Bashkia Krujë : Qendra e Krujës do kthehet në një arenë futbollistike!
Me nisjen e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, sheshi “Skënderbej” në qendër Krujës, do të kthehet në një arenë sportive. Prej datës 15 Qershor deri më 15 Korrik, qytetarët dhe turistët e shumtë, do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet e kampionatit më të rëndësishëm të futbollit në botë.
E konceptuar si “Fun Zone”, e gjithë qendra e Krujë, do të jetë një hapësirë argëtimi, ku emocionet e ndeshjeve të botërorit do shoqërohen nën tingujt e muzikës së artistëve dhe grupe të njohura shqiptare, DJ dhe surpriza të shumta.
Hapja e eventit do jetë gjatë ndeshjes Spanjë – Portugali dhe e ftuara e parë do të jetë Marsela Cibukaj & Band më 15 qeshor, duke e kthyer sheshin “Skënderbej” në një atmosferë argëtuese mes sportit dhe muzikës. Venera Lumani & Lindi Islami, Ardjan Skuraj Band, Akademia Hollywood, “Night Rock” do jenë disa nga surprizat e bëra gati për sportdashësit, banorët dhe turistët që sa vijnë dhe shtohen në qytetin e Krujës.
Eventi organizohet nga TID Kruja, me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe partnerëve Bashkia Krujë dhe AZHR2.