Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është ndalur në disa prej investimeve që po zbatohen me programin e Rilindjes Urbane.
Punimet përfshijnë rikualifikimin e qendrës dhe ndërtimin e një parkingu nëntokësor, si një zgjidhje inteligjentë për t’i dhënë frymëmarrje fluksit të lartë të lëvizjes në një nga qytetet me më tepër turistë në vend.
Vetëm gjatë vitit në 2016, qytetin e Krujës e kanë vizituar më tepër se 300 mijë turistë. Për këtë arsye sipas kryebashkiakut investimet e shumta në këtë qytet janë jo vetëm të merituara por edhe të vonuara.
“ Për gjatë gjithë hyrjes së qytetit do të bëjmë një ndërhyrje totale, do të restaurojmë dhe rikonstruktojmë fasadat, rrugët, trotuaret dhe do të krijojmë këtu , me Bashkinë një facilitet që mund të them është eksperimentimi i parë në Shqipëri i një parkimi me trek ate, ku njëri kat është nëntokësore. Me këtë parkim nëntokësor do mund të çlirojmë rrugët e qytetit nga trafiku i lartë i autobusëve, sidomos gjatë pikut të sezonit turistik duke e bërë qytetin më të vizitueshëm dhe më miqësor me këmbësorët”, shtoi Z.Bushi. Investimi prej 360 milion lekësh i shërben rreth 17 mijë banorëve dhe pritet të përfundoj sa më shpejt, duke I dhënë 17.000 banorëve qytetin që duan të kenë.
