Është një kënaqësi e veçantë për mua t’ju përshëndes në këtë ditë të rëndësishme të fillimit të vitit të ri mësimor 2016-2017, që shënon një vit të ri në punën dhe përpjekjet e përbashkëta të të gjithë shoqërisë në rrugën e dijes dhe të formimit të së ardhmes sonë.
Urime i veçantë për femijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, mes emocionesh, entuziazmit dhe padurimit për të qenë të parët në nxënien e dijeve.
Sot, në këtë ditë të fillimit të vitit të ri shkollor, përgëzoj dhe uroj gjithashtu dhe të gjithë juve nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, që vazhdoni rrugën e formimit dhe arsimimit tuaj.
Mirënjohje e thellë ndaj çdo mësuesi, që sot nis një tjetër fillim të ri në rrugën fisnike të edukimit dhe formimit të së ardhmes tonë !
Vit të mbarë !