Plot 6 institucione arsimore në Njësinë Administrative Cudhi, do të rikonstruktohen falë një financimi nga Bashkia Krujë. Ky projekt parashikon rehabilitimin e mjediseve arsimore, duke synuar rritjen e infrastrukturës bazë për të siguruar një mësimdhënie sa më cilësore, ku përfitues janë rreth 700 nxënës.

Për Kryebashkiakun, “gjendja e godinave arsimore është tejet e vështirë, pasi prej 30 vitesh në këto shkolla nuk është ndërhyrë, duke e bërë mësimdhënien një mision të pamundur për mësuesit dhe nxënësit, që për hir të vërtetës zgjidhjen e kanë parë, në rastin më të mirë duke lëvizur nëpër shkollat e qyteti Krujë, e në situatëm më të pafalshme, duke e braktisur arsimin 9 vjeçar.

Ky projekt për të 6 fshatrat e njësisë Cudhi, pritet të përfundojë, brenda muajit korrik dhe për vitin e ardhshëm nxënësit do ulen në mjedise të reja arsimore