Bashkia Krujë : Ja projektet infrastrukturore për vitin 2018!
Infrastruktura rrugore mbetet një nga prioritetet e bashkisë Krujë edhe për vitin 2018. Sikundër në dy vitet e para buxhetore, ku pjesa më e madhe e investimeve u përqëndrua në përmirësimin e rrugëve, si në zonat urbane ashtu dhe rurale. Kjo përmes 30 projekteve të realizuara, nga të cilat kanë përfituar banorët në të gjitha njësitë administrative. Për Z. Riza Blushi, Drejtor i Projekteve dhe Urbanistikës, “infrastruktura rrugore mbetet një nga problemet më të mëdha, ku ende ka fshatra të cilat janë mes baltës dhe pluhurit, që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe social të banorëve”.
Për këtë bashkia Krujë, gjatë vitit 2018 ka parashikuar një sërë investimesh në rrugë, ku më të rëndësishmet janë :
- Sistemim – Asfaltim i rrugës së “Rrahit” në Arrameras.
- Sistemim- asfaltim i rrugës së “Latëve” në Larushk.
- Asfaltimi i rrugës së “Zeneleve” në Arrameras.
- Ndërhyrje me asfaltim i rrugës së “Kurtëve” në fshat Fushë Krujë.
- Sistemim – asfaltimi i rrugës së fshatit Zallë.
- Sistemim dhe asfaltimi i rrugës së Zirëve në Fushë Krujë.
- Asfaltimi i rrugës nga Lavatriçja deri në Qerekë
- Rehabilitim dhe asfaltimi i rrugës në Mazhe të Madhe.
- Sistemim – asfaltimi i rrugës “Mallkuç Fushë – Mallkuç Kodër” në Bubq.
- Ndërtimi i Urës që lidh fshatin Bilaj me fshatin Dërven.
- Sistemim – asfaltim i rrugës Krujë – Picrragë. (Faza e parë)
- Asfaltim i rrugës nga tregu deri tek Pallati i Kulturës në Krujë.
- Rikualifikim i dy qendrave urbane në qytetin e Krujës.
- Sistemim asfaltimin e rrugës hyrëse të Thumanës.
- Ndërtim trotuaresh dhe ndriçim i rrugës hyrëse dhe i qendrës së Bushneshit.
- Sistemim – asfaltimi i rrugës së “Kallarëve” në Qerekë.
Gjithashtu, gjatë këtij viti do nisë dhe puna në rikontruksionin i shkollës në fshatin Kurcaj, rikonstruksioni ish shkollës së mesme ‘Shote Galica”, investim i qeverisë shqiptare, ndërsa donatorëve të huaj u janë propozuar 2 projekte për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.