Falë masave të ndërmarra nga Autoriteti Rrugor dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike të gjitha akset rrugore në qytetin e Krujës janë të kalueshme lehtësisht dhe pa zinxhire për automjetet. Segmenti rrugor që shfaqet më problematik është rruga e Malit, ku është e kalueshme me zinxhirë.
Ndërkohë Njësia Administrative Cudhi ka shumë probleme, ku aksi nacional Krujë – Qafshtamë është i kalueshëm vetëm nga mjetet e rënda. Disa fshatra janë të izoluara nga reshjet e dendura të dëborës, ku trashësia arrin në 50 cm.
Për Kryetarin e Bashkisë, Z.Artur Bushi -” Kjo është një situatë e vështirë, ku përpos angazhimi maksimal të punonjësve të Bashkisë Krujë, duhet dhe një mirëkuptim nga ana e banorëve për të shmangur sa më shumë lëvizjet sidomos në orët e para të ditës”.