Në bashkinë Krujë ka nisur puna me nënshkrimin e kontratave me familjarët të cilat banesat e tyre kanë nivel dëmi DS1 dhe DS2. Në të gjitha njësitë administrative janë hapur sërish sportelet dhe qytetarët njoftohen nga grupet e punës për të aplikuar pranë çdo njësie.
Deri më tani, janë nënshkruar 752 kontrata, nga të cilat me nivel dëmi DS1 janë 450 familje dhe me DS2 janë 304 familje. Vlera financiare e këtyre kontratave arrin në 121.000.000 lekë dhe nga dita e Premte, qytetarët do mund ti tërheqin në filialet e postës shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë. Referuar Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr 46, dt 16.06.2020, kompensimi financiar për dëmet DS1 është 100.000 lekë dhe DS2 është 250.000 lekë. Gjithashtu, familjarët pajisen edhe me lejen e ndërtimit, në momentin e nënshkrimit të kontratës.
Nisur nga situata e COVID-19, familjarët njoftohen përmes telefonit mbi ditën ku duhet të paraqiten në njësitë administrative, duke shmangur me sa më shumë grumbullimet dhe respektuar distancimin fizik.
Ndërkohë, pas mbarimit të këtyre fazave, do të nisë kompensimi financiar për familjet me nivel dëmi DS3, vlera e së cilës është 500.000 lekë.