Krujë, më 26/10/2021

 

                                                                          NJOFTIM PER HEDHJE SHORTI PUBLIK

Në mbështetje të VKM Nr 592 datë 13.10.2021 “Për disa shtesa në VKM nr 904 datë 24.12.2019” Për caktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindertimit”, me qëllim realizimin në mënyrë transparente, mosdiskriminues, të aksesueshëm dhe të kuptueshëm” :

 

NJOFTOJMË:

 

1.Hedhjen e shortit publik, për përfituesit, me qëllim akomodimin  në njësite e banimit në objektet e reja, apartamente dhe njësi individuale, të ndërtuara në zonat e reja për zhvillim si vijon :

 

  • Njësia Administrative Bubq me datë 10.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë palestrës së shkollës “Selman Daci”.
  • Njësia Administrative Fushë Krujë me date 11.11.2021 duke filluar nga ora 09:00, pranë Pallatit të Kulturës.
  • Njësia Administrative Thumanë me date 12.11.2021 duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës “Ramazan Jangozi”.

 

2.Shorti konsiston në një përzgjedhje rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatese takuese.

 

3.Ky njoftim, bashkë më listën e përfituesve të miratuar me Vendim Këshilli Bashkiak do të publikohet në ambjentet e Bashkisë Krujë dhe Njësive përkatëse Administrative, në faqjen zyrtare të Bashkisë www.kruja.gov.al, dhe në mediat vizive.

 

4.Përfituesit do të njoftohen shkresërisht nga Njësia Administrative përkatëse, ku do të përcaktohen nënndarjet e orareve sipas radhës së përfituesve duke filluar nga struktura 1 + 1 apartament.

 

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin,

BASHKIA KRUJË

NJOFTIMI PËR HEDHJEN E SHORTIT PUBLIK PËR BANESAT