“Nëse nuk ke vizituar Krujën,nuk ke vizituar Shqipërinë. 57.710 vizitorë janar-korrik 2018. 2.5 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Dhe jemi vetëm në mes të sezonit turistik”, bën me dije muzeu. Muzeu kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndërkohë, në Kalaja e Krujës është vizituar mbi 130.000 turistë, në 7 muajt e parë të vitit.
Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë bën me dije se kanë qenë të shumtë turistët nga Italia, që kanë vizituar këtë muze gjatë këtij muaji. “Bum” turistësh italianë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Muzeun Etnografik, Krujë. Numrin më lartë të turistëve të huaj, që kanë vizituar Muzetë e Krujës gjatë muajit gusht, e përbëjnë italianët, të cilët vizitojnë vendin tonë të organizuar me agjenci turistike, individualisht, apo të shoqëruar nga miq shqiptarë që jetojnë në Itali”, njofton muzeu në Krujë. Por së fundmi Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë ka bërë publike dhe numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti. i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës, ndodhet në Krujë dhe është një nga më të vizituarit në Shqipëri.
Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Muzeu u ndërtua në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbrit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj. Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara.
Plot 90 përqind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100 përqind janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989.