Nisur nga situata e vështirë e kushteve klimaterike, ku në territorin e Bashkisë Krujë, temperaturat shkuan deri në – 15 gradë Celcius dhe pati reshje dëbore në qytetin e Krujës dhe në Njësinë administrative Cudhi. Në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Rrugor Shqiptar janë marrë të gjitha masat që rrugët të jenë të kalueshme duke hedhur kripë dhe skorje nga mjetet borëpastruese të Jubica Shpk dhe Bashkië Krujë.

Në qytetin e Krujës janë të kalueshme lehtësisht dhe pa zinxhire për automjetet të gjitha segmentet rrugore. Rruga nacionale Krujë- Fushë Krujë e kalueshme pa zinxhirë, Rruga Mali i Krujës e kalueshme, pa zinxhirë. Rrugët e lagjeve tërësisht të lira.

Në Njësinë administrative Cudhi, aksi nacional Krujë – Qafshtamë është i kalueshëm pa zinxhirë për automjetet. Këshillohet vendosja e zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të aksit pranë Parkut Kombëtar të Qafshtamës ka prezencë të akullit. Gjendja e rrugëve që lidhin fshatrat është si më poshtë :

  • Fshati Shkretë i pakalueshëm për automjetet, trashësia e dëborës 30 cm.
  • Fshati Mafsheq, i kalueshëm për automjetet e larta, trashësia e debores 20 cm
  • Fshati Nuajë, i kalueshëm edhe pa zinxhirë.
  • Fshati Kroi i Madh, i kalueshëm vetëm për mjetet e larta.
  • Fshati Cudhi Zallë, i kalueshëm, trashësia e doborës 20 cm.
  • Fshati Bruz Mal, i pakalueshëm, trashësia e doborës 20 cm dhe presence akulli në rrugë.
  • Fshati Rrënxë, i kalueshëm me zinxhirë.

Policia e Shtetit ka qenë e pranishme duke u kujdesuar për lëvizjen e mjeteve, këshilluar për vendosjen e zinxhirëve nga ana e shoferëve, ndërsa githë shërbimi shëndetësor është në gatishmëri ndaj situatave që mund të vijnë nga kushtet e vështira të motit.

Për familjet e bllokuara dhe në nevojë,Bashkia Krujë ka marrë masat që asnjë familje të mos mbesë pa ushqime, duke dërguar pako ushqimore në Njësinë Administrative Cudhi.