Të nderuar mësues, kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj!
Nder ndaj punës e kontributin tuaj të madh, që keni dhënë dhe do të jepni, për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe. Ne jemi krenar me ju dhe aq sa mirënjohja e jonë e pafundme, ndaj vullnetit, dëshirës dhe kulturës, që çdo ditë jepni, për një rini më të mirë dhe Shqipëri më të ditur.
Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkonjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Mësimet e tyre u bënë udhërfyes për rrugën tonë në të ardhmen, për një vend të edukuar, me kulturë dhe e gatshme për një aspiratë të re Europiane.
.
Bashkia Krujë, përpos në shekuj patriotizmi njihej e akoma dëgiohet, arsimi është nga virtytet e kësaj zone, që njihet gjer me ngritjen e institucioneve të para arsimore në qytetin Krujë, në Bubq dhe në Borizanë. Mesuesit krutanë, në çdo kohë, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin patriote dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqipes dhe idealiste, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Për kryebashkiakun, Artur Bushi : “Cdo njeri nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra, çdo njeri pavarsisht se çfarë detyre ka sot, qoftë ky ministër apo politikan, biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka patur përballë mësuesin, mësuesen që s’kursente kohën, frymën dhe pasionin për më shumë dije, së pari ndaj gjuhës shqipe për ta përcjell të pastër ndër breza, dhe së dyti për edukim”