Bashkia Krujë në bashkëpunim me Hekurudhën Shqiptare dhe ekipin e ekspertëve që kanë përgatitur projektin e dizenjos për rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit do të zhvillojnë konsultimin publik në datë 23 qershor 2021,
- ora 10:00, Njësia Administrative Buqb, Ndërtesa provizore e Njësisë Administrative Bubq, Kati i II-te, Bubq dhe në
- ora 13:00, Njësia Administrative Thumanë, Shkolla 9-vjeçare Ramazan Jangozi, Thumanë
për t’u njohur me projektin dhe Vlerësimin e Ndikimit të tij në çështjet Mjedisore në bashkinë tonë. Vendosja në punë e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit është me rëndësi të veçantë pasi është e vetmja linjë hekurudhore që lidh Shqipërinë me vendet e tjera. Projektet në infrastrukturën e transportit janë kyç në zhvillimin e shumë sektorëve të tjerë!