Përfundon investimi në riualifikimin urban të Sheshit “Gjergj Kastriot Skenderbeu” ne Krujë. Një investim i nisur në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, tashmë qendra e Krujës është transformuar rrënjësisht, duke e kthyer në një hapësirë për këmbësoret dhe turistët e shumtë. Ky projekt në vlerën e 490 milion lekë, përfshinte zgjerimin, asfaltimin, ndriçimin LED të rrugës kryesore, rrugës “Donika Kastrioti”, rikualifikimin e sheshit “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, kthimin në pedonale të sheshit “Mustafa Kruja”, ndërtimin e parkimit nëntokësor, ndërtimi i këndit të lojrave.
Elementët kryesor të kësaj pune është punimi i qendrës me gurë natyral e të gdhendur të zonës së Krujës, gjelbërimin e sheshit “Mustafa Merlika” duke e kthyer nga një zonë e zhurmshme parkimi, në një pedonale me një sipërfaqje 3000 m2. Ndërkohë sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” u kthye nga rrugë me gropa, në një hapësirë në gurë, të zbukuruar nga vazot e varura në mur dhe ullinj, kjo traditë 500 vjeçare. Tjetër detaj është ndriçimi i zgjedhur me shumë kujdes, i trotuareve në qendër. Traditës nuk mund ti mungonte, ndërtimi i një pusi dhe krahët e shqiponjës në monumentin e Skënderbeut.
Ky investim i shërben 83.000 banorëve të bashkisë Krujë, të cilët tashmë kanë një qendër të re, tre hapësira publike, kënd lojrash, hapësira për parkimin e mjeteve dhe për më tepër e bën qytetin më mikpritës për mijëra vizotorë, të cilët zgjedhin Krujën si qendër të turizmit kulturor.