THIRRJE E HAPUR PËR PRANIMIN E 10 STUDENTËVE NË KURS TRAJNIMI “Bet on the Beat”, NDËRTIMI I KARRIERËS TË QËNDRUESHME MUZIKORE PËR PROFESIONISTËT E RINJ.
Kliko dokumentet me poshte per me shume:
01 NJOFTIM PËR PRANIMIN E 10 STUDENTËVE NË KURS TRAJNIMI
02 CALL FOR THE ADMISSION OF 10 STUDENTS TO THE TRAINING COURSE
NJOFTIM
Në vijim të njoftimeve mbi situatën e ndodhur në qytetin e Krujës me ujin e pijshëm dhe mbi furnizimin në ditët në vazhdim të banorëve, ju informojmë si më poshtë :
Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike të bëra në datën 26/10/2021 nga laboratorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë dhe të ISHP Tirane nga ku rezulton se cilësia e ujit është brenda parametrave të lejuara për përdorim sanitar, ISHSH Durrës me anë të vendimit Nr. ISHSH-DR-2021-001617-4, datë 27/10 /2021, autorizon Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Krujë sha për rifillimin e furnizimit me ujë me kushtin vetëm për përdorim sanitar.
Pësa më sipër njoftojmë se, furnizimi me ujë do të rifillojë ditën e Enjte, datë 28.10.2021 ora 20:00 për banorët e qytetit, me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.
Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjenës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë.
NJOFTIM NGA UJESJELLESI PER RINISJEN E FURNIZIMIT ME UJE TE PIJSHEM
Në Krujë vijon proçesi i rindërtimit e shtëpive të reja për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Plot 39 pallate do të shemben në Bashkinë Krujë e nga këto 23 janë në qytetin e Krujës. Menjëherë pas prishjes së pallateve, nis faza tjetër ajo e ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe truallit për zonën e re të rindërtimit. Bashkia Krujë është një nga bashkitë më të prekura nga tërmeti dhe është e vetmja bashki me 4 zona të reja rindërtimit. Një nga këto është në Krujë, e cila do të jetë e ndarë në Zonën A në rrugën Gavril Dara, ose Ballëm Efendiu dhe tjetra në rrugën Karl Gega, ose siç njihet ndryshe lagja nr 4. 
Gjithashtu në qytetin e Krujës do të demolohen edhe 5 pallate të cilat do të shpronësohen për interes publik. Në qytetin e Krujës janë 684 banesa të cilat do të ndërtohen, nga këta 242 apartamente brenda zonave të rindërtimit dhe 96 apartamente në zonat jashtë sitit të rindërtimit. 96 apartamentet që janë jashtë sitit kanë të bëjnë me rindërtimin e pallateve në vendin ku aktualisht janë të pozicionuar pallatet e vjetra. Në dy zonat e siteve janë 14 pallate që do të ndërtohen dhe 7 pallate janë jashtë siteve. Ndërkohë, 346 shtëpi janë individuale të cilat do të ndërtohen në vendin ku aktualisht e kanë banesën. 
Në njësinë administrative Thumanë vijon puna për ndërtimin e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në një sipërfaqje prej 16 ha, do të ndërtohen 158 shtëpi individuale dhe 17 pallate, prej ku do të strehohen 278 familje të fshatit Thumanës.
Deri më tani, janë hedhur themelet e 50 banesave të para në të cilën puna vijon me intensitet të plotë në 7 ditë të javës. Ndërkohë është përfunduar puna në infrastrukturën nëntokësore, me kanalizimin e ujërave të zeza, bardha, sistemin e ujësjellësit, telekomunikacionit, sistemin rrugor të brendshëm dhe ndriçimi publik. Ndërkohë, puna për 17 pallatet nis për pak ditë të cilat do të ndërtohen në pjesën perëndimore të sitit.
Kliko këtu për të parë Planin e Detyruar Vendor të Thumanës.
Bashkia e Krujës ka reaguar sërish pas publikimeve të fundit të Partisë Demokratike mbi situatën në Thumanë. Sipas zyrtarëve të bashkisë, proçesi i rindërtimit ka nisur dhe po punohet me ritme të shpejta puna. E gjithë zona e re është kthyer në një kantier të madh, për të ndërtuar banesat e reja për çdo familjar që ka humbur shtëpinë nga tërmeti dhe mbi këtë gjë nuk ka asnjë lloj ndasie, përzgjedhjeje apo përfitues të njëanshëm të familjarëve, sikundër PD pretendon. Është absurde ta mendosh, e jo më të bëhet politikë me pasojat e fatkeqësisë natyrore.
Mbi pretendimin e familjarëve, se nuk kanë asnjë lloj informacioni apo asnjë ndihmesë nga ana e institucioneve, familja e Artur dhe Selman Mirditës, trajtohen me pagesën e qerasë për banesën e dëmtuar nga termeti si më poshtë:
1- Artur Mirdita 5 persona, banesë 3+1= 200 mijë lekë/ muaj.
2- Selman Mirdita 6 persona, banesë 3+1= 200 mije lekë/ muaj.
Këtë pagesë qeraje, këto dy familjet e përfitojnë për të paguar shtëpinë, sikundër kanë deklaruar gjatë aplikimit për bonus qeraje. Këtë subvencion financiar do e marrin deri në dhënien e çelësave të shtëpisë së re. Po ashtu, në ditët e post tërmetit dhe ne situatën e karantinimit për shkak të Covid-19, të dyja familjet në fjalë Selman dhe Artur Mirdita janë trajtuar nga Drejtoria e Shërbimit Social me ndihma ushqimore.
“Fakti që këta banorë nuk janë zhvendosur në ambiente me qira, por vijojnë të banojnë në çadra edhe pse trajtohen me bonusin e qirasë është zgjedhje dhe deshire e tyre dhe në asnjë rast në kompetencë apo pergjegjesi e bashkise, apo si pasojë e trajtimit diskriminues ndaj tyre.
“Të dy familjet kanë aplikuar për banesë të re pranë njësisë administrative Thumanë dhe janë përfitues të dy shtëpive individuale, ku secila do të jetë jo më pak se 100 m3 hapësirë banimi” nënvizon bashkia.
Pas ngjarjes tragjike të tërmetit të datës 26.11.2019, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë, pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore për shkak të afërsisë me epiqendrën , shkaktuan dëme të konsiderueshme , kryesisht në Njësinë Administrative Thumanë.
Bashkia Kruje, së bashku me instancat e tjera qeveritare dhe donatorë të ndryshëm , kanë qenë qe diten e pare ne sherbim dhe pergjigje te qytetareve e familjeve te demtuara.
Procesi ka nisur menjehere me konstatimin paraprak te banesave dhe ndihmat emergjente nepermjet stafit te Bashkise, me ngritjen e ekipeve te vleresimit te demeve me inxhiniere konstruktore vendas e te huaj , garantimin e strehimit te perkohshem dhe bonusin e qirave, e me pas me aplikimin per perfitim nga programet e Rindertimit ne platformen elektronikete dedikuar.
Ne Bashkine Kruje aplikuan rreth 5030 familjare ne sistemin elektronik “Shtepia ime”.
Deri me sot, 100 % e familjeve, banesat e te cilave u vleresuante pabanueshme , si per rikonstruksion dhe per rindertim, jane shperblyer me bonusin e qirase dhe vijojne ta marrin ate ne menyre direkte.
Persa i perket rastit konkret sqarojme se :
Familjaret e Znj. Lirie Xhixha jane te ndare ne 5 pese kurore sipas certifikatave familjare dhe kane banuar ne tre banesa deri ne daten e termetit:
Te pese kuroret me kryefamiljare si me poshte trajtohen me pagese qeraje sipas Vendimit te Keshillit Bashkiak me Nr 10, date 30.01.2020 dhe do vijojne te trajtohen deri ne perfundimin e plote te ndertimit te banesave te tyre. Konkretisht :
1- Altin Gani Xhixha 5 persona, 3+1= 20 000 leke
2- Xhenis Fadil Sejfuli 2 persona, 1+1= 10 000 leke
3- Lirije Gani Xhixha 1 person 1+1= 10 000
4- Fatmir Gani Xhixha 3 persona, 1+1= 10 000
5- Gezim Gani Xhixha 4 persona, 2+1= 15 000 leke
Fakti qe keta banore nuk jane zhvendosur ne ambiente me qira, por vijojne te banojne ne cadra edhe pse trajtohen me bonusin e qirase, eshte zgjedhjeje e tyre kryesisht e lidhur me token dhe ne asnje rast ne kompetence te bashkise, apo si pasoje e trajtimit diskriminues ndaj tyre.
Anetaret e kesaj familje, kane aplikuar secili me vete per t’u trajtuar me banese te re dhe sipas dokumenteve te paraqitura, do te trajtohet me banese kryefamiljari Gezim Xhixha, kryefamiljari Xhenis Sejfuli dhe per te njejten godine do te trajtohen me nje banese te perbashket kryefamiljaret , DhurataXhixha, Lirie Xhixha, Altin Xhixha.
Keto familje, gjithashtu trajtohen nga zyra e ndihmes ekonomike dhe e sherbimit social me pagesat si me poshte:
1- Gezim Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 34 20 leke
2- Dhurata Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 21 60 leke
3- Altin Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 57 60 leke
4- Lirije Gani Xhixha trajtohet me pagese aftesie te kufizuar 10 653 leke
Nga dita e pare pas termetit dhe ne vijim, familja Xhixha eshte trajtuar me cdo ndihme te mundshme qe eshte administruar nga Bashkia Kruje dhe qe ka ardhur direkt nga donatoret, si ndihma materiale, cadra dhe ndihme direkte monetare.
Gjate procesit te vleresimit, aplikimit dhe aprovimit, kjo familje eshte trajtuar me prioritet. Banesat e ketyre familjareve jane konstatuar me nivel demi DS4 (demtim strukturor i nivelit IV), dhe kjo kategori nuk do te shperblehet me grant per riparimin e baneses sikunder eshte vepruar me banesat me nivel demi DS1 – DS3 vlera maksimale e te cilave ishte 500.000 leke.
DS4 dhe DS5 jane kategorite me te larta te demit dhe familjet te cilat zotërojnë banesa me keto kategori demi, ku perfshihet edhe familja Xhixha do te shperblehen me banese te re e cila do tendertohet nga subjekti kontraktual i cili do te marre persiperzonen ku ndodhen keto banesa.
Procesi i analizimit te thelluar nga Instituti i Ndertimit, ai i miratimit te planeve individuale te pikezuara, procesi iprokurimit dhe i zbatimit, kerkojne kohen e tyre pasi behet fjale per nje sipermarrje komplekse me permasa kolosale ku perfshihen 12 Bashki.
Gjithshtu, gjate periudhes se karantinimit per shkak te Pandemise se shkaktuar nga Covid 19 ,Dhurata Xhixha dheAltin Xhixha jane trajtuar per tre muaj rresht me shtesen e ndihmes ekonomike (dyfishimi i ndihmes ekonomike), pervec ndihmave te tjera ne natyre me te cilat jane trajtuar here pas here.
Persa me siper, jemi te keqardhur qe nje force politike ben denoncime te tilla pa marre parasysh faktet me qellimin per te perfituar politikisht , nderkohe qe jemi ne ata qe me gjithe energjite, burimet njerezore dhe me nje koordimin qeveritar te te gjitha niveleve, kemi qene dhe do vijojme te jemi perkrah banoreve qe u demtuan nga termeti i 26 Nentorit deri ne perfundimin me sukses te procesit te rindertimit i cili vijon intensivisht.