Artur Bushi i jep simbolin e qytetit, Presidentes së Kroacisë, Kitarovic!
Kruja ishte ndalesa e radhës e Presidentes, Kolina Grabar-Kitarovic, e cila u prit nga Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.
Vizita nisi në Kalanë, identitetin e shqiptarëve, duke u njohur nga afër me historinë e Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Vizitë që merr një vlerë shumë të madhe duke qenë se përkon me Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut!
Për Kryetarin e Bashkisë Krujë “Skënderbeu është një figurë me një rëndësi përtej kombit shqiptar, pjesë e identitetit dhe historisë së përbashkët europiane”. “Prandaj, ndihem i lumtur që pres, Presidentin e një shteti, që kaq shumë e mbështet aspiratën tonë kombëtare drejt BE dhe i dorëzojmë simbolin e qytetin, Heroin Kombetar!
Gjithashtu, u vizitua dhe Muzeu Etnografik, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore, shtëpia e familjes Toptani, e cila njihet për origjinalitetin e saj, që prej shek XVIII. Gjatë vizitës, Presidentja Kroate, shkroi mbi mbresat që i la vizita e saj në të dy muzetë e Krujës.