Në rezervuarin e Tapizës në Krujë po vijon me ritme të larta rehabilitimi i plotë i tij.

Ky rezervuar ishte kthyer edhe në një problem për mijëra familje, pasi diga 1, rrezikonte të shembej dhe për pasojë përmbytjen e zonës fushore të Krujës.

.

Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, gjatë inspektimit të punimeve theksoi se “rehabilitimi i rezervuarit të Tapizës shmang një rrezik për mijëra familje, pasi një pjesë e argjinaturës ishte e dëmtuar”.

Por, shprehet Bushi, njëkohësisht është një mundësi më shumë për ekonominë bujqësore në bashkinë Krujë.

Sipas tij, rehabilitimi i rezervuarit të Tapizës është tjetër punë madhore që po bëjmë.

Ndërsa inxhinier Klodian Laska, tha se “ky projekt parashikon ndërtimin e plotë të digës 1, rikonstruksion i digës 2 & 3, si edhe veshje me beton të kanalit ushqyes të rezervuarit dhe lëshimit të ujit”.

Punimet për rehabilitimin e rezervuarit nisën në korrik të këtij viti. Ky investim kap vlerën 204.444.333 lekë me tvsh, ndërsa afati i përfundimit të punimeve është 9 muaj.