Bashkia Krujë njofton mbylljen e fazës së dytë të proçesit të rindërtimit. Janë 4276 aplikime në territorin e Bashkisë Krujë. Njësia më e prekur është Thumana me 1101 familje të prekura. Qyteti Krujë ka 1110 familje të cilat kanë deklaruar që janë prekur nga tërmeti. Fushë Krujë 849, Bubqi me 595, Nikël me 258 dhe Cudhi 391 aplikime.

Faza e dytë është vlerësimi i dosjeve të aplikimeve, për të cilën asistohen nga Ministria e Rindërtimit. Referuar urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Krujë, përfitues nga programet e rindërtimit do jenë vetëm familjarët që realisht kanë pësuar dëme nga tërmeti. Raporti bashkangjitur.