Bashkia Krujë : Qendra Shëndetësore Nikël, së shpejti me standarte të reja shërbimi!

Falë një investimi të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), ka nisur rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore Nikël, e cila do i vijë në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj njësisë administrative. Ky investim përfshin rikonstruksionin e godinës, paisjet mjekësore dhe sistem ngrohje- ftohje të godinës. Puna për këtë projekt, ka filluar prej 10 ditësh dhe brenda një afati 2 mujor do jetë gati për komunitetin. Kjo godinë ishte thuajse e amortizuar dhe pa paisjet e përshtatme për një shërbim mjekësor sa më të mirë, duke u kthyer në një nga ankesat më të mëdha nga banorët.

36882438_1939852826064895_5512126126782152704_n

Për Kryetarin e Bashkisë Krujë “Ky investim është shumë i rëndësishëm dhe për këtë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë TIKA-s, për gatishmërinë e treguar, për të ofruar kushtet e duhura për banorët, duke investuar në rikonstruksionin e godinës dhe paisjet mjekësore”. Gjithashtu Z. Bushi theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi kaq të frytshëm me TIKA, duke shpresuar në të tjera projekte, që i vijnë në ndihmë komunitetit.

36913507_1939853012731543_7023459044467671040_n

Bashkia Krujë, prej vitit 2016 ka hartuar dhe po implementon strategjinë “Bashkia Krujë – Institucion i hapur”, duke u kthyer në një nga partner publik të besueshëm për donatorët, organizatat dhe fondacionet e huaja.