Një nga investimet më të rëndësishme në Fushë Krujë është rehabilitimi i shtratit të lumit Zezë. Banorët e këtij qyteti, prej 25 vitesh e kanë vuajtuar problemin e përmbytjeve duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e këtij qyteti.
Për të zgjidhur këtë problem, prej një viti ka nisur puna, ku u sistemua ura në qendër të Fushë Krujës, zgjerimi i gjithë shtratit nga fshati Larushk e deri në Derven. Aktualisht, vijon puna në pikën e tretë më problematike e cila shkaktonte përmbytje në fshatin Derven, dhe një pjese të autostradës Fushë Krujë – Milot.
Edhe në këtë pikë tejet problematike, përpos zgjerimit dhe thellimit të shtratit të lumit, do të vishet e gjithë skrapata do të vishet me gambion guri.
I gjithë projekti pritet të përfundojë brenda 2 muajsh.