Sondazh 2022
Të nderuar qytetarë!
Këshilli Bashkiak Krujë ka hartuar një sondazh për të cilin kërkojmë bashkëpunimin tuaj për ta plotësuar.
Ky sondazh jep informacion të përmbledhur për mënyrën si janë shpenzuar fondet publike në bashki gjatë vitit 2021 dhe i jep mundësi komunitetit të rekomandojë funksionet / shërbimet prioritare për të cilat bashkia duhet të shpenzojë më shumë para gjatë vitit të ardhshëm 2023. Rekomandimet që do të mblidhen nëpërmjet tij, do të shërbejnë për përcaktimin e tavaneve të programeve buxhetore të bashkisë Krujë.
Sondazhi është publikuar në faqen zyrtare te bashkisë dhe në rrjetet sociale të Këshillit Bashkiak dhe do të qëndroj online deri më datë 15 Mars.
Ju ftojmë ta plotësoni!
Sondazh 2023
Të nderuar qytetarë!
Këshilli Bashkiak Krujë ka hartuar një sondazh për të cilin kërkojmë bashkëpunimin tuaj për ta plotësuar.
Ky pyetësor na ndihmon që mendimi juaj të merret parasysh në buxhetin e vitit 2024. Pyetësori organizohet nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Krujë dhe do të jete i hapur për tu plotësuar gjatë periudhës 1-27 Shkurt 2023.
Rezultatet e pyetësorit do të përdoren nga Këshilli Bashkiak për t’i rekomanduar administratës një listë prioritetesh për buxhetin e vitit 2024 dhe do të publikohen në faqen web.