Më datën 5 maj 2021, ora 10.00 në qytetin e Krujës, me masa të plota dekorative dhe protokollare, duke rrespektuar dhe masat antikovid, u organizuan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut dhe vizitë në Muzeun e Dëshmorëve .
Në këto homazhe, ndonëse në kushtet e kufizimeve të pjesëmarrësve, morën pjesë përfaqësues të organizatave të veteranëve të LANCL dhe të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut të bashkisë Krujë nga të gjitha zonat e njësitë e saj, si dhe nga Kurbini, Dëshmorët e të cilit prehen në këto varreza, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Gjatë homazheve pjesëmarrësit vendosën kurora te obelisku i dëshmorëve në emër të bashkisë krujë, Bashkisë Kurbin, Komitetit të veteranëve të LANCL të Krujës e Kurbinit, Organizatës së familje të dëshmorëve të Atdheut Krujë e Kurbin të Partisë Socialoiste dhe të PKSH dega krujë.
Familjarë të dëshmorëve të atdheut vendosen buqeta me lule.
Pas ekzekutimit të Himnit kombëtarë për të pranishmit dhanë mesazhe për 5 majin si dita simbol e dëshmorëve të atdheut: kryetari Komitetit të Veteranëve të LANCL Kruje, Hysen Goci, kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, Krujë Mehmet Deliu dhe nënkryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, Kurbin Ahmet Tafa.
Mbajtja gjallë e kujtimit të dëshmorëve dhe idealeve të tyre është një detyrë e shenjtë dhe tejet humane, e domosdoshme për vetë ekzistencen e kombit tonë. Sot e ndjejm të gjithë nevojën e pranisë të modelit të heronjëve dhe dëshmorëve, që kanë sakrifikuar gjithshka për atdheun , pa menduar për vehte.
Nga të gjithë u dha mesazhi se: “Mbrojtja e historisë dhe e vlerave të patjetersueshme të LANCL dhe të Dëshmorëve të atdheut, ka nevojë për kontributin e të gjithëve, sepse pa vlerësuar e mbështetur fort te e shkuara nuk mund të ecim përpara e të ndërtojmë të ardhëmen më të mirë e të sigurtë
Respektimi i idealeve të dëshmorëve mbetet detyrë e shenjtë për cilindo, sepse ata i kanë dalë zot kësaj toke dhe kanë sakrifikuar gjithshka për ta mbrojtur atë. Prandaj këtë frymë ta trasmetojmë e t’ja lëmë amanet gjithë brezit të ri.
Kryetari Organizatës së familjeve të Dëshmorëve të atdheut, Mehmet Deliu, theksoi se: Dëshmorët e Atdheut janë të përjetshëm sepse të përjetshme janë idealet e tyre, ata janë flijuar për të mos vdekur kurrë, prandaj përjetësisht rrojnë në memorjen tonë kombëtare.
Ky mesazh bëhet me jetik sot kur flitet pak ose aspak LANCL e cila është epopeja më e lavdishme e popullit tonë, që nga pavarësija e këtej. Sot ndeshen veprime e qendrime që errësojn imazhin e luftes se drejte te popullit tone, duke e cuar deri ne harrese ate.
Veterani Sefer Boja, djali i dëshmorit Ahmet Boja u shpreh me lot në sy se: Dëshmorët i nderon e respekton çdo komb, prandaj kërkoj më shumë vlerësim e nderim dhe nga pushtetarët tanë, sidomos për edukimin e brezit të ri me këtë frymë.
Kryetari i Komitetit të Veteraneve të Rrethit, Veterani Hysen Goci shpehu respekt të veçantë për ata anëtarë të organizatës së veteranëve e familjeve të dëshmorëve që kanë spikatur vazhdimisht me gatishmerinë e përkushtimin e tyre në sherbim të vlerave të historisë dhe në respekt të dëshmorëve të atdheut.
Homazhet u mbyllën me thirrjen: Lavdi të përjetëshme Dëshmorëve të Atdheut!.