve mbetet detyrë e shenjtë  për cilindo, sepse ata i kanë dalë zot kësaj toke dhe kanë sakrifikuar gjithshka për ta mbrojtur atë.  Prandaj këtë frymë ta trasmetojmë e t’ja lëmë amanet gjithë brezit të ri.

Kryetari Organizatës së familjeve të Dëshmorëve të atdheut, Mehmet Deliu, theksoi se: Dëshmorët e Atdheut  janë të përjetshëm sepse të përjetshme janë idealet e tyre, ata janë  flijuar për të mos vdekur kurrë, prandaj përjetësisht  rrojnë në memorjen tonë kombëtare.

Ky mesazh bëhet me jetik sot kur flitet pak ose aspak LANCL e cila është epopeja më e lavdishme e popullit tonë, që nga pavarësija e këtej. Sot ndeshen veprime e qendrime që errësojn imazhin e luftes se drejte te popullit tone,  duke e cuar deri ne harrese ate.

Veterani Sefer Boja, djali i dëshmorit Ahmet Boja u shpreh me lot në sy se: Dëshmorët i nderon e respekton çdo komb, prandaj kërkoj më shumë vlerësim e nderim dhe nga pushtetarët tanë, sidomos për edukimin e brezit të ri me këtë frymë.

Kryetari i Komitetit të Veteraneve të Rrethit, Veterani Hysen Goci shpehu respekt të veçantë për ata anëtarë të organizatës së veteranëve e familjeve të dëshmorëve që kanë spikatur vazhdimisht  me gatishmerinë e përkushtimin e tyre  në sherbim të vlerave të historisë dhe në respekt të dëshmorëve të atdheut.

Homazhet u mbyllën me thirrjen: Lavdi të përjetëshme Dëshmorëve të Atdheut!.

Rindërtimi/ Vijon proçesi i demolimit të pallateve të pabanueshme nga tërmeti i Nëntorit 2019!

Në Krujë vijon proçesi i rindërtimit e shtëpive të reja për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Plot 39 pallate do të shemben në Bashkinë Krujë e nga këto 23 janë në qytetin e Krujës. Menjëherë pas prishjes së pallateve, nis faza tjetër ajo e ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe truallit për zonën e re të rindërtimit. Bashkia Krujë është një nga bashkitë më të prekura nga tërmeti dhe është e vetmja bashki me 4 zona të reja rindërtimit. Një nga këto është në Krujë, e cila do të jetë e ndarë në Zonën A në rrugën Gavril Dara, ose Ballëm Efendiu dhe tjetra në rrugën Karl Gega, ose siç njihet ndryshe lagja nr 4.

Gjithashtu në qytetin e Krujës do të demolohen edhe 5 pallate të cilat do të shpronësohen për interes publik. Në qytetin e Krujës janë 684 banesa të cilat do të ndërtohen, nga këta 242 apartamente brenda zonave të rindërtimit dhe 96 apartamente në zonat jashtë sitit të rindërtimit. 96 apartamentet që janë jashtë sitit kanë të bëjnë me rindërtimin e pallateve në vendin ku aktualisht janë të pozicionuar pallatet e vjetra. Në dy zonat e siteve janë 14 pallate që do të ndërtohen dhe 7 pallate janë jashtë siteve. Ndërkohë, 346 shtëpi janë individuale të cilat do të ndërtohen në vendin ku aktualisht e kanë banesën.

NJOFTIM

TË NDERUAR BANORË,

Në vijim të punës për zbatimin e programeve të rindërtimit në qytetin e Krujës, Ju njoftojmë se pallatet me nivel dëmi DS4 dhe DS5 do të demolohen!

Për pasojë, kërkojmë gjithë mirëkuptimin Tuaj, që apartamenti që keni në pronësi, të boshatiset nga çdo objekt apo send që mendoni se është i nevojshëm për Ju!

Afati i fundit është deri me datë 28 Shkurt 2021!

Pas kësaj date, Bashkia Krujë do të nisë demolimin e pallatit dhe nuk mban më përgjegjësi për objektet apo sendet që dalin jashtë funksionit nga zbatimi i këtij proçesi!

Ju faleminderit!