Situata aktuale e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës në territorin e Bashkisë Krujë :
Bashkia Krujë, Ju informon si më poshtë, mbi gjendjen e rrugëve :
1.Rruga nacionale Krujë – Mali Krujës është e bllokuar në gjithë segmentin e saj. Trashësia e borës në mal ka arritur 1 metër.
2. Brenda lagjjeve të qytetit Krujë, lëvizja e mjeteve është e kalueshme pa probleme.
3.Në njësinë Administrative Cudhi, rruga nacionale Krujë – Qafështamë është bllokuar për shkak të reshjeve intensive të bores. Kalimi për mjetet motorike është i pamundur duke izoluar 5 fshatra dhe zonën turistike te Qafështamës. Trashësia e Borës arrin deri në 70 cm.
4.Rruga Fushë Krujë – Krujë, është e kalueshme pa probleme.
Ju lutemi të gjithë qytetarëve të shmangin udhëtimet dhe daljet jo të nevojshme!
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë gjatë lëvizjeve!
Për çdo rast, ju lutem raportoni në numrat:
Bashkia Krujë 0511 2 21 70
Emergjencat 112
Policia 129
Zjarrëfiksja 128 (0511 2 26 18)
Urgjenca/ Spitali 127 (0511 2 31 28)