Përshkrimi i

Plan Buxhetit

Programi parashikon t’i japë një dimension të ri dhe më të plotë jetës artistike  kulturore dhe sportive të qytetit jo vetëm duke u mbështetur në projektet ekzistuese, të cilat janë kthyer në një traditë për qytetin tonë, por edhe duke dhënë hapësira të reja për projekte të tjera inovative të cilat do të vijnë pranë Bashkisë Krujë nga persona të tretë, shoqëria civile apo ente të tjera kombëtare. Ky program do  të promovojë vlerat kulturore të qytetit.

Gjithashtu ndërhyrjet për  mirëmbajtjen e vazhdueshme të objekteve shkollore dhe parashkollore, pajisjen me bazë materiale,detergjente, ngrohje etj.

 

Politika e Programit

Konsiston në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies me synim arritjen e standarteve optimale bashkëkohore mësimore për të gjithë si dhe krijimin e një jete sa më të pasur kulturore dhe sociale për qytetin e Krujës duke përfshirë të gjitha grupmoshat dhe nivelet ë ndryshme sociale që bashkëjetojnë në Krujë.

Gjithashtu synon promovimin e një qyteti sa më tërheqës për qytetarët e turizmin që e karakterizon qytetit e Krujës

 

 

Objektivat e politikës së programit

a)      ndërhyrje me mirembajtje në arsimin parashkollor. Brenda vitit 2021 do të ndërhyhet në mirembajtjen e shkollave dhe kopshteve të qytetit të Krujës dhe të Njësive Administrative në të cilat marrin shërbim fëmijët që konsiderohen si përfitues të drejtëpërdrejtë të arsimit parashkollor dhe familjet e tyre.

b)      ndërhyrje në kopshte e çerdhe për plotësimin e një infrastrukturë të ngrohtë dhe argëtuese për fëmijët ashtu edhe në ambjentet e brendshme me pajisjen me enë kuzhine, detergjente etj. për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për fëmijët.

 

 

 

 

 

 

 

Buxheti 2021

a)      Gjallërimin e jetës kulturore e artistike të qytetit duke mbështetur me fonde projektet kulturore të të gjitha kategorive të artistëve, si dhe promovimin e identitetit kombetar dhe lokal si dhe administrimin e objekteve qe lidhen me suhtrimin e ketyre funksioneve.

b)      Mbrojtjen, forcimin dhe shpalosjen e identitetit të qytetit në drejtim të artit dhe kulturës,

c)      Hartimin e programeve duke zhvilluar politikat lokale të kulturës,

d)      Zhvillimin , mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave dhe ambienteve për lexim me qëllimin e edukimit te përgjithshëm të qytëtarëve.

e)      Tërheqjen drejt programeve kulturore të të gjithë komunitetit e veçanërisht rininë.

f)       Përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve kulturore si edhe infrastrukturës së kopshteve/cerdheve duke rritur cilësinë e shërbimit të ofruar për komunitetin.

g)      Buxheti i planifikuar për vitin 2021 është në shumën  15.364.692 lekë

 

LISTA E AKTIVITETEVE

 

Nr Aktiviteti Data Vendi Partnerët Zhanri
1  “Pervjetori I  Skenderbeut” 17  Janari Muzeu Historik Ministria e Kulturës Historik
2 Kampionati rinor i Shahut 10-15 Shkurt Pallati i Kulturës Drejtoria Vendore e Arsimit Sportiv
3 Festa e Mësuesit dhe e Nënës 7-8 Mars Pallati i Kulturës Drejtoria Vendore e Arsimit Edukativ
4 Kampionati lokal i Volejbollit 27 Mars Shkolla nr 4 Drejtoria Vendore e Arsimit Sportiv
5 TID DAY- Hapja e Sezonit Turistik. 25-30 Prill Pazari I Vjetër AADF, TID KRUJA Turistik
6 “Miku  i Vogël i Artit” 5-10 Maj Pallati i Kulturës QKF Kruje Edukativ
7 Dita e BE-se 9 Maj Qender Kruje Drejtoria Vendore e Arsimit Historik
8 Dita e Dëshmorëve të Atdheut 5 Maj Varrezat e Deshmoreve Shoqatat Patriotike Historik
9 Kampionati lokal i Futbollit 20 Maj Stadiumi “Redi Maloku” Drejtoria Vendore e Arsimit Sportiv
10 Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 1 Qershor Qender Kruje Drejtoria Vendore e Arsimit, QKF Edukativ
11 Teatri Rinor i Gjimnazistëve 10 Qershor Pallati I Kultures Drejtoria Vendore e Arsimit, QKF Edukativ
12 Kampionati Evropian i Futbollit 11 Qershor – 11 Korrik Qender Krujë AADF, TID Kruja Sportiv
13 “Rock the Castle” Korrik Zona TID, Kalaja e Krujës AADF, TID Kruja, Drejtoria Vendore e Arsimit, QKF Turistik
14 “Kruja RETRO” Korrik Zona TID AADF, DPTRRSH, TID Turistik
15 “Scanderbeg” Hill Climb Korrik Mali i Krujës Federata e Automobilizmit Shqiptar Aktivitet Nderkombetar
16 Festa e Miqesisë Gusht Qender Kruje TID KRUJA, AADF Turistik
17 “Kruja White Day” Gusht Kalaja e Krujës QKF Turistik
18 “Kruja Outdoor Lovers” Gusht Qafeshtame Shkreli Resort Turistik
19 “Kruja Food Fair” Shtator Kalaja e Krujes Komuniteti i banoreve te Kalase se Krujes Turistik
20 “Aktiviteti i mundjes me dorë” Shtator Kalaja e Krujes Banore, Turiste Turistik
21 “Kruja on Fest” 22 Shtator Qender Krujë Drejtoria Vendore e Arsimit, Artiste lokal e te ftuar Historik
22 Kruja Digital Signage 29 Shtator “Dita e Trashegimise Kulturore” Kalaja e Krujës Ministria e Kultures, “Greenterprise” Turistik
23 Konkursi i Fjalës Artistike 10 Tetor Biblioteka Krujë Drejtoria Vendore e Arsimit Edukativ
24 Inagurimi i Sallës së Koncerteve “Ramiz Kovaci” 20 Tetor Pallati i Kulturës RDPA, QKF Inagurues
25 Nëntori i Lirisë 28 Nëntor Qender Krujë Drejtoria Vendore e Arsimit, QKF Artiste lokal e te ftuar Historik
26 Dita e Rinise 8 Dhjetor Qender Krujë Drejtoria Vendore e Arsimit, QKF Artiste lokal e te ftuar Historik
27 Krosi Masiv 15 Dhjetor Rruga e malit Drejtoria Vendore e Arsimit, QKF Sportiv
28 Festa e krishtindjeve dhe vitit te ri 25 Dhjetor Qender Krujë Drejtoria Vendore e Arsimit, QKF Festiv

Aktivitetet do të realizohen, në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.