Disa ditë më parë u prezantua projekti i rindërtimit në Njësinë Bubq, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, Ministria e Kulturës Elva Margariti, Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi.
Nisur nga fakti se shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, do të rindërtohen në një zonë të përbashkët, u bë dhe prezantimi i sitit ndërtimor ku shtëpitë me nivel demi DS4 dhe DS5 do të bashkohen. Mbi këtë parim, u vendos se fshati Bubq dhe Mazhe e Madhe, ku është dhe numri më i lartë i shtëpive të dëmtuara, do të bashkohen në vendin ku tashmë është përcaktuar dhe miratuar nga ana e Këshillit të Ministrave.

Siti i ri ka një sipërfaqje prej 8 ha, do të strehohen 141 familje dhe do të ndërtohet shkolla e bashkuar, Njësia administrative dhe qendra shëndetësore. E konceptuar me dy nënzona, ku e para përfshin njësitë shërbimi dhe pjesa tjetër njësi banimi. Nënzona 1 do të jetë hyrja e re e Bubqit, me akses tërësisht pedonale, duke devijuar qarkullimin e mjeteve në akset jugore të zones. Kjo hyrje e re do të ketë një shesh qendror me një sipërfaqje rreth 971 m2 dhe 1892 sipërfaqje e gjelbërt. Poli i ri administrative me një sipërfaqje 2308 m 2 do të përfaqësohet nga dy ndërtesa me një lartësi 1 deri në 2 kate, të cilat do të konturojnë sheshin qendror. Këtu do të vendosen shërbimet administrative, shëndetësore, social-kulturore dhe tregtare, të shtrira këto në një territor krejtësisht pedonal, i aksesueshëm dhe i depërtueshëm në 360 grade.

Banesat kolektive te konceptuara ne dy blloqe perkatesisht ne nenjesiste BU-UB023/02 dhe BU-UB-023/06 do te jene hapesirat ku do te ndertohen tre tipologji te reja banesash kolektive, te konceptuara ne tre kate lartesi ato do te ofrojn nje numer total prej 45 apartamentesh. Perkatesisht ne keto banesa do te sistemohen 30 banore ne apartamentet 1+1, 54 banore ne apartamentet 2+1 dhe 48 banore ne apartamentet 3+1. Keto blloqe banimi karakterizohen nga siperfaqe te konsiderueshme rekreative dhe te gjelberta ne sheshet brenda komplekseve si dhe aksese te mjaftueshme ne parkimet publike.

Banesat individuale do te strehojne ne total 102 banore ne 78 njesi banimi. Parcelizimi i ketij territori, perpos prioritetit te strehimit ishte i orientuar edhe nga nevoja per hapsira te gjelberta dhe rekreative publike. Ne nje siperfaqe te limituar, dhe duke konsideruar aksesin e afert me parkun qendror, bllokut te banesave individuar ju bashkangjiten pasazhe te gjelberta ne te gjithe territorin e tij. Sikurse paraqitur ne Fig.16 keto aksese teresisht pedonale, ofrojne hapesira te gjelberta ne afersi te bllokut, ku elemente te mobilimit urban si stola dhe kende te vogla lojerash do te jene nje tjeter vlere e shtuar per zonen dhe banoret.
Parku qendror me nje siperfaqe totale te gjelber prej 8009 m2 dhe dhjetra peme te mbjella, do te shtrihet ne territorin natyror kodrinor ne qender te zones ne studim. Ky park pervec siperfaqeve te konsiderueshme te rezervuara per kende lojrash ne terracimet e ndryshme te tij, do te ofroj dhe nje amfiteater te vogel ku banoret mund te marrin pjese ne shfaqe te ndryshme, por dhe thjesht ta shfrytezojne ate si hapesire shplodhese. Nje vlere e shtuar per kete territor nuk eshte vetem rigjenerimi i tij, por dhe aksesueshmeria drejt tij edhe ne piken me te larte te terrenit kodrinor, permes rampmave qe konturojne te gjithe parkun dhe amfiteatrin.

Blloku ekzistues e banesave individuale ne nennjesine BU-UB-023/05, do ti nenshtrohet nderhyrjeve rigjeneruese duke pasuruar kete territor me rreth 870 m2 siperfaqe te gjelberta te shtuara. Se fundmi, kompleksi shkollor ne nenjesine BU-UB-023/05, eshte infrastruktura e re shkollore qe do ti ofrohet Nenjesise Administrative Bubq. Ne nje ndertese 2 kate te larte dhe rreth 4000 m2 siperfaqe te ndertuar, do te ofrohen mjedise mesimore per rreth 650 nxenes. Ky kompleks i ri shkollor do te ofroj rreth 550 m2 siperfaqe te gjelberta, terrene sportive ne 555 m2 dhe mjedise te tjera rekreative si dhe hapesira parkimi.

Rrjeti i infrastruktures rrugore perbehet nga aksi kryesor i levizjes me dy sense verijug, me seksion 8.5 m dhe 7.5 m, sipas seksioneve ne Fig.13. Akset automobilistike hyrese per ne zonen ne studim do te devijojn ne dy akseset ne jug, per te transformuar aksin ekzistues ne zone teresisht pedonale. Sikurse mund te verehet ne Fig.17, rrjeti rrugor i propzuar per bllokun e banesave individuale eshte i perbere nga rruge me 2 sense levizje me seksion 8.5m dhe rruge me nje sens dhe pa parkim rrugor, me seksion 7m.
Projekti i furnizimit me uje konsiston ne ndertimin e nje impianti i cili do te beje te shpendarjen e ujit nga nje rezuervuar ne forme kullet dhe dergimin me vete rrjedhje ne ne te gjithe rretin e furnizimit me uje. Zona ku do te shtrihen linjat kane nje disnivel te mjaftueshem ne kuote. Kuota maksimale eshte ajo e kulles furnizuese, ndersa kuotat me te ulta ndodhen ne objektet qe do te furnizohen nga ky sistem. Zonat ku do te kalojne linjat jane pa bimesi ose me bimesi te ulet. Presionet maksimale qe do te arrihen ne kete linje nuk do te jene me te medha se 10 atmosfere. Burimi i furnizimit te rezervuarit do te jete nga linja ekzistuese e sitemit te furnizimit me uje dhe nga aty me ngritje mekanike do te shkoje ne drejtim te rezervuarit te ri i cili do te sherbeje per te furnizuar me vete rrjedhje te gjithe skemen e projektuar.

Për tu theksuar se tek ky projekt do të përshihen shtëpitë e dëmtuara me nivel dëmi DS4 dhe DS5, të fshatrave Bubq dhe Mazhe e Madhe. Ndërsa për shtëpitë me nivel demi për fshatrat e tjerë, do të rindërtohen aty ku janë. Pasi ka një numër më të vogël banesash të dëmtuara dhe nuk synohet shpopullimi i disa fshatrave, që janë në distance nga njëra tjetra.
Ndërsa për shtëpitë e dëmtuara DS1, DS2, DS3 do të kompensohen financiarisht.