Bashkia Krujë, në prag të afrimit të sezonit turistik po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e infrastrukturës së duhur rrugore. Mes shumë akseve të dëmtuara, Kryetari Z.Artur Bushi, ka ngritur një grup pune në evidentimin e gjithë rrugëve në të cilën turistët kalojnë dhe sistemin e tyre brenda muajit prill.
Rruga e parë e cila po rikonstruktohet është rruga “Marin Barleti” që lidh qendrën e qytetit me një nga lagjet më të vjetra të Krujës, Varosh e më tej bashkohet me rrugën e Malit e më pas drejt Malit të Krujës. Në këtë rrugë, nga dita e nesërme do vazhdojnë edhe vijëzimet, duke e kthyer këtë rrugë në një aks me gjithë parametrat e duhur.
Me anë të një postimi në facebook, kryetari i Bashkisë, Z.Bushi ka shkruar “Një qyteti turistik nuk i shkojnë përshtat rrugët me gropa e herë të pakalueshme, prandaj rikonstruksionet i nisim nga rruga “Marin Barleti” ku në pak ditë do të jetë gati bashkë me vijëzimet e bardha”. Duke treguar rëndësinë që ka turizmi në këtë qytet.
Pas kësaj do vazhdohet me mirëmbajtjen e rrugës kryesore, ku do të shikohen të gjitha segmentet e dëmtura dhe vijëzimin e rrugës nga Fushë Kruja deri në Krujë.