Sheshi “Skënderbej” nën ritmet e muzikës dhe të rinjëve, në Kruja Fun Zone.
Dy këngëtarët e talentuar, Venera Limani dhe Lindi Islami, i dhuruan publikut krutan, një nga performancat më të bukura “live” në sheshin “Skënderbej”.
Përballë një publiku ti ri në moshë, ata kënduan disa nga hitet e muzikës rock e më pas këngët më të bukura të çiftit të talentuar të muzikës shqiptare. Nuk munguan as këngët krutane të përformuar nga zëri i veçantë i Veneres, fituese e Voice of Albania në vitin 2013, duke e kulmuar aktivitetin.
Për bashkinë Krujë, “tre hapësirat publike që po ndërtohen së fundmi, me Këndin e Lojravë, sheshin para bashkisë dhe bulevardin, janë jo thjesht hapësira fizike të rikonstruktuara, por si mundësi dhe hapësira social- kulturore për qytetarët krutanë dhe turistët”.
Vetë këngëtarët, u surprizuan nga Kruja, pasi ishte dhe performanca e parë e tyre në qytet, duke theksuar, se: “Kjo është një nga performancat më të bukura, me një pamje mahnitëse që të ofron ky qytet kaq i vjetër dhe me një publik me kaq shumë të rinj.”
Ky aktivitet u mundësua nga Shoqata për Zhvillimin e Turizmin në Krujë, TID me mbështetjen e Fondit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, AADF dhe bashkia Krujë. Kryetari i Shoqatës Z. Idriz Cela u shpreh se “Kjo hapësirë e konceptuar si “Fun Zone”, do të jetë një hapësirë argëtimi, ku emocionet e ndeshjeve të botërorit do shoqërohen nën tingujt e muzikës së artistëve dhe grupe të njohura shqiptare, DJ dhe surpriza të shumta”.