Gëzuar 1 qershorin të dashur fëmijë!

Nga kopshti Derede, është dhënë urimi për një ditë sa më të gëzuar, nga ana e bashkisë Krujë! Nën kujdesin e veçantë të stafit të kopshtit nr 2, fëmijët përmes vjershave dhe këngëve, festuan bashkë me prindërit, në një ditë të dedikuar tërësisht fëmijëve.

_MG_8792

Mes emocioneve, fëmijët përpos shumë urimeve, morën duartrokitje të shumta nga të pranishmit, duke e kthyer këtë ditë kaq shumë festive dhe të rëndësishme për ta.  Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

Për bashkinë Krujë, jo rastësisht u zgjodh ky kopësht, pasi është dhe një nga problemet më kryesore që kemi, lidhur me infrastrukturën. “E vetmja mundësi për të ofruar kushtet bashkohore, është investimi në rikonstruksionin tërësor të godinës ekzistuese,  prandaj kemi nisur dhe kontaktet me një sërë fondacionesh për të financuar këtë projekt”, u shprehën përfaqësues të bashkisë Krujë.

_MG_8860

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, koinçidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.