Albanopolis, dëshmia antike Ilire, pjesë e projektit “100 fshatrat”.

 

 Fshati Halil është përzgjedhur si një nga 100 fshatrat, ku qeveria shqiptare synon zbatimin e investimeve strategjike të katër ministrive, për zhvillim të intergruar të hapësirave rurale të vendit. Kjo qasje vjen menjëherë, pas projektit kombëtar të “Rilindjes Urbane” e cila u konsiderua si një nga politikat më të suksesshme, duke i dhënë qyteteve shqiptare, hapësira publike, estetike dhe mundësi për zhvillimin ekonomiko – social.

Programi i Intergruar i Zhvillimit Rural, synon koordinim e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës publike, komunitare dhe mjedisore me element të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Nga kjo synohet zhvillimi ekonomik i zonave duke përmirësuar potencialin turistik, fillimin ose zhvillimin e agroturizmit, mbështetje të produkteve artizanale, promovim e zonës etjer. Përpos shërbimeve publike që ofron, ky projekt ndikon drejtpërdrejtë në punësimin e banorëve dhe hapjen e bizneseve të reja, përmes një politike favorizuese finaciare dhe fiskale.

Në përmbushje të objektivave të synuara nga ky projekt, Fshati Halil është përzgjedhur si një nga zonat rurale, ku investimet mund të “përkthehen” menjëherë në zhvillim ekonomik dhe social, falë potencialit turistik që ka zona. E ndodhur në pjesën jugore të aksit kombëtar Krujë – Fushë Krujë, në kodrën e këtij fshati, gjenden rrënojat e qytetërimit Ilir, ku sipas studimeve arkeologjike ka qënë e banuar nga fisi i Albanëve, nga shek IV para Lindjes së Krishtit. Kjo Kala shtrihet në shpatin e një kodre, karakteristikë kjo e qytetërimëve të hershme Ilire, në një sipërfaqje prej 10 ha. Emri “Albanopolis” përmendet nga Klaud Ptolemeu (90-160) në veprën e tij “Gjeografia”, ku është shkruar për popullin Alban dhe kryeqytetin Albanopolis.

IMG_2744

Nga ky qytet antik është ruajtur një pjesë prej 90 metrash murë prej guri, ku janë vendosur tre kulla,në një qytet të ndarë në tre pjesë: Akropoli , Qyteti i Mesëm dhe Qyteti i Vogël. Ndërtimi më i hershëm mendohet të jetë Akropoli, shek IV p.Kr me blloqe guri shumë pak të punuara, që përkon me periudhën e Hekurit. Periudha e Dytë e shek III P.Kr, dëshmohet nga muri rrethues në pjesën perëndimore, me një sistem të fortifikuar të qytetit me mure një trashësi prej 2.70 m me blloqe kuadrate e faqe te rrafshët. Në fund të Shek të III para Krishtit, kemi periudhën e tretë me blloqe kuadrate, blloqe të gufmuara dhe të rrethuar anash me një shirit 7-8 cm. Periudha e katërt e qytetit përkon me rënien e plotë, si rezultat i luftrave Iliro-Romake. Dallohen mure me blloqe kuadrate masive të punuara trashë, herë-herë të ripërdorura dhe me lidhje të keqe mes tyre.

zgerdheshi final

Nga kjo zone rurale, shqiptarët njihen sot me emrin Albania dhe dëshmi për këtë, Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri Albanian me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. Albania u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten Arbanez. Shqiptarët që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor Arbanitë – Arvanit, në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre Arbana dhe veten Arbëresh, ndërsa Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e parë shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet Arbën.

IMG_2740

 

 

Sot, Albanopolisi është pjesë e paketës turistike “Visit Kruja”, por problemet që ka si në infrastrukturën rrugore ashtu dhe dëmtimet mureve antike, ky destinacion turistik sot është shumë pak i vizituar. Me projektin e 100 fshatrave turistik, synohet kthimi në një nga destinacionet kryesore të turizmit, duke e bashkuar pjesë e iternerarit të Pazari i Vjetër– Kalaja e Krujës- Mali i Krujës – Parku Kombëtar Qafështamë.

 

Projektet që janë aplikuar nga bashkia Krujë, janë : Rikonstruksionin dhe germimet arkelologjike në Qytetin Antik të Albanopolisit, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimet e ujërave të zeza, ri-kualifikimi i qendrës së fshatit Halil si hapësirë socio-kulturore dhe ndriçimin e rrugës kryesore. Gjithashtu është menduar edhe për nxitjen e zhvillimit të kulturave të ndryshme bujqësore, si ulliri i cili ka qenë mjaft i kultivuar në këtë zonë para viteve 90. Gjithashtu për sipërmarrjet e reja, nga bashkia Krujë do aplikohet, përjashtimi nga tarifat dhe taksat vendore për një periudhë 5 vjeçare.