Kastrioti rikthehet në Superligë. Fitorja 3-0 ndaj Besëlidhjes në Krujë, i jep mundësinë që vitin e ardhshëm, ekipi krutan të jetë mes ekipeve më të mira në Shqipëri.

A96A9BBA-B91C-4B1E-BF80-0C533EE9340APas  një pjese të parë që u mbyll 0-0, Çutra, zhbllokoi rezultatin me nisjen e pjesës së dytë me goditje standarte nga jashtë zonës. Ekipi krutan sulmoi deri në fund duke shënuar dhe dy gola të tjerë me Kibiru dhe Çutrën sërish. Ndeshja u mbyll 3-0, duke bërë që Kastrioti të sigurojë matematikisht kryesimin e Kategorisë së Parë në grupin A.

Kastrioti që  në fillim të këtij sezoni ka kryesuar në grupin A, duke u shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera prentendente si Egnatia, Erzeni.

Ndeshja për titullin e Kategorisë së Parë do luhet mes Tiranës dhe Kastriotit.