Në Bashkinë Krujë nis një ndër investimet më të rëndësishme për rivitalizimin e bujqësisë, si një degët kryesore ku ekonomia e zonës mbështetet. Me një investimin prej 25,623,340 leke, financuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, në Njësinë Administrative Thumanë, skema ujitëse në Rezervuarin e Thumanës do të vihet në funskion dhe shërbim të fermërëve.
Ky investim përfshin rikonstruksionin, mirëmbajtjen dhe vënien në punë me kapacitet të plotë të rezervuarit në Thumanë duke nisur me kanalin furnizues ashtu dhe me sistemin e shpërndarjes në fshatrat e kësaj Njësie Administrative. Gjendja aktuale e tij është kthyer në arsyen që solli dhe “braktisjen” e bujqësisë nga banorë vendas pasi për shkak të amortizimit të rrjetit ekzistues prej 10 vitesh nuk bëhej vaditja e të mbjellave gjatë sezonit të verës dhe mbulimi nga inertet sillte dhe përmbytjen e tokave gjatë sezonit të shirave.
Për Kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi ky investim tregon qartazi vullnetin për ta kthyer bujqesinë në sektorin kyç të zhvillimit ekonomik të Bashkisë Krujë, nisur dhe nga sipërfaqja e madhe e zonës bujqësisë që pjesa fushore e Krujës ka.